TIRANE-'Drejtësi selektive, eksperimentale ndërkombëtare'. Kështu i cilësoi kryeministri i Shqipërisë Edi Rama akuzat e ngritura kundër Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe ish-kreut të Kuvendit Kadri Veseli për krime lufte. Shqiptarët e Kosovës, tha Edi Rama, po hetohen prej 21 vitesh, ndërsa në krahun tjetër asnjë serb nuk është hetuar për krimet e luftës në Kosovë.

Për dy dekada drejtësia në Kosovë ka qenë në kontrollin e ndërkombëtare, tha kryeministri Edi Rama, të cilët shtoi ai, kanë hetuar thellësisht cdo bëmë të UCK-së, por nuk kanë gjetur asnjë provë. Me vendimin për ngritjen e aktakuzave kundër Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, Edi Rama tha se u përmbys peshorja mes viktimës që ishin shqiptarët e Kosovës dhe xhelatit të luftës, që ishte Serbia. Rama u shpreh se Serbia nuk ishte viktima, por agresori dhe se Beogradin nuk e bombardoi Thaçi me Veselin, por bota demokratike.

Fjalimi u duartrokit nga të gjithë deputetët në sallën e Kuvendit dhe u vlerësua edhe nga vetë Rudina Hajdari, e cila mbajti fjalën pas tij. Megjithatë ajo ngriti një tjetër çështje duke ngritur një paralele mes luftës së Kosovës dhe krimeve të komunizmit në vendin tonë. Taulant Balla kërkoi që Kuvendi i Shqipërisë të ketë një qëndrim të unifikuar për këtë cështje. "Ne si Kuvend duhet të kemi një qëndrim institucional, shumica përmes kryeministrit do ta ketë një qëndrim të qartë për këtë cështje dhe mendoj që Kuvendi, të merret me cështje të tilla serioze" tha ai. 

Prokurori i Specializuar në Hagë dje bëri publike aktakuzën ndaj presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe ish kreut të kuvendit Kadri Veseli për krime lufte. Më 24 prill 2020, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) u paraqiti Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim ku presidenti i Kosovës dhe ish kryeparlamentari, si dhe të tjerë persona akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura.

Në Aktakuzë pretendohet se Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të dyshuar të tjerë janë penalisht përgjegjës për afërsisht 100 vrasje. Krimet e paraqitura në aktakuzë përshijnë qindra viktima të identifikuara shqiptarë, serbë dhe romë të Kosovës dhe kundërshtarë politikë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:22
Salla duartroket Ramën, Hajdari: Fjalim i ndjerë, por të flasim për krimet e komunizmit! Ruçi: Bëre ndërhyrjen më të gabuar

Rama mbajti një ndër fjalimet më të ndjera, të bukura dhe të drejta në lidhje me çështjen e luftës në Kosovës dhe sagën e hetimeve të njëanshme nga Gjykata e Hagës. Fjalimi u duartrokit nga të gjithë deputetët në sallën e Kuvendit dhe u vlerësua edhe nga vetë Rudina Hajdari, e cila mbajti fjalën pas tij. Megjithatë ajo ngriti një tjetër çështje duke ngritur një paralele mes luftës së Kosovës dhe krimeve të komunizmit në vendin tonë që janë ende pa ndëshkuar.

"Ishte vërtet një fjalim i duhur dhe na preku të gjithëve. Rama mbajti një fjalim për rreth një orë dhe e pushton këtë foltore në mënyrë makabre më keq se Fidel Kastro. Hipokrizia më e madhe në këtë Kuvend nuk është vetëm e Ramës por e të gjithë kryeministrave të mëparshëm, nuk mund të flitet këtu për Kosovën pas folur për 7 mijë viktimat e komunizmit apo 60 mijë të internuarit dhe pa gjetur e dënuar xhelatët e komunizmit dhe futur ato në burgje. Ne i kemi bërë gjëmën këtij vendi, ajo që Serbia i ka bërë Kosovës ne ja kemi bërë vendit tonë. Duhet ta shikojmë të shkuarën ashtu siç është, të mos kemi turp dhe ti themi disa të vërteta para se të zëmë në gojë Kosovës", tha Hajdari.

I menjëhershëm ka qenë ndërhyrja e kryeparlamentarit Gramoz Ruçi duke e cilësuar ndërhyrjen e Hajdari si më të gabuarin dhe me një nga krahasimet më të  papërshtatshme duke theksuar se politika shqiptarë në 30 vite gjithmonë ka mbështetur çështjen e Kosovës dhe se kjo nuk mund të krahasohet me periudhën  tonë të komunizmit.

