Akuzat për korrupsion
Limaj del sot para Prokurorisë

Akuzat për korrupsion<br />Limaj del sot para Prokurorisë
KOSOVE-Deputeti Fatmir Limaj do të paraqitet sot në Prokurori ku do të merret në pyetje lidhur me akuzat për korrupsion. Kjo do të jetë séance e fundit e pyetjeve në Prokurori në cilësinë e të dyshuarit për këtë rast pasi afati ligjor për zhvillimin e hetimeve përfundon të hënën.

Ndërkaq avokati mbrojtës i Fatmir Limajt, Tahir Rrecaj ka deklauar se pret pushimin e këtyre hetimeve, pasi nuk ka asnjë provë, sipas tij që të fajësohet Limaj.
Liamj akuzohet për korrupsion në kohën kur drejtonte ministrinë e Transporteve. 

Më 23 prill përfundon afati dy vjeëar i hetimeve në rastin e Fatmir Limajt dhe ish MTPT-së për korrupsion. E një javë para këtij afati, EULEX-i ka intensifikuar hetimet vecmas duke shpuar asfaltin për të verifikuar cilësinë dhe trashësinë e rrugëve të shtruara në kohën e udhëheqjes së Ministrisë nga Limaj. Sipas raportimeve të mediave, në shumicën e mostrave që janë marrë standardet janë të plotësuar.
Rreth orës 09:30 të ditës së sotme, për këtë çështje Limaj po merret në pyetje në Prokurorinë e EULEX-it. Ai ka hyrë në objekt me avokatin e tij, Tahir Rrecaj.

Më dy maj pritet të jepet vendimi për procesi gjyqësor për rastin “Kleçka”, ku Fatmir Limaj së bashku me disa ish-luftëtar të UCK-së akuzohen për krime lufte. Edhepse Gjykata e Prishtinës pak kohë më parë rrëzoi deklaratat e dëshmitarit X,Agim Zogajt, të vetëvrarë para një muaji, e që konsiderohej një ndër provat kryesore të prokurorisë ndaj Limajt, sërish ky i fundit nuk u lirua nga akuzat. Gjykata vendosi vazhdimin e procesit gjyqësor kundër Fatmir Limajt dhe tre bashkëluftëtarëve e tij, kësaj radhe për përgjegjësinë që Limaj si komandant i zonës së dytë operative të UÇK-së kishte lidhur me ngjarjet në Kleçkë.
/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Preç Zogaj: Reforma e bunkerizmit të kastës plurale solidare përballë drejtësisë dhe SHBA

Preç Zogaj: Reforma e bunkerizmit të kastës plurale solidare përballë drejtësisë dhe SHBA