Arrihet marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë për targat! Borrell: U dakordësua të shmangen përshkallëzimet

Arrihet marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë për targat! Borrell: U dakordësua të shmangen përshkallëzimet

Diskutimet në Bruksel

KOSOVË- Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Europian, Josep Borrell ka njoftuar mbrëmjen e sotme arritjen marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e targave. Nëpërmjet një postimi në Twitter, Borrell ka bërë me dije se kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nën ndërmjetësimin e BE-së kishin rënë dakord për disa masa që do të shmangin përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.

Marrëveshja përmban ndalimin e lëshimit të targave me emërtimet e qyteteve të Kosovës nga ana e Serbisë. Nga ana tjetër, Kosova do të ndërpresë ndalimin e automjeteve serbe në kufi duke mos i detyruar për të kryer riregjistrim të mjeteve.

“Ne kemi nje marreveshje! Me kënaqësi ju njoftoj se kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nën ndërmjetësimin e BE-së kanë rënë dakord për masat për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm dhe për t'u përqëndruar plotësisht në propozimin për normalizimin e marrëdhënieve të tyre. Serbia do të ndalojë lëshimin e targave me emërtimet e qyteteve të Kosovës dhe Kosova do të ndërpresë veprimet e mëtejshme në lidhje me riregjistrimin e automjeteve. Unë do t'i ftoj palët në ditët në vijim për të diskutuar hapat e ardhshëm. E falënderoj Miroslav Lajcak dhe palët për punën e palodhur”-reagimin e Borrell.

Pas arritjes së marrëveshjes pritet që të ulen tensionet në veri të Kosovës, ku Lista Serbe paralajmëroi protesta të vazhdueshme kundër vendimit të qeverisë Kurti për reciprocitetin e targave. Ndërkohë Kurti dhe Vuçiç të cilët u takuan në 21 nëntor në Bruksel nën ndërmjetësimin e Lajçak dhe Borrell, sërish nuk arritën një marrëveshje për targat.

Pas dështimit të negociatave, Borrell u shpreh i ashpër kryesisht ndaj Kosovës., duke kërkuar fleksibilitet për çështjen e targave. Kjo deklaratë e Borrell solli edhe një reagim të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani e cila akuzoi përfaqësuesin e BE-së për njëanshmëri në favor të Serbisë.

Ndërkohë në institucionet në veri të Kosovës, vijon ngërçi i krijuar pas dorëheqjes së zyrtarëve serbë nga institucionet shtetërore pas pezullimit të drejtorit të policisë në Mitrovicën e Veriut, Nenad Gjuriç. Vendimi i marrë nga Kurti shkaktoi dorëheqjen e policëve serbë, më pas të gjyqtarëve prokurorëve dhe anëtarëve të këshillave komunalë. Dorëheqjet e tyre u ndoqën edhe nga dorëheqjet e deputetëve serbë nga mandati i tyre në Kuvendin e Kosvovës.

Vjosa Osmani caktoi datën 18 dhjetor për zhvillimin e zgjedhjeve lokale në katër komuna në veri të Kosovës pas dorëheqjeve të kryetarëve të komunave dhe këshilltarëve komunalë.

B.V/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • goni: 24/11/2022 01:24

    shyqyr qe rate dakort se na cmendet ne ketu ne shqiperi,,,targat,,targat,,,s'mund te hapshim televizorin....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli e Hamasi debatojnë për armëpushim

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli e Hamasi debatojnë për armëpushim