Për Spahiun, sindikatat luajnë rolin e ‘këlyshit’ të qeverisë, ndërsa minatorët janë jetimë. E ndërsa thekson se opozita duhet të vihet në ballë të marshimit shton se nuk do të heqë dorë nga miratimi i statusit të minatorit.
“Për sa kohë që sindikatat luajnë rolin e “këlyshit” të qeverisë, minatorët e naftëtaret janë jetimë! Do doja shumë që LSI dhe opozita të ishte në ballë të atij marshimi, por për fat të keq nuk jemi! Nuk heq dorë nga miratimi i statusit si garanci supreme që ndalon keqtrajtimin e këtyre punonjësve! Këlyshet dhe padronët e tyre qeveritarë janë kundër naftëtarëve dhe minatorëve. Opozita duhet të vihet te ballë të tyre....’ shkruan ai.
Floida Kërpaçi: Kol Nikolla, kukull e Rilindjes
Ndërsa përmes një deklarate për mediat, deputetja Floida Kërpaçi tha se LSI po ndjek me shqetësim të madh zhvillimet më të fundit të sektorit të naftës dhe veçanërisht ato që lidhen me kompaninë ARMO dhe me dramën e përditshme që përjetojnë punojësit e rafinërisë atje. Ajo akuzoi kreun e Konfederatave, Kol Nikollaj se po merr nëpër këmbë e po grabit djersën e naftëtarëve.
"Provë e qartë e shqetësimit të kahershëm të LSI-së është se thuajse tre javë më parë, më datë 12.12.2017 ku deputeti i LSI-së, si anëtar I komisionit të ekonomisë, Z. Edmond Haxhinasto ka kërkuar informacion me shkrim Ministrit Gjiknuri për zbatimin e statusit të naftëtarit. Situata është përkeqësuar dukshëm dhe është vërtet kritike dhe turp I rende per qeverine,që naftëtarët duhet të udhëtojnë kilometra të tëra për të fituar të drejtën e rrogës së tyre, për të cilën derdhin djersë dhe bejne sakrifica të panumërta. Është provë e qartë që qeveria dhe trajtimi barabartë për të gjithë, nuk ekziston më, dhe vetëm protestat e reagimet shumë të forta mund të shërbejnë sadopak për të të fituar të drejtat me minimale, siç është ajo e rrogës.
Ministrat Oligarkë të Qeverisë, të ndihmuar dhe nga rilindasi Kol Nikolla, po marrin nëpër këmbë e po grabisin djersën e naftëtarëve. Rilindasi i kahershëm Kol Nikolla, i ka shitur me kohë interesat e naftëtarëve dhe të minatorëve kudo që ata janë, dhe gjaku e djersa e gjaku I tyre paguan udhëtimet e tij, drekat e darkat dhe të gjitha favoret që ai perveteson ne menyre te pacipe. Në këtë situate rruga e vetme e minatorëve eshte që ata të përballen vetë për të zgjidhur kërkesat e tyre.
LSI dhe opozita do të ishte e gatshme të protestonte sot bashkë me naftëtarët, por nuk e ka bërë deri më sot këtë për të mos I dhënë shkak qeverisë së batakçinjve që ta konsideronin reagimin e naftëtarëve të politizuar dhe kjo të shërbente si sebep, që qeveria të mos bëntë asgjë për të zgjidhur hallet e tyre. Por që sot e tutje, LSI dhe opozita nuk do të kenë asnjë hezitim që t'i mbështesin gjerësisht këto protesta që kanë të bëjnë më bukën e gojës të naftëtarëve dhe njëherazi do çjerrë maskën e qeverisë së korruptuar deri në palcë si dhe të kukullave rilindase si Kol Nikolla me shokë.
Mbi Qeverinë që grabiti rrogat e naftëtarëve rëndon një përgjegjësi shumë e madhe edhe për grabitjen e taksave të të gjithë shqiptarëve, pasi kjo kompani nuk I ka paguar mbi 60 milion euro detyrime shtetit dhe përpara kësaj vjedhje të përmasave shumë të mëdha ku bashkëpunëtori kryesor është qeveria, shqiptarëve u janë grabitur 60 milion euro ndërsa qeveritarëve u janë mbushur xhepat me këto miliona.
LSI nuk do të heqë dorë kurrë nga mbështetja për naftëtarët dhe minatorët. LSI nuk do të heqi dorë nga miratimi I statusit, si garanci supreme që ndalon keqtrajtimin dhe grabitjen e këtyre punojësve. LSI do të jetë pa asnjë hezitim dhe në mënyrë të vendosur kundër padronëve qeveritarë dhe veglave të tyre të korruptuara të cilat janë kundër naftëtarëve dhe minatorëve".
dy.b/shqiptarja.com








