Akuzat për Dakon, Salianji sjell shembullin italian:  Atje shteti nuk afrohet me krimin, këtu qeveria drejton me votat e mafiozëve

Akuzat për Dakon, Salianji sjell shembullin italian:  Atje shteti nuk afrohet me krimin, këtu qeveria drejton me votat e mafiozëve

Ervin Salianji, deputet i PD

Partia Demokratike vazhdon akuzat drejtuar kryetarit të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako dhe qeverisë Rama, lidhur me përgjimet e publikuara javë më aprë në media, për bisedat e Dakos me të arrestuarin e grupit të Avdylajve, Altin Avdyli.

Deputeti demokrat, Ervin Salianji, në një konferencë për mediat nga selia blu, ka sjellë një shembull nga shteti italian, ku sipas Salianjit, zv.kryeministri italian di Maio, nuk ka pranuar të shkojë në një takim elektoral, pasi kandidati i tij kishte publikuar një foto me nipin e një mafiozi.

“Kontrasti është i qartë: në Itali është një qeveri që refuzon vota nga të afërmit e mafiozëve, në Shqipëri është një qeveri që drejton vendin me votat e mafiozëve dhe të krimit të organizuar.”-tha Salianji.

Kjo për deputetin demokrat, është arsyeja pse Shqipëria ende nuk është bërë pjesë e Bashkimit Europian.

“Ky është thelbi pse vendi ynë refuzohet prej 5 vjetësh në familjen europiane!”-u shpreh më tej deputeti.

Deklarata e plotë e Salianjit:


 Dosja 339, e cila i ka shfaqur publikut bashkëpunimin e qeverisë me bandat për të mbajtur pushtetin me çdo mjet, është dëshmia sesa larg Europës po na mban Edi Rama. 

Dje, në Itali, zëvendëskryeministri Luigi di Maio, refuzoi të shkojë në një takim elektoral, sepse kandidati i tij kishte publikuar një foto me nipin e bosit të mafias, Provenzano, duke kërkuar nisjen e dialogut me familjet mafioze. 

“Ky është një koncept shumë i rrezikshëm. Duke bërë një foto të tillë, po i jep mesazh bashkëpunues botës së krimit. Ato vota nuk i duam, i perbuzim! Shteti nuk mund të ketë afrimitet me këta persona”- u shpreh zëvendëskryeministri italian.

Po dje, pak orë më vonë, në Tiranë, kryeministri Edi Rama u tregoi shqiptarëve se bashkëpunimi me krimin e organizuar në fushatë elektorale është normalitet politik, që as nuk duhet të vihet në diskutim. “Në fushatë nuk pyetet për biografinë dhe për dëshminë e penalitetit.”- tha kryeministri i Shqipërisë për t’i dalë në mbrojtje Vangjush Dakos, simbolit të bashkëpunimit me krimin e organizuar në fushatë elektorale. 

Kontrasti është i qartë: në Itali është një qeveri që refuzon vota nga të afërmit e mafiozëve, në Shqipëri është një qeveri që drejton vendin me votat e mafiozëve dhe të krimit të organizuar. 

Ky është thelbi pse vendi ynë refuzohet prej 5 vjetësh në familjen europiane!

Strategjia e Edi Ramës për ta shitur bashkëpunimin me krimin si normalitet politik synon të mpijë reagimin e shoqërisë, kërkon të imponojë pranimin e krimit si pjesë të shëndetshme të saj, për të asgjesuar demokracinë në vend.    

* Vangjush Dako me bandën e Avdylajve dhe bandën e Durrësit.

* Taulant Balla me trafikantin e drogës mik të familjes, 

* Arben Ndoka, Elvis Roshi Mark Frroku, Armando Prenga janë shembujt më flagrantë të strategjisë kriminale të Edi Ramës që shet si normë qytetarie bashkëpunimin me krimin më zgjedhje. 

Shumica e shqiptarëve e refuzojnë këtë model, prandaj prokuroria duhet të avancojë me dosjen 339, të arrestojë Vangjush Dakon!

Për krimin e blerjes së votave në bashkëpunim me krimin nuk mund të ketë më falenderime për krimin! Shqiptarëve u duhet standardi italian i përbuzjes së votave që siguron krimi. Ky është thelbi pse vendi ynë refuzohet prej 5 vjetësh në familjen europiane!​

Ndërkohë, prej kohësh Partia Demokratike akuzon kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako, se është i lidhur me bandën e Avdylajve. Akuzat e PD, lidhen me disa përgjime që kanë dalë në media, ku Dako komunikon me njërin nga anëtarët e bandës së Avdylajve, Altin Avdylaj. Sipas PD, Dako bashkëpunoi me Avdylajt për të blerë votat në Durrës, por këto akuza janë hedhur poshtë nga kryebashkiaku, i cili ka thënë se komunikimet me Avdylajt kanë qenë në kuadër të fushatave elektorale dhe pa asnjë prapavijë kriminale.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Delinquenti: 24/11/2018 16:57

    Ku e din ti mer LYF se car bon Italia me krimin,te GJITHE SHTETET BASHKEPUNOJNE ME KRIMIN DHE SHUM BILES DUKE FILLU NGA AJO AMERIKA È FAMSHME ETJERE lexo dy libra sic duhet dhe i gjen te shkrujtme te gjitha mer LYF.

    Përgjigju
  • Highlanderi: 24/11/2018 16:47

    Kur flet dhe ky mafishja, na ben te na ngrihet...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë