Akuzat për krime lufte/Pas Thaçit, edhe Avdullah Hoti anulon udhëtimin në Uashington! Prokurori i çështjes reagon për hetimin (VIDEO)

Pas Presidentit të Kosovës, Hashm Thaçi edhe Kryeministri Avdullah Hoti ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në takimin e datës 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë, ku do të takohej me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç..

Përmes një postimi në Facebook, Hoti tha se për shkak të zhvillimeve të reja në Prishtinë, i duhet të kthehet që të merret me situatën.

"Për shkak të zhvillimeve të reja në Prishtinë si rezultat i akuzave të dorëzuara nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, më duhet të kthehem në Prishtinë për tu marrë me situatën. E kam njoftuar Ambasadorin Grenell se nuk mund të marrë pjesë në takimin e datës 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë”, ka shkruar Hoti

Për aktakuzat e ngritura ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit reagoi edhe Departamenti Amerikan i Shtetit, i cili tha se është një hap përpara për procesin e realizimit të drejtësisë dhe ripajtimit në Ballkanin Perëndimor.

Një ditë më parë Prokurori i Specializuar në Prokurinë e Gjykatës së Hagës ka bërë publike një aktakuzë ndaj presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe ish kreut të kuvendit Kadri Veseli.  Në deklarim thuhet se Prokurori i Specializuar e gjykon të domosdoshëm nxjerrjen e këtij njoftimi publik për 10 akuzat, për shkak të përpjekjeve të përsëritura të Thaçit dhe Veselit për pengimin e hetimeve dhe gjykimit të çështjes. Sipas prokurorit, besohet se Thaçi dhe Veseli kanë ndërmarrë në fshehtësi një fushatë për shfuqizimin e ligjit që krijoi Gjykatën dhe kanë penguar punën e Gjykatës në orvatje për të vënë drejtësinë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:34
Human Rights Watch: Aktakuza ndaj Thaçit dhe të tjerëve, një hap pozitiv për drejtësinë

Organizata për të drejtat e njeriut, Human Rights Watch (HRW) ka thënë se aktakuza e bërë publike kundër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ish udhëheqësve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shënon përparim të drejtësisë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, gjatë dhe pas luftës në Kosovë 1998-1999.

“Kjo aktakuzë është një hap pozitiv për drejtësinë pasi këto krime të supozuara kanë rënduar mbi Kosovën për dy dekada", tha Lotte Leicht, drejtore për Bashkimin Evropian (BE) në Human Rights Watch.

Zyra e Prokurorit të Specializuar, ka njoftuar se më 24 prill u ka dërguar Dhomave të Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë, një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim, në të cilën presidenti Thaçi, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli dhe të tjerë - emrat e të cilëve nuk janë bërë publikë - akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura.

Aty është thënë se aktakuza është rezultat i një hetimi të gjatë dhe se një gjykatës i procedurës paraprake i Gjykatës Speciale është duke analizuar aktakuzën për të vendosur nëse do t’i konfirmojë akuzat.

Përveç kësaj, në komunikatë është thënë se Thaçi dhe Veseli “kanë ndërmarrë në fshehtësi një fushatë për shfuqizimin e ligjit që krijoi Gjykatën dhe ndryshe kanë penguar punën e Gjykatës në orvatje për t’i bishtnuar drejtësisë”.

Zyrtarja e HRW, Lotte Leicht, tha se aktakuza shënon një hap përpara drejt mësimit të së vërtetës për viktimat, të mbijetuarit dhe familjet e tyre për krimet e kryera kundër tyre.

“Kjo gjithashtu vë në kujtesë se drejtësia mund të arrijë edhe tek ata që shiheshin të paaritshëm prej saj”, tha Leicht.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ende nuk është deklaruar lidhur me aktakuzën e paraqitur nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se dyshimet e ngritura nga Zyra e Prokurorit Special, në kuadër të Dhomave të Specializuara, janë plotësisht të pavërteta dhe nuk qëndrojnë.

Ora 10:11
Shefi i kabinetit të Presidentit Thaçi: Historinë e Kosovës nuk e ndryshon lapsi i një gjykate

Shefi i kabinetit të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe këshilltari i tij kryesor, Bekim Çollaku, tha se historia e Kosovës nuk mund të ndryshohet nga “lapsi i një gjykate ndërkombëtare, të motivuar politikisht”.
Ai i bëri këto komente në Twitter, pasi Zyra e Prokurorit të Specializuar, me seli në Hagë, e njoftoi publikun të mërkurën se më 24 prill ka paraqitur në Dhomat e Specializuara një aktakuzë për shqyrtim, e cila e ngarkon presidentin e Kosovës, Thaçi, ish-kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, dhe të tjerë me krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.

