Akuzat ndaj Majkos, Koçi në Report Tv: Berisha ka strategji shpifjen! S’ka shanse të vijë në pushtet, partitë e reja një ‘kor’ me të

Mashtrime i quan deputeti socialist Petro Koçi akuzat që Sali Berisha hodhi kundrejt Pandeli Majkos, për të cilin tha se ka dalë në përgjimet e SHISH duke bërë pazare elektorale. I ftuar në Report Tv, Koçi thotë se strategjia e opozitës është vetëm mashtrimi dhe sipas tij kjo tregon gjendjen e dëshpëruar të Partisë Demokratike.

Në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Koçi thotë se këto shpifje nuk duhen marrë seriozisht dhe sipas tij Berisha dhe PD kanë nevojë për psikolog.

“Strategjia e opozitës ka qenë gjithnjë mashtrimi dhe veprime të tilla që dëshmojnë për gjendje të dëshpëruar të saj. Niset nga gjendja e Berishës dhe vijon me të gjithë strukturën politike. Mazhoranca Ka bazuar fitoren e vet të garantuar tek dobësia e opozitës. Kjo e ndihmon, por baza jonë nuk është dobësia e opozitës por përpjekja për të bërë mirëqeverisje. Opozita duke nisur nga Berisha, kanë nevojë për psikolog, familja Berisha ka nevojë për psikolog. Është një 5D familjare, ku D ka kuptimin e dreqit jo të drejtorëve. Duket sikur gjithë PD ka nevojë për psikolog. Nuk besoj se ka elektorat gri që beson se kjo opozitë mund të vijë në pushtet.

Këtij i duhet që të ndotet gjithkush, që ky të mos duket si një dele e zezë në tufën e politikanëve. Shpik edhe këto situata edhe akuza për një figurë si Majko, për mua nuk duhet marrë seriozisht. Çdokush që është në pozitën e Majkos edhe preket, është normale, ndoshta prandaj ka kërkuar edhe sqarime nga institucionet. Berisha është në opozitë, e mendon SHISH si të përdorshëm politikisht. Mendoni se çfarë mund të bëjë kur të vijë në pushtet, është shpërdorues kampion i shtetit”, tha Koçi.

Për opozitën thotë se nuk ka asnjë shans të vijë në pushtet, ndërsa Koçi thotë se PS nuk e zbaton strategjinë e fitores tek përçarja e PD. As alternativat e reja nuk i sheh rrezik, për të cilat thotë se janë në një kor me Berishën.

“Partitë e reja një pjesë që kanë më shumë fuqi janë në një kor me Sali Berishën, nuk është se janë tipikisht një zë i cili mund të interpretohet si alternativë ndryshe”, tha Koçi në Report Tv.

PS e PD janë drejt bashkimit të votave për ndryshuar edhe njëherë Kodin Zgjedhor me qëllim që në të të parashikohet edhe pagesa nga qeveria për kthimin e votës së emigrantëve. Për këtë, Koçi thotë se janë çështje teknike dhe jo politike.

“Nuk e di sepse këto janë çështje që i administron Kryesia, por për disa çështje që janë teknike, siç është ajo e pagesës së postës që kthen zarfin në KQZ, edhe mund të ketë. Nuk është çështje politike. Buxheti është i gatshëm, por duhet një ndryshim në Kod. Ligji ka garantuar vetëm dërgesën e votës. Ne e kemi pro, votën e emigrantëve. Rreziku nga partitë e vogla është për PD. E rrezikuara e madhe nga deputetët e rinj që mund të dalin nga formacione politike, është PD”, vijoi Koçi.

Ligjvënësi socialist shprehet i sigurt se në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, shumica e votës së diasporës do të shkojë për kryeministrin Rama.

SI.E./E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Shqiptari hero bën xhiron e mediave në Britaninë e Madhe, shpëton gruan nga përmbytjet në Leicestershire (EMRI)

VIDEO/ Shqiptari hero bën xhiron e mediave në Britaninë e Madhe, shpëton gruan nga përmbytjet në Leicestershire (EMRI)