"Me keqardhje mund të them Zonja Hajdari se bërë ndërhyrjen më të gabuar, në kohën më të gabuar dhe me përmbajtjen më të gabuar. Unë personalisht janë dëshmitar okular i të gjithë kryeministrave në këto 30 vite dhe të gjithë në mbështetje të çështjes së Kosovës dhe asnjë krahasim mes Kosovës dhe Shqipërisë është i papranueshëm veçanërisht në këtë ditë të sotme", tha Ruçi.

Ora 15:51
Akuzat mbi luftëtarët e UKÇ-së, Rama: Drejtësi selektive! 21 vite asnjë serb i hetuar për krimet e luftës, vetëm shqiptarët

Kryeministri Edi Rama akuzoi se drejtësia ndërkombëtare ka qenë selektive, pasi shqiptarët e Kosovës po hetohen prej 21 vitesh, ndërsa në krahun tjetër asnjë serb nuk është hetuar për krimet e luftës në Kosovë. Por pavarësisht kësaj, Edi Rama evidentoi se Serbia vijon hapjen e kapitujve të integrimit me BE-në.

"Nuk dua të hyj në teori konspiracioni, por janë 20 vite, një gjë do të ishte gjetur, një, jo 100 dhe 1000. Të numërosh ato rreth kaq dhe rreth aq, ka të ngjarë të dalin më shumë viktima nga dora e atyre që u ngritën për t'u çliruar sesa nga dora e atyre që u ngritën për të spastruar etnikisht një popull. Kjo është e pashembull, kjo është përgjigja që kam marrë nga ekspertë vendas dhe të huaj. Nuk po flas që 2-3 ekspertë tanë që janë me vlerë, por ne e kemi këtë, që kur e dëgjojmë në anglisht është e vërtetë, asnjë nuk më tha se ka një praktikë ndërkombëtare. Askush nuk di të thotë se dy individë që janë edhe autoritete në një vend sovran kthehen botërisht, në të akuzuar që nuk kanë akuzë, ku është akuza? Ose është model eksperimental i drejtësisë të re ndërkombëtare.

Kjo është çmenduri. Për t'iu kthyer për herë të fundit, bartësit e institucioneve të larta të Kosovës i janë nënshtruar dhe duhet ti nënshtrohen pavarësisht se shpallen të pafajshëm, ndërsa Serbia vijon hap kapitujt r negociatave për integrimin në BE. Unë jam po ai që isha në Beograd, po ai në takimin për shengenin rajonal dhe ai që jam sot dhe nuk u heq asnjë presje për të ndërtuar së bashku me serbët një të ardhme tjetër, por drejtësia selektive nuk është drejtësi dhe drejtësia e proceseve të përsëritura gjyqësore është mungesë drejtësie, kjo është pak por e thënë nga një piktor është e sigurt. Dhe për ta mbyllur, dua të them se ky tribunal sa është i padrejtë aq është i pashmangshëm, kjo është arsyeja se përse nuk mendoj, as sot, përkundrazi, që Thaci, Veseli dhe ata që e kanë votuar në 2015 këtë gjykatë kaq speciale sa nuk ka shoqe në planet kanë bërë gjënë e duhur. Pas shuarjes së UCK, lufta me armë është kthyer në luftë të ftohtë për njohjet" tha ai.

Ora 15:39
'I japin pafajësinë në Hagë, nisin hetimet kur kthehet në shtëpi', Rama: Çfarë quhet kjo, drejtësi apo keqpërdorim i bashkëpunimit kosovar

Rama tha se Haga prej 21 vitesh tashme merret me drejtuesit e lartë të UÇK ku në hetimet me vite i shpall disa herë të pafajshëm dhe më pas ngre sërish aktakuza. Kjo tha Rama të ngre një pyet nëse kjo lidhet me një drejtësi ndërkombëtare të drejtë apo një keqpërdorim të bashkëpunimit të Kosovës me ndërkombëtarët.

"E njëjta gjë me Ramush Haradinaj apo Fatmir Limaj, e shpallin të pafajshëm në Hagë dhe fillojnë hetimet kur kthehet në shtëpi. Tani nuk ka ngelur asgjë tjetër në këtë botë pa halle dhe k ngelur që të merremi dhe të rrimë vetëm të hetojnë për krimet që kanë bërë kosovarët, sa herë që shpallen të pafajshëm. Qindra ushtarë të nivele të larta të UCK janë në fashikujt e drejtësisë ndërkombëtare për 21 vjet. Është kjo sagë tani në emër të drejtësisë përmes një vullneti ndërkombëtar unikal në botë për dhënë një drejtësi të drejtë apo një keqpërdorim i padrejtë i një gatishmërie të palë Kosovare për të bashkëpunuar me ndërkombëtarët dhe për të zbardhur deri në fund çdo akuzë dhe çdo dyshim? Kush është nga këto të dyja?"tha Rama.