Ende nuk është e qartë se kush bën pjesë në grupin e "të tjerëve", siç i ka cilësuar Zyra e Prokurorit.

“Liria jonë është vulosur nga gjaku i luftëtarëve të lirisë, mijëra civilë të pafajshëm, të vrarë brutalisht, dhe dhimbja e mijëra grave të dhunuara. Kjo është historia jonë e dhimbshme, por krenare. Nuk mund të ndryshohet nga askush. Madje as nga lapsi i një gjykate ndërkombëtare, të motivuar politikisht”, tha Çollaku në reagimin e parë nga Presidenca e Kosovës.

Ora 09:00
Akuzat kundër Thaçit dhe Veselit, reagon prokurori i çështjes: Tregoni vetëpërmbajtje, hetimi kundër individëve, jo UÇK-së

Clint Williamson, ish-ambasadori i Përgjithshëm i SHBA-së për Çështjet e Krimeve të Luftës që shërbeu si Prokuror Special i Bashkimit Europian për krimet e luftës të supozuara nga shqiptarët e Kosovës gjatë dhe pas luftës së vitit 1999 në Kosovë, sot bëri një deklaratë në lidhje me publikimin e propozim-aktakuzës ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.

Ai është shprehur se hetimi drejtohet ndaj individëve dhe assesi ndaj UÇK-së si tërësi dhe si e tillë duhet të shihet, megjithatë ai beri thirrje për vetëpërmbajtje ndaj atyre që në zemërim e sipër reagojnë kundër propozim-aktakuzës së Thaçit dhe Veselit.

Deklarata e plotë:

“Sot, Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës në Hagë bëri publike ekzistencën e aktakuzës kundër Presidentit Hashim Thaçi të Kosovës dhe ish-udhëheqësve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte. Ky është një zhvillim domethënës në një hetim që filloi në vitin 2011 me emërimin tim si Kryeprokuror i Task Forcës Speciale Hetuese të Bashkimit Europian. Në përfundim të mandatit tim si Prokuror në vitin 2014, unë njoftova gjetjet tona paraprake hetimore dhe u mbyll duke deklaruar:

Disa, për të mbrojtur veten e tyre, janë përpjekur ta paraqesin këtë hetim si një sulm ndaj luftës së Kosovës për liri ose kundër UÇK-së si një organizatë. Shumë kosovarë iu bashkuan UÇK-së me qëllimet më të mira dhe ata kundërshtuan kriminelitetin e shfrenuar që shfaqej pas luftës. Disa prej tyre kanë treguar guxim dhe integritet të madh duke dalë përpara si dëshmitarë dhe duke thënë ato që dinë për ata që morën një rrugë të ndryshme – ata në pozicione drejtuese që përqafuan kriminalitetin dhe donin të përdorin UÇK-në për të çuar më tej objektivat e tyre personale. Pra, duhet të jetë e qartë se ky hetim dhe çdo akuzë që rrjedh nga ai, janë të drejtuara në veprimet kriminale të individëve brenda grupeve të veçanta, jo në UÇK-në në tërësi.

As, kjo nuk është një përpjekje për të rishkruar historinë, pasi disa janë përpjekur ta paraqesin si të tillë atë. Unë kam qenë në Kosovë në vitin 1998 dhe 1999 dhe kam mbikëqyrur hetimin e mëpasshëm nga ICTY për krime të kryera nga serbët gjatë asaj periudhe, duke bashkautorizuar aktakuzën fillestare kundër Slobodan Milosheviq dhe të tjerët për krimet e drejtuara kundër viktimave shqiptare të Kosovës. Kam pasur një rol udhëheqës në zhvarrosjet e varreve masive që ndodhën në verën e vitit 1999, ku u gjetën trupat e mijëra viktimave shqiptare të Kosovës. Kam shkuar në skena të shumta krimesh në të gjithë Kosovën dhe orë të tëra kam kaluar duke folur me viktimat dhe me familjarët e atyre që kanë të zhdukur ose të vrarë. Kështu që, nga vetë përfshirja ime direkte, e kuptoj qartë se çfarë ndodhi në Kosovë në vitet që çuan në luftë në vitin 1999 dhe në vetë luftën.

Pavarësisht se cilat janë rrethanat që çuan në atë konflikt, megjithatë, nuk ka asgjë që justifikon targetimin e qëllimshëm të individëve të pafajshëm. Ajo që ndodhi pas konfliktit nuk kishte të bënte me mbrojtjen e Kosovës ose luftën për liri. Përkundrazi, ky ishte një sulm brutal ndaj një pjese të konsiderueshme të popullatës civile. Ajo u drejtua pothuajse të gjithë serbëve që dëshironin të qëndronin në Kosovë, shumë prej të cilëve ishin të moshuar ose të sëmurë; tek romët dhe pakicat e tjera etnike; dhe u drejtua atyre shqiptarëve të Kosovës që kundërshtuan një grup të vogël brenda UÇK-së që kishin një monopol të pushtetit. Në fund të fundit, kjo ishte vetëm për disa individë në udhëheqjen e UÇK-së që përdorin elementë të kësaj organizate për të kryer dhunë në mënyrë që të siguronin fuqi politike dhe pasuri personale për veten e tyre, jo për ndonjë kauzë më të madhe. Dhe, si individë ata duhet të mbajnë përgjegjësi për krimet e tyre.

Ajo që kam thënë në vitin 2014 vlen edhe sot. Për ata që janë të tunduar të reagojnë me zemërim kundër kësaj aktakuze dhe veçanërisht për ata në Kosovë që do të përpiqen të nxisin edhe publikun për të kundërshtuar atë, unë do t’iu thosha të vetëpërmbahen.

Këto janë akuza serioze dhe implikimet për ata që po akuzohen janë po aq të rënda, por është e rëndësishme që këto akuza të adresohen përmes një procesi gjyqësor dhe në kohën e duhur. Në këtë pikë, unë sinqerisht shpresoj se do të ketë një rezolutë të qartë që jep drejtësi për viktimat e këtyre krimeve – një hap kritik që do të lejojë Kosovën dhe Serbinë të ecin përpara dhe ta lënë pas këtë periudhë tragjike”.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sokrat: 25/06/2020 15:42

    What does Clint Williamson have to say about the following statement declared by former National Security Advisor John Bolton while he was still in office: In his tirade against the court, Mr Bolton said it: Was a threat to "American sovereignty and US national security" Lacked checks and balances, claimed "jurisdiction over crimes that have disputed and ambiguous definitions" and failed to "deter and punish atrocity crimes" Was "superfluous" as the US administration did "not recognise any higher authority than the US Constitution"

    Përgjigju
  • geg hyseni: 25/06/2020 12:47

    Komenti i ketij prokurori, qe thote, se duhen denuar individet, dmth udheheqesit e luftes dhe jo UÇK eshte njelloj si gjykimi i neoballisteve dhe bashkepuntorve te fashizmit, qe thone, LANÇ ka qene e drejte, por udheheqsit e saj duhen shpallur kriminel... kjo per faktin se kan vrare akupatoret dhe veglat e tyre, spiunet dhe sabotatoret... Duhet nje Enver Hoxhe, qe tu tregoi kufirin te thana ketyre anti shqiptarve....

    Përgjigju
    • Demi: 25/06/2020 15:04

      Normal qe lufta nac-çlirimt.ishte e drejte,por Enver Hoxha ish kriminel sepse synimi i tij ishte marrja e pushtetit dhe perpara kesaj krimet e tij nuk rreshten deri ne fund te jetes se tij. Luften per çlirim nuk e beri ai,por mijrat e njerezeve te thjeshte,ai thjesht i mamipuloi dhe tradhetoi ata

  • Mala: 25/06/2020 08:49

    Evropa eshte lakadredha e politikes,Kete e rideshmoi sot ndaj shqiptarve,Kete rast ndaj Kosoves dhe kundershtim te hapur ndaj SHBA-ve.Haga, vertet te ishte ashtu sic vepron.Kjo do priste edhe pak dite pas takimit ne Washington.Nuk ishte aq nguti dhe nuk behej kurre vone per drejtesine,nese vertet eshte drejtesi,jo politike.Por! E tille eshte Evropa ndaj nesh,E tille ka qene dhe e tille mbetet deri sot,Dhente Zoti te ndryshoje pozitivisht!

    Përgjigju
  • Shkodran prej Puke: 25/06/2020 08:48

    Ta marrin mire vesh NATO SHBA dhe BE se kush eshte Putini.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë