1767996083_hidrovoretdurres.jpg

Pas akuzave të opozitës për mosfunksionimin e hidrovorëve në Durrës, ka ardhur një reagim nga Alion Hysko, Drejtor i Ndërmarrjes 'Rruga', e cila ka në administrim edhe hidrovorët e Porto Romanos.

Ai tha se të dy hidrovorët e Porto Romanos, i riu dhe i vjetri, po punojnë me kapacitete maksimale.

'Ka qenë dhe është në gaditshmëri edhe para reshje. Ka 9 pompa në punë. Prurjet dhe intensiteti ka qenë i lartë. Pompat janë në punë dhe në funksion. Ky hidrovor ka punuar me kapacitet të plotë ka pasur bllokime nga mbetjet që vijnë në hidrovor dhe janë pastruar. Këtu jemi tek hodrovori i vjteër janë 7 pompa 6 janë në funskion dhe një e kemi për raste emergjente', tha ai. 


Lajmi kryesor:

Përmbytjet e Durrësit, Sako iu përgjigjet akuzave të opozitës: Të dy hidorvorët në punë, nëse s’do funksionin situata do ishte më e vështirë