Akuzat për deputetet socialistë, Rama: Ne nuk ankohemi për Prokurorinë
TIRANË, 24 Shtator /ATSH-Gjergji Mima/ -Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook” per akuzat e Prokurorisë ndaj dy deputetëve socialistë, Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu. “Prokuroria lajmëroi se do të çojë para gjyqit, mesa duket nën akuzën për goditje për shkak të detyrës, dy deputetë socialistë. Arsyeja: […]
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot me anë të një postimi në rrjetin social "Facebook" per akuzat e Prokurorisë ndaj dy deputetëve socialistë, Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu.
"Prokuroria lajmëroi se do të çojë para gjyqit, mesa duket nën akuzën për goditje për shkak të detyrës, dy deputetë socialistë. Arsyeja: Grushtimi i një deputeti demokrat në një korridor të Kuvendit. Në historinë e një Kuvendi ku janë zbrazur deri edhe armë përveç sharjeve me libër shtëpie dhe dufeve me këmbë e me duar, apo ku kanë rënë përtokë disa dhëmbë të thyer brenda një raundi të vetëm, masa e lajmëruar nga prokuroria është e paparë. Ndërsa në historinë e një vendi ku goditja për shkak të detyrës ka çuar në vrasje me plumba në mes të bulevardit, në rrahje masive me pasojë jo thjesht skuqjen e pjesëve lakuriqe të kokës, po përgjakjen e shumë njerëzve, por ku s'është parë ende asnjë pasojë penale për përgjegjësit, hapi i hedhur nga prokuroria në drejtim të dy deputetëve të shumicës parlamentare ngjan në përpjestim goxha të zhdrejtë me vendnumëronë e organit të akuzës mbi një sërë çështjesh të mëdha penale", shkruan Kryeministri Rama.
Sidoqoftë, vijon më tej Kryeministri Rama, "ne, shumica qeverisëse, nuk i japim vetes të drejtën të ankohemi për prokurorinë dhe as na shkon mendja të hakërrehemi ndaj saj apo të përdorim policinë, siç kanë bërë paraardhësit tanë, për t'iu shmangur drejtësisë duke e penguar me përdhunë prokurorinë të bëjë detyrën".
"I siguroj të gjithë se ky do të jetë qëndrimi ynë në çdo rast që organi i akuzës do të ngrejë pandehma të kompetencës së vet ligjore, ndaj kujtdo që përfaqëson koalicionin tonë në qeveri, parlament apo pushtetin vendor. Prokurorinë në këtë vend e kanë penguar prej shumë vitesh shumë gjëra, duke filluar nga mungesa e kurajos dhe integritetit të shumëkujt brenda saj. Por, prej një viti i është hequr një pengesë e lartë: Qeveria!", shkruan Kryeministri Rama.
"Sepse ka ndodhur një ndryshim i madh në Shqipëri 23 qershorin e shkuar dhe edhe qasja e re e shumicës qeverisëse ndaj organit të akuzës - edhe kur ndodh që nën akuzë të vihen njerëz të kësaj shumice -, është një tjetër shembull kuptimplotë i këtij ndryshimi", përfundon postimin e tij në "Facebook" Kryeministri Rama. /ATSH/
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
55.1%
-
Jo
32.3%
-
Nuk e di
12.7%
Vota total: 679
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zbulohet çfarë shkruhet në letrën që Joe Biden i la Trumpit në Zyrën Ovale
22 Janar, 21:16
-
Champions League/ Shakhtar 'i vjedh këpucët' Brestit, fiton edhe Leipzig kundër Sporting! Sot PSG - City, në fushë Interi dhe Milani
22 Janar, 21:04
-
Pentagoni do të dërgojë 1.500 trupa aktive në kufirin me Meksikën, thonë zyrtarët
22 Janar, 20:54
-
Lëvizja Vetëvendosje: Kosova, në disavantazh përballë Serbisë për faj të Biden! Richard Grenell: E komplimentuat 4 vite dhe shkonit në konventat e tij
22 Janar, 20:38
-
Princ Leka u dënua me 16 muaj shërbim prove, Partia e Legalitetit: Ai është figurë e kulluar, u dënua nga komunistët
22 Janar, 20:35
-
Derbi shqiptar në Champions League, Asllani dhe Laçi sfidojnë njëri-tjetrin nga minuta e parë! Kristjani fiton besimin e Inzaghit
22 Janar, 20:30
-
Raporti: Kina dhe Izraeli kryesojnë vendet që burgosin gazetarët
22 Janar, 20:10
-
Heqja e taksave për resortet me 4-5 yje, ‘Djathtas 1912’: Abuzim i mazhorancës afër 11 Majit, i shërben dhe favorizon një grup të vogël interesi!
22 Janar, 20:04
-
Kina përgatitet për një luftë të mundshme tregtare pasi presidenti Trump kërcënon të vendosë tarifa
22 Janar, 20:03
-
Australian Open/ Jannik Sinner i pamposhtur, fiton kundër De Minaur dhe gjen Shelton në gjysmëfinale
22 Janar, 19:57
-
VKM/ Trajnimi i rekrutëve të rinj të Ukrainës, 8 ushtarakë shqiptarë pjesë e misionit në Mbretërinë e Bashkuar
22 Janar, 19:47
-
‘Studio Live’/ Petraj: Berishën e shoh të shqetësuar, Meta rrezikon deri në 15 vite burg! Softa: Njerëzit të lodhur, duan drejtësi! SPAK po godet krimin e organizuar
22 Janar, 19:44