Akuzat ndaj kryebashkiakut të Vorës/ Basha: Rama mori 6 orë për të thënë se Agim Kajmaku ishte emigrant

Akuzat ndaj kryebashkiakut të Vorës/ Basha: Rama mori 6 orë për të thënë se Agim Kajmaku ishte emigrant

Lulzim Basha

TIRANË- Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar lidhur me akuzat që partia e tij ka ngritur ndaj kryebashkiakut të ri të Vorës Agim Kajmaku për dënimin në shtetin grek. Basha thotë se kryeministri duhet përgjigjet për akuzat ndaj Kajmakut e ndërsa  rreshton 6 fakte që sipas tij provojnë këto akuza.

Lideri demokrat shkruan se Rama foli 6 orë për t’i thënë shqiptarëve se  Agim Kajmaku ka qenë emigrant dhe se ka ndryshuar emrin, por shtoi se kryeministri nuk tha asnjë fjalë për krimin e tij.

"Edi Rama mori 6 orë për t’u thënë shqiptarëve se kandidati i tij i Vorës Agim Kajmaku ka qenë emigrant dhe ka ndryshuar emrin. Asnjë fjalë për krimin që Agim Kajmaku ka bërë në Greqi si emigrant me emrin Jorgo Toto, për të cilin është arrestuar në vitin 2003 dhe është akoma në kërkim.

Agim Kajmaku i Edi Ramës i ka problemet me ligjin jo pse ka qenë emigrant, as pse ka ndryshuar emrin. Të tillë ka pothuajse çdo familje shqiptare. Agim Kajmaku është arrestuar dhe është në kërkim nga drejtësia greke, sepse ka përdorur para të fallsfikuara.

Agim Kajmaku nuk mund të bëjë dot viktimën!

Ai duhet të përballet me drejtësinë shqiptare dhe greke për fakte konkrete, të bëra publike nga Partia Demokratike dhe për të cilat nuk ka thënë asnjë fjalë.

Faktet janë këto:

1. Agim Kajmaku me emrin Jorgo Toto është arrestuar në Greqi në vitin 2003 për një krim që dënohet deri në 10 vjet burg.

2. Agim Kajmaku e ka fshehur arrestimin në Formularin e Dekriminalizimit.

3. Agim Kajmaku alias Jorgo Toto, sot e kësaj dite, është me masë arresti me burg në fuqi në Greqi.

4. Agim Kajmaku me emrin Jorgo Toto, me proces penal të hapur në Greqi, është në kërkim nga drejtesia greke.

5. Agim Kajmaku ndalohet nga ligji i dekriminalizimit të jetë kandidat për kryetar bashkie. Për fshehjen e krimit ligji parashikon humbjen e menjëhershme të mandatit dhe burg deri në 4 vjet.

Përpara se të dalë nga Bashkia e Vorës me pranga në duar, Agim Kajmaku duhet t’i japë përgjigje një pyetjeje shumë të thjeshtë:

· A është ai personi i arrestuar në flagrancë në janar 2003 me emrin Jorgo Toto?

Historia me limonë të shtrydhur, është vetëtallje e sajuar keq nga Edi Rama, i cili me histori të tilla, ka dështuar me limonët e shtrydhur dhe të hedhur, nga Elvis Roshi te Arben Ndoka dhe Valdrin Pjetri. E sigurt që do të dështojë edhe me Jorgo Kajmakun", shkrua Basha.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kajaku: 26/08/2019 23:54

    Ky asigje mos me pas ba vetem qe ka ndrru emrin jorgaq mjafton , bravo Lulezo rri rri Po e kapak naj kryetar bashkije

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)