Ora 15:37
Rama: Familja Haradinaj i dha shumë djem luftës, Ramushi i la fëmijët në djep dhe i gjeti burra

Për dy dekada drejtësia në Kosovë ka qenë në kontrollin e ndërkombëtare, tha kryeministri Edi Rama, të cilët shtoi ai, kanë hetuar thellësisht cdo bëmë të UCK-së, por nuk kanë gjetur asnjë provë. Kryeministri i Shqipërisë pavarësisht akuzave dhe përplasjeve në distancë, i doli sërish në mbrojtje Ramush Haradinajt kur erdhi fjala në lidhje me akuzat nga drejtësia ndërkombëtare për krimet e supozuara të luftës. Në fjalën e tij, Edi Rama rrëfeu  vizitën e tij në shtëpinë e Haradinajt disa vite më parë ndërsa ai ishte në Hagë kur tha se i la fëmijët në djep dhe i gjeti burra.

"Drejtësia ndërkombëtare në Kosovë ka hetuar thellësisht cdo bëmë të UCK-së. Unë jam dëshmitar për shkak të detyrës, se cfarë është bërë dhe si është marrë pjesë me vullnet të plotë, për të gjetur atë shtëpinë e verdhë, e cila nuk ekziston, të paktën deri më sot, nuk ka asnjë provë të ekzsitencë të provës së saj, e thonë të gjitha institucionet. UMNIK, EULEX, Gjykata të përziera dhe bio, kanë administruar procesin e hetimit të krimeve të luftës çlirimtare në Kosovë.

21 vite gjykata pas gjykatave për udhëheqësit e saj nuk njoh në planet. Për dy dekada drejtësia e Kosovës ka qenë në kontrollin e drejtësisë ndërkombëtare dhe është falë këtij fakti, që Kosova që të ketë gjykata daha më të mirë se të Shqipërisë. Por në 20 vite nuk e di, të ketë dalë ndonjë nivel institucional apo figurë me autoritet në Kosovë që të mos ketë pasur gati shtrirë dorën e bashkëpunimit dhe të mos jetë përgjigjur 'gatitu' në resht për një bashkësisë ndërkombëtare për krimet e luftës.

Kur Ramush Haradinaj merrej me këtë sagë, unë jam dëshmitar okular, i një vizite në shtëpinë e të atit, i cili i ka dhënë luftës më shumë djem sesa janë krijuar parti politike në Kosovë dhe më pas në shtëpinë e tij në Prishtinë, ku e shoqja, një nënë e re rriste fëmijët dhe në mes të shtëpisë ishte një nga ato radhët me gardh druri për të mbajtur bebet që të mos lëviznin dhe nga ai i imazh te imazhi i pritjes finale, që prapë nuk doli finale, kur Ramushi zbret nga avioni dhe ato bebet nga rrethi i drunjtë janë bërë marshalla, në pritje të një të pafajshmi, që 10 vite mirë i la rrugëve të drejtësisë ndërkombëtare dhe sot vijon të jetojë me hijen e një persekuptimi, sepse dal i pafajshëm, më thërret prapë, nuk provon asgjë dhe më paragjykon.

Komandant në një nga zonat më të ashpra të Dukagjinit, ka udhëhequr një luftë, jo marshim paqeje. Dmth sikur të më thoshin se mund të ndodhë prapë, derisa lexova këtë të djeshmen do të thoja edhe mundet, por pas asaj të djeshmes nuk çuditem më. Jo më larg se vitin e kaluar doli prapë i pafajshëm (Haradinaj) njëlloj si Fatmir Limaj" tha Rama.

Ora 15:32
Rama: Serbia u bombardua nga ndërkombëtarët, jo nga Thaçi dhe Veseli! S'ka asnjë rast në botë si shembulli i Kosovës

Kryeministri Rama ka reaguar ashpër për ngritjen e aktakuzave nga prokuroria e Hagës ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri veselit, duke thënë se kjo është një 'fletërrufe' që të bën të flasësh me vetë "O zot çfarë po flitet". Rama tha se të gjithë bota e di se Serbinë nuk e bombardoi Thaçi e Veseli, por bota demokratike dhe se Serbia nuk ishte viktima por ishte agresori. Kryeministri vlerësoi shembullin që jep Kosova në lidhje me marrëdhëniet ndërkombëtare, ndërsa u shpreh i indinjuar edhe për ata persona që flasin në emër të pastër të luftës të UÇK duke thënë se kjo është e kuptueshme dhe as që është diskutuar ndonjëherë dhe falë atyre që luftuan sot Kosova është një vend i lirë dhe nuk ka më mbi krye armikun.

"Në adresë të Serbisë të as bombardimit ndëshkimor, është një epokë me dy kaje, në Kosovë është pas çlirimit, në Serbi është pas bombardimit. Serbinë nuk e bombardoi Thaçi me Veselin, por bota demokratike dhe Serbia nuk ishte viktimë po agresori. Thaçi, Veseli, Haradinaj e gjithë të tjetër u rebeluan ndaj agresorit. Më vjen keq që lexoj njerëz me zë të fortë në mjedisin publik që me thënë të drejtën edhe nuk e fshehin dot që edhe ju vjen mirë. Mbrojnë luftën e UÇK, po për çfarë po flasin? Kush mund të flasë dhe pse duhet të flasë për pastërtitë e UÇK? Pa ata sot Kosova nuk do të kishte luksin për t'u zënë se kush do të qeverisë po do të kishte ende mbi kokë agresorin. Unë nuk flasë për pavarësinë dhe lavdinë e UÇK pasi ajo është e kuptueshme. Thelbi është diku tjetër. Thelbi është që Kosova ka dhënë një shembull aq të veçantë sa përpiquni ta gjeni në cilindo vend tjetër që ka kaluar një eksperiencë të ngjashme për gadishmërinë për marrëdhëniet me drejtësinë ndërkombëtare. E lexon fletërrufenë dhe thua o zot për çfarë flitet. Lajmërohet një proces i drejtë gjyqësor ndërkombëtar apo thjeshtë dhunohet publikisht e drejta, e paskan parë përpjekjen e Thaçin dhe Veselit për të mos lejuar këtë gjykatë", tha Rama.

Ora 15:19
Akuzat kundër Thaçit e Veselit, Rama: U përmbys peshorja mes viktimës e agresorit, xhelatët serbë u rehabilituan

Me vendimin për ngritjen e aktakuzave kundër Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, Edi Rama tha se u përmbys peshorja mes viktimës që ishin shqiptarët e Kosovës dhe xhelatit të luftës, që ishte Serbia. Rama u shpreh se Serbia s’ishte viktima, por agresori dhe se Beogradin nuk e bombardoi Thaçi me Veselin, por bota demokratike. Kryeministri Edi Rama tha se agresorët në Serbi nuk janë dënuar në 21 vite nga lufta, por janë rehabilituar dhe kjo shtoi Rama, për fatin e keq dhe për përgjegjësinë e anës sonë. 

"Nuk ka luftë pa gabime, por asnjë vendim qoftë i gabuar nuk mund ta përmbysë peshoren e drejtësisë historike duke vendosur, dhe ne mund ta themi, se sot u bënë 21 vite dhe pas 21 vitesh del një tekst që në mënyrë sa implicite dhe indijuese vendos një shenjë barazimi në raport me një proces të tërë mes viktimës dhe xhelatit, madje nëse dikujt do të rrudhë buzë kudo qoftë, shenjë barazimi do i duket e tepërt do i duket e butë, pasi është përmbysur komplet peshorja mes viktimës dhe xhelatit të luftës së Kosovës.

Një ndërmarrje barbarie shtetërore e organizuar nga Miloshevici dhe rrethi i tij vrau 10 mijë civilë të pafajshëm, dhunoi 20 mijë gra dhe nxori me dhunë ushtarake dhe paraushtarake një milion shqiptarë nga Kosova brenda pak javësh se nuk po u hyj llogarive të dëmeve të tjera psikologjike dhe materiale dhe tani që flasim dhe lexojmë aty një njoftim që flet rreth 100 viktima, ca është kjo? Si mund të jetë një njoftim, për të paralajmëruar një akt akuzë dhe flitet me rreth 100, po pse jo një mijë? Pra në të njëjtën kohë që shkruhet kjo, në nën tokën e Serbisë vijojnë që të kërkojnë drejtësi.

Nuk e di të ketë pasur apo ketë ndonjë akt akuzë, se nuk ka në fakt asnjë lloj tendence në horizont për ndonjë gjykatë speciale dhe në këtë moment dorën në zemër kur thonë në Kosovë është e pashmangshme të mos kujtohen historitë e mizorive në Kosovë. Këtu nuk është fjala për të dalë kundër drejtësisë por për të thënë të vërtetën. Në fund të ditës, këto karrige prej druri nuk kanë asnjë vlerë ka vlerë sa përdoret për të thënë të vërtetën, që në moment të caktuar mund të mos u vijë përshtat shumë miqve të mirë të mëdhenj.

Një numër i madh krimesh të kryera prej disa udhëheqësve serbomëdhenj është dënuar në tribunalin e Hagës, por po të shohësh në pasqyrë, gjykatat vendore të Kosovës dhe Serbisë, cfarë lexon në 21 vite? Faktin e trishtueshëm që duket se në Kosovë është lëshuar ofensiva e agresionit dhe në Serbi janë viktima të agresionit. Në Serbi për krimet ndaj shqiptarëve, zero me një xhufkë turpëruese. Nuk i kam parë të kërkojnë të paktën të njëjtën gjë në anën e rrethit të agresorëve me në krye Miloshevicin, madje një proces rehabilitimi dhe viktimizimi vazhdon me sukses për fatin e keq dhe për përgjegjësinë e anës sonë dua ta them" tha Rama.

Ora 15:05
Akuzat ndaj Thaçit dhe Veselit, Rama: Gjyqësi eksperimentale ndërkombëtare

Edi Rama u shpreh sot në Kuvend se prokuroria speciale që ka ngritur akuzat kundër Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit është një gjyqësi eksperimentale ndërkombëtare. "I kam lexuar edhe ata që e mbështesin në emër të nevojës për drejtësi dhe dua të besoj që duke mos qenë as nga Kosova dhe as nga Shqipëria, nuk kanë mundur ta ndjejnë sesa thellë dhe padrejtësisht ato fjalë të hedhura në eterin e botës dixhitale prekin dhe prekin për faktin se tashmë udhëheqësit e UCK-së janë thuajse të tërë, them thuajse për të mos lënë padrejtësisht jashtë si udhëheqës ndonjërin, të akuzuar në 21 vite me radhë si individë me dy koka, që nga një anë kanë udhëhequr luftën apo shtetndërtimin dhe nga tjetra kanë ngrënë njerëz, fëmijë, romë, si kanibalë. Përballë historisë as Hashim Thaci, as Veseli dhe as Haradinaj, në 21 vite, si vetë UCK në tërësi nuk kanë nevojë për asnjë mbrojtje publike, sepse përtej kësaj tërkuze të një gjyqësie eksperimentale ndërkombëtare, ata janë vendosur në anën e drejtë të historisë dhe e kanë bërë atë vetë. Historinë e panadshme të asaj pjesë të kombit shqiptar që quhet Kosovë. Është falë tyre që u trondit ndërgjegja e fjetur e perëndimit demokratik në raport me Kosovën" tha Rama.

Ora 14:59
Akuzat kundër Thaçit e Veselit, Rama: Krime imagjinare, fletërrufe që hedh baltë mbi gjithë shqiptarinë

Kryeministri Edi Rama i ka cilësuar si imagjinare akuzat për krime luftë ndaj Hashim Thacit dhe Kadri Veselit. "Befasinë e mbrëmbshme kur pothuajse të gjithë jemi prekur me të dëgjuar dhe lexuar se zyra e prokurorit të specializuar të Kosovës njoftoi që i ka dorëzuar për shqyrtim, tribunalit speciales një aktakuzë, ku mes të tjerash Presidenti i Kosovës Thaçi dhe Kadri Veseli, që të dy nismëtarë në krijimin e bërthamës së rezistencës së armatosur të regjimit të Milloshevishti, themelues të UCK-së u dyshuakan për një krime që sfidojnë kufijtë më të largët të imagjinatës, vrasje, tortura dhe zhdukej.

Në fakt fjala dyshim kur lexon testin për tmerret e shpërndarjes së Jugosllavisë, që pa mbushur të 30-tat i hyn detit në këmëbë dhe duke vendosur jetën e tyre në pikëpyetje përballë të gjitha parashikimeve, sipas të cilave Kosova e pavarur ishte herezi ndërkombëtare. Dy figura historike të luftës dhe paqes në Kosovë, një tekst i shkruar, i cili edhe sikur të mos ketë asnjë zhvillim të mëtejshëm juridik, për ne që e kemi jetuar i ngjan një fletërrufeje të revolucionit kinez. Ai tekst një rrufe që godet përtej dy emrave, një njoftim që nuk është se hidhet një baltë marramendëse thjesht mbi Thacin dhe Veselin, as mbi UCK-në, por mbi vetë Kosovën dhe krejt shqiptarinë" tha ai.