Akuzat mbi luftëtarët e UKÇ-së, Rama: Drejtësi selektive! 21 vite asnjë serb i hetuar për krimet e luftës, vetëm shqiptarët

Kryeministri Edi Rama akuzoi se drejtësia ndërkombëtare ka qenë selektive, pasi shqiptarët e Kosovës po hetohen prej 21 vitesh, ndërsa në krahun tjetër asnjë serb nuk është hetuar për krimet e luftës në Kosovë. Por pavarësisht kësaj, Edi Rama evidentoi se Serbia vijon hapjen e kapitujve të integrimit me BE-në.

"Nuk dua të hyj në teori konspiracioni, por janë 20 vite, një gjë do të ishte gjetur, një, jo 100 dhe 1000. Të numërosh ato rreth kaq dhe rreth aq, ka të ngjarë të dalin më shumë viktima nga dora e atyre që u ngritën për t'u çliruar sesa nga dora e atyre që u ngritën për të spastruar etnikisht një popull. Kjo është e pashembull, kjo është përgjigja që kam marrë nga ekspertë vendas dhe të huaj. Nuk po flas që 2-3 ekspertë tanë që janë me vlerë, por ne e kemi këtë, që kur e dëgjojmë në anglisht është e vërtetë, asnjë nuk më tha se ka një praktikë ndërkombëtare. Askush nuk di të thotë se dy individë që janë edhe autoritete në një vend sovran kthehen botërisht, në të akuzuar që nuk kanë akuzë, ku është akuza? Ose është model eksperimental i drejtësisë të re ndërkombëtare.

Kjo është çmenduri. Për t'iu kthyer për herë të fundit, bartësit e institucioneve të larta të Kosovës i janë nënshtruar dhe duhet ti nënshtrohen pavarësisht se shpallen të pafajshëm, ndërsa Serbia vijon hap kapitujt r negociatave për integrimin në BE. Unë jam po ai që isha në Beograd, po ai në takimin për shengenin rajonal dhe ai që jam sot dhe nuk u heq asnjë presje për të ndërtuar së bashku me serbët një të ardhme tjetër, por drejtësia selektive nuk është drejtësi dhe drejtësia e proceseve të përsëritura gjyqësore është mungesë drejtësie, kjo është pak por e thënë nga një piktor është e sigurt. Dhe për ta mbyllur, dua të them se ky tribunal sa është i padrejtë aq është i pashmangshëm, kjo është arsyeja se përse nuk mendoj, as sot, përkundrazi, që Thaci, Veseli dhe ata që e kanë votuar në 2015 këtë gjykatë kaq speciale sa nuk ka shoqe në planet kanë bërë gjënë e duhur. Pas shuarjes së UCK, lufta me armë është kthyer në luftë të ftohtë për njohjet" tha ai.


Lajmi kryesor:

Akuzat kundër Thaçit dhe Veselit, Rama: Drejtësi selektive! 21 vite asnjë serb s'u hetua për krime lufte në Kosovë, vetëm shqiptarët


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja