DURRES- Lumi Erzen ka dalë nga shtrati prej së enjtes duke përmbytur fillimisht Katundin e Ri. Harta e përmbytjeve u zgjerua mëngjesin e kësaj të premteje, me Rrashbullin, Sukthin e Jubën. Vetëm në këto zona janë evakuuar 667 banorë, strehuar në hotele dhe pranë të afërmve. Dëmet janë kolosale në shtëpi, biznese, 2500 ha toke e pemëtari.
Me kamerën e Report TV kemi parë nga afër këto zona të izoluara, ku liria u përket vetëm pulëbardhave…
Rrugët janë të gjitha të pakalueshme dhe mund të lëvizet vetëm me makinat e ushtrisë.
Ndalemi fillimisht në Katund të Ri, ku një banor na tregon dëmet kolosale në zdrukthtarinë e tij.
“Kjo punë ishte prej Zoti, tani shpresojmë të dëmshpërblehemi. Kam shumë dëme se makineritë e punës janë të kushtueshme”, thotë një banor.
Shohim forcat e emergjencave që po ndihmojnë ne evakuimin e banorëve e gjësë së gjallë me gomone si dhe shpërndajnë ndihma.
Lëvizim drejt Jubës, ku panorama është shume trishtë. Katet e para të shtëpive të gjitha të përmbytura. Tokat me misër, ullinjte, gjithçka është nën ujë. Fatkeqësisht përmbytjeve nuk i shpëtuan as varrezat.
“Kam familjarin e sëmurë në shtëpi. Të më vdesë tani, s’kam ku e varros. Varrezat janë mbytur në ujë…”, thotë një banor.
Banorët flasim me dëshpërim pasi mundi i një jete u ka shkuar dëm, ndërsa gishtin e akuzës e drejtojnë tek zyrtaret e të gjitha niveleve.
“Duhet të ishte shpallur gjendja emergjente. Kanë ikur fushat me misër, pula, gjëja e gjallë. S’ka ardhue njeri me pyet fare. A me ardh këtu në rrugë?! I bëj thirrje Qeverisë dhe bash Kryeministrit se ka ardh tek kisha e Jubës. Duam kanale, duam argjinaturë?!”, thotë një banor.
Për shkak të prurjeve është çarë argjinatura e lumit Erzen, duke bërë që uji të vërshojnë në zonat e banuara.
Argjinatura, sipas banorëve nuk mirëmbahet prej shume vitesh nga Bordi i Kullimit.
“Argjinatura që në kohën e Enver Hoxhës nuk është vënë dorë. Jam 56 vjeç dhe nuk jemi përmbytur kurrë në këtë mënyrë. Ambulanca në ujë, varrezat në ujë, jemi në ujë mor vëlla
I bej thirrje shtetit, nëse është nevoja, jap 3000€ nga xhepi im dhe te nisin te ngrenë argjinaturën që nuk është vënë dorë”, vijon një banor.
Bashkia e Durrësit është më e goditura në vend nga përmbytjet e 6 janarit ku humbi jetën dhe punëtori i pastrimit, Astrit Hysenaj. Sa i përket dëmeve, prefektura raporton se nga 2,380 banesa të verifikuara deri me sot, 848 kanë rezultuar me dëme. Në total, në gjithë bashkinë janë evakuuar 842 banorë. Lagjet me problematike janë ish-Këneta, Shkozeti, Zona e Plazhit si dhe fshatrat Manëz, Rrashbull, Sukth, Katundi i Ri, Juba.
Komente









Vet fshatarët i kanë shkatërusr kanalizimet dhe kjo ndodh rëndomtë në çdo fshat sepse nuk shkon njeri nga qyteti të meret me këto punë.
PërgjigjuCdo popull e meriton qeverin qe ka. Kjo thenie eshte shume shume e vertet. Pse po te ishin keta qe u mbyten ne qeveri sdo kishin vjedhur njesoj? Jemi popull i mbrapsht dhe qe skemi per tu bere ndonjeher.
PërgjigjuPo ju a keni faj qe ndertuat si derrat ne lluce, se shtetin njerzit e bejne jo alienet
Përgjigju