Akuzat për ndërtimet, Veliaj: Tirana rritet me 20-25 mijë banorë në vit, ka nevojë për 8 mijë apartamente

Prej ditës së sotme, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka nisur një rubrikë të re informimi dhe sqarimi me fakte dhe shifra zyrtare, për tema të cilat prekin qytetin dhe kanë shkaktuar debate në publik. Në videomesazhin e publikuar në rrjetet sociale, Veliaj thotë se rubrika do të japë argumente për tema që debatohen pa informacionin e plotë dhe shpeshherë trajtohen shtrembër, edhe për interesa të vogla politike. 

Si shembull, ai ka prekur debatin për ndërtimet në Tiranë, duke sjellë shifra e fakte, por edhe argumente, se ky sektor është ai që ka kontribuar më shumë në ekonominë shqiptare. Sipas tij, Tirana rritet çdo vit me 20-25 mijë banorë dhe kjo ka sjellë rritjen e kërkesës për më shumë apartamente. Ai thotë se Tirana ka nevojë të shtojë rreth 8 mijë banesa çdo vit. 

“Nëse nuk shtohet oferta për banesa të reja, atëherë çmimet e banesave ekzistuese do të bëheshin të papërballueshme dhe do të rriteshin në mënyrë eksponenciale. 8 mijë banesa, me nga një mesatare prej 100m2, përfshirë hapësira të përbashkëta, shkallë e ashensorë, janë rreth 800 mijë m2 ndërtim i ri i kërkuar nga tregu çdo vit në Tiranë. Atëherë, përfundimi është i thjeshtë: Numri i metrave katrorë të ndërtuara në Tiranë, përputhet proporcionalisht me numrin e rritjes së banorëve të Tiranës,” evidentoi ai. 

Veliaj ka treguar edhe sa leje janë dhënë në Tiranë dhe për cilat qëllime: “Nga viti 2016 deri në vitin 2021 numri i procedurave të lejeve të dhëna në total është 1028, pra për 5 vite, nga të cilat, vetëm një e treta janë leje ndërtimi për objekte nga 4 deri në 12 kate, pra pallate. Pjesa tjetër janë leje për objekte të ulëta, si dhe leje për rikonstruksione, çati, prishje ndërtimi etj. Pra, çdo gjë që konsiderohet leje, jo vetëm e pallateve, është në këto 1028. Këto leje të miratuara janë marrë nga 991 subjekte të ndryshme zhvilluese, çka tregon se ka një diversifikim shumë të lartë të subjekteve që i përfitojnë këto leje ndërtimi,” tha ai. 

Lidhur me ata që shprehen “na mbytën kullat”, Veliaj ka një përgjigje të thjeshtë dhe me shifra. “Dëgjojmë të recitohet pa fund dhe pa turp: “Na mbytën kullat”. E vërteta e thjeshtë dhe shumë e verifikueshme është se objekte me mbi 12 kate janë vetëm 20. Dhe ky është FAKT!”, thotë ai.

Kryebashkiaku thotë se trendi i rritjes së ndërtimeve në Tiranë është në përputhje me trendin e rritjes ekonomike të Tiranës - është një rritje që shkon krah për krah njëra-tjetrës – dhe është e rëndësishme t’i besohet shkencës dhe parimeve të ekonomisë së tregut të lirë.

“Ka kërkesë, por ka edhe ofertë. Të dyja duhet të ecin paralelisht. Tiranës nuk ia vëmë dot traun për këta 20-25 mijë qytetarë që na bashkohen çdo vit. As nuk e ndajmë dot në vendalinj e të ardhur, sepse ajo është një gjuhë raciste e viteve ’90 që nuk duhet të ekzistojë më. Ne duam ta bëjmë këtë një qytet më të mirë për të gjithë”, e mbyll ai videomesazhin.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:58
Veliaj: Gjysma e parave me të cilat blihet pronë në Tiranë, vijnë nga sistemi bankar, pjesa tjetër blihet nga emigrantët dhe të huajt

1674992920_erionveliaj1.JPG

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i është përgjigjur edhe një tjetër teme që shpesh përbën debat sa i takon ndërtimeve në Tiranë, lidhur me burimin e parave. Ai tha se është e vërtetuar tashmë që, gjysma e këtyre parave kalojnë përmes sistemit bankar, ndërsa pjesa tjetër, e cila për shumë prej kritikëve konsiderohet “e pistë”, vjen nga emigrantët ose të huajt që vendosin të blejnë prona në Tiranë.

“Kritikët e zhvillimit thonë që ndërtimi furnizohet nga para me burime të dyshimta. Ndërkohë që, vetë kritikët e pranojnë që më shumë se gjysma e parave me të cilat blihen apo gjenerohen këto prona vijnë nga sistemi bankar. Për gjysmën tjetër, që nuk ia gjejnë dot burimin, se nuk përpiqen të arsyetojnë, thonë automatikisht se është gjysmë “e pistë”. Për këdo që jeton në Tiranë, gjysma tjetër s’është kaq mister. Mesatarisht 30-35% të ndërtimit e marrin pronarët e tokës dhe pjesa tjetër blihet nga emigrantët tanë që nuk aksesojnë bankat e Shqipërisë, por i marrin paratë nga një bankë, apo kursimet e tyre në Itali, Greqi, Gjermani, Angli, Amerikë apo Kanada,” deklaroi kryebashkiaku.

“Tiranës nuk ia vëmë dot traun, - tha Veliaj, - “për 20-25 mijë qytetarë që na bashkohen çdo vit. As nuk e ndajmë dot në vendalinj e të ardhur, sepse ajo është një gjuhë raciste e viteve ’90 që nuk duhet të ekzistojë më. Ne duam ta bëjmë këtë një qytet më të mirë për të gjithë,” tha ai.

Veliaj shtoi se ekonomia është rritur në qytetin tonë. “Vlera e pronës në Tiranë është rritur edhe si rezultat i rritjes në numër dhe i cilësisë së investimeve publike. Sot ne kemi hapësira publike të ekselencës urbane me çmime ndërkombëtare, si sheshi “Skënderbej”, Bulevardi “Zogu I”, sheshi “Italia”, “Pazari i Ri”, “Piramida”, “Kalaja”, Liqeni i Farkës, Liqeni Artificial i Tiranës, Kopshti Zoologjik, apo edhe ato në nivel kapilar, me minisheshe, terreneve sportive, rrugë të asfaltuara, kanalizime, rregull në parkim, ndriçim LED. Pastrimi më i rregullt dhe më i shpeshtë ka ndikuar që të rritet në tërësi vlera e pronës në Tiranë dhe ky është një lajm i mirë për qytetin. Mëkat është kur një qyteti i bie vlera e pronës. Ne jemi nga ato qytete fatlume ku vlera e pronës vetëm është rritur”, sqaroi ai.

Ora 12:46
Rritja e çmimeve të apartamenteve, Veliaj: Është me e ulët se në vendet e BE

 

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj foli sot edhe për rritjen e çmimeve të apartamenteve në kryeqytet. Ai thotë se kjo ka ndodhur, por nuk duhet trