Akuzat ndaj drejtuesve të policisë në Kuvend, Policia e Shtetit: Përbaltje duke dëmtuar reputacionin tonë dhe i dhënë krah krimit

Akuzat ndaj drejtuesve të policisë në Kuvend, Policia e Shtetit: Përbaltje duke dëmtuar reputacionin tonë dhe i dhënë krah krimit

Policia e Shtetit ishte në fokus të seancës së sotme parlamentare, ku nuk munguan akuzat dhe kritikat se disa prej tyre janë të inkriminuar apo duke u cilësuar edhe si "barkderra" dhe grupi "çiftelia" nga deputeti Myslim Murrizi në një kohë kur po diskutohej Ligji për policinë e Shtetit.

Pas këtyre akuzave ka reaguar Policia e Shteti duke thënë se po përbalten padrejtësisht si punonjësit dhe drejtuesit e saj. Policia shprehet se këto sulme janë të papranueshme dhe të dëmshme për interesin publik, ndërsa thekson se të drejtuesi kryesorë të Policisë së Shteti e kanë kaluar me sukses procesin e vettingut. Policia bën thirrje se të ndalen akuzat dhe përbaltjet ndaj punonjësve dhe drejtuesve të saj pasi dëmtojnë reputacionin e organizatës dhe i japin krahë krimit.

"Në interes të opinionit publik, Policia e Shtetit shpreh indinjatën e thellë për deklaratat e herëpashershme të disa deputetëve të caktuar, në sallën e Kuvendit, të cilët kanë përbaltur padrejtësisht punonjësit e Policisë dhe drejtuesit e saj.Sulmet nominale të pabazuara dhe të padrejta kundër punonjësve të Policisë së Shtetit janë të papranueshme dhe të dëmshme për interesin publik.Drejtuesit kryesorë të Policisë së Shtetit kanë kaluar me sukses procesin e vetingut dhe janë duke kryer me përkushtim, profesionalizëm e ndershmëri detyrat përkatëse.

Të gjitha strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara maksimalisht për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, parandalimin dhe goditjen e krimit në përgjithësi dhe atij të organizuar në veçanti. Rezultatet domethënëse dhe të pa regjistruara më parë përgjatë tridhjetë viteve kundër paligjshmërisë në tërësi e dëshmojnë qartë këtë.Njëkohësisht, në përmbushje të misionit të mbrojtjes së jetës, strukturat e Policisë së Shtetit në të gjithë vendin janë duke monitoruar zbatimin e masave mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së COVID-19, duke sakrifikuar në vijën e parë, me qëllimin jo ndëshkimin e qytetarëve, por mbrojtjen e jetës.Reagimi i menjëhershëm i strukturave të Policisë ndaj ngjarjeve të fundit kriminale, profesionalizmi i treguar në zbardhjen e shumicës së tyre, si dhe operacionet e shumta të zhvilluara pothuaj çdo javë me partnerët ndërkombëtarë tregojë se Policia e Shtetit është tashmë një organizatë profesionale dhe e besueshme nga partnerët.Policia është vetëm e shtetit dhe e qytetarëve në funksion të zbatimit të ligjit dhe të asnjë interesi tjetër.

Ndaj i bëjmë thirrje kujtdo që aludon, akuzon apo përbalt punonjësit e Policisë dhe drejtuesit e saj që të ndalë këto sulme pasi dëmtojnë reputacionin e organizatës dhe i japin krahë krimit.Ftojmë qytetarët, aleatin tonë më të çmuar dhe të besuar që të mbështesë akoma më shumë Policinë duke shpërfillur çdo zë abuziv, që synon vetëm e vetëm të faktorizojë veten e të implikojë padrejtësisht strukturat e Policisë duke dëmtuar rëndë veprimtarinë e saj të shenjtë, atë të shërbim e në mbrojtje të qytetarëve", thuhet në deklaratën e Policisë së Shtetit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm