Akuzat ndaj Kurtit pas marrëveshjes për targat/ Rama i del në mbrojtje: S’jam dakord të sulmohet pse u soll si kryeministër
2 kryeministrat, Edi Rama dhe Albin Kurti
TIRANË- Kryeministri Edi Rama i ka dalë në mbrojtje homologut të tij në Kosovë pas sulmeve që iu bënë me arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi për çështjen e targave. Kreu i qeverisë thotë se me arritjen e marrëveshjes, Albin Kurti është sjellë si një kryeministër duke i cilësuar si të padrejta akuzat që kanë mbërritur kundrejt tij.
“S’jam aspak dakord me sulmet ndaj Albin Kurtit pas marrëveshjes së duhur që fatmirësisht mbylli shtegun e rihapur të zhvillimeve të paparashikueshme! Ta sulmosh Albinin pse u soll si kryeministër është njësoj si t’i kërkosh hesap pse nuk mendon e flet njësoj si kur ishte në burg”, tha Rama.
Ky reagim vjen pasi opozita në Kosovë e kanë etiketuar Kurtin si “tradhtar”, e ndërsa jo më larg se sot, ai u godit me qershi nga Partia Socialdemokrate.
Pas më shumë se 6 orësh në negociata, dy kryenegociatorët e Serbisë dhe Kosovës ranë dakord për zbatimin e një marrëveshjeje, me ndihmë të shefit të diplomacisë së BE-së, Borrell. Marrëveshja përmban ndalimin e lëshimit të targave me emërtimet e qyteteve të Kosovës nga ana e Serbisë. Nga ana tjetër, Kosova do të ndërpresë ndalimin e automjeteve serbe në kufi duke mos i detyruar për të kryer riregjistrim të mjeteve. Marrëveshja është pritur mirë edhe nga Shtetet e Bashkuara, sipas të cilave, dakordësia shmangu përshkallëzimin e tensioneve.
![](https://shqiptarja.com//uploads/ckeditor/637fe5ad7ffc614.JPG)
Postimi i kryeministrit Edi Rama
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 08:36
Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?
-
Pozitiv
39.5%
-
Negativ
49.1%
-
Jam i/e dyzuar
11.4%
Vota total: 11319
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Berisha tha se Rama fshiu fotot, Alex Soros tjetër postim me kryeministrin shqiptar! Të qeshur dhe krah për krah
17 Shkurt, 15:47
-
17-vjetori i Pavarësisë/ Presidenti Begaj pjesë e festimeve në Kosovë, do takohet edhe me kreun e KFOR-it dhe trupat shqiptare në misionin e NATO-s
17 Shkurt, 15:35
-
17-vjetori i pavarësisë së Kosovës e gjen Thaçin në Hagë, Rama e Grenell në një zë: Europianët e institucionet e Prishtinës dështuan t'i japin fund padrejtësisë së madhe
17 Shkurt, 14:54
-
Protestat para SPAK/ Basha ironizon Berishën dhe Ramën: Hiqjani merakun njëri-tjetrit, kurseni energji, bëjini bashkë
17 Shkurt, 13:38
-
‘Do ta shkrij SPAK-un’ Rama poston videon e Bufit të kënetës me zërin e Berishës: Noc Rrokun do bëjë
17 Shkurt, 13:11
-
VIDEOLAJM/ Komentatori nga Kosova bëhet viral: Kryeministri më hajvan në histori, të mos më dëgjojë
17 Shkurt, 12:40
-
17-vjetori i Pavarsisë së Kosovës, Grenell përmend Jack Smithin, kërkon që të ndalet burgimi i padrejtë i Thaçit në Hagë: Ai duhet të festojë sot në Prishtinë, jo pas hekurave
17 Shkurt, 12:18
-
'Do të shkrij SPAK?' Rama mesazh Berishës: Noc Rrokun! Apel shqiptarëve: Mos i jepni votën! 2 ministrat e mi të dënuar, pasqyrë e vullnetit të hekurt politik për të mos penguar drejtësinë
17 Shkurt, 11:20
-
Kosova 17 vjet shtet! Rubio: SHBA ka mbështetur rrugëtimin e vendit për t’u bërë shtet sovran, nderojmë miqësinë mes popujve tanë
17 Shkurt, 09:29
-
Kosova 17 vjet shtet, arritjet dhe ngecjet në ekonomi
17 Shkurt, 08:12
-
Sot Kosova 17 vjet shtet, urojnë krerët e shtetit shqiptar! Begaj: Faleminderit aleatëve tanë që janë krah teje! Rama: Gëzuar pavarësinë!
17 Shkurt, 08:06
-
Kosova shënon sot 17-vjetorin e pavarësisë! E dalë nga zgjedhjet pret formimin e qeverisë! Kurti: Sot Republika më e fortë se asnjëherë më parë! Osmani: Ecim përpara
17 Shkurt, 07:13