Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me akuzat e opozitës për anulimin e PPP-së së aksit Thumanë-Kashar. (SHIKO KËTU)

Në reagimin e tij, Rama ka ironizuar opozitën e cila nuk beson që fondi i anulimit të PPP për Thumanë- Kashar do të shkojë në favor të Draft-Paktit për Universitetin.

Sipas tij, opozitarët janë edhe për të qeshur edhe për të qarë, pasi kur do bëhej rruga shpreheshin se ishte një grabitje qindra milionëshe, ndërsa tani që me të njëjtën formulë do investohet për universitetin, opozitarët thonë se nuk ka lekë.

Dëgjojini dëgjojini! Dëgjojini se janë për të qeshur (ata që s'u besojnë) dhe për të qarë (ata që u besojnë)! Kur do bëhej rruga Thumanë-Kashar ishte një grabitje qindra milionë,tani që me të njëjtën formulë do investohet për universitetet,s'ka lekë. Çfarë lolosh laj thaj.

Edi Rama, kryeministër

Postimi i kryeministrit Edi Rama 

Pas tërheqjes së qeverisë nga PPP-ja për ndërtimin e këtij aksi dhe vendosjes së fondit të përcaktuar në funksion të "Paktit për Universitetin", opozita me anë të përfaqësuesve të saj u shpreh se diçka e tillë ishte e pamundur pasi nuk parashikohej në buxhetin e vitit 2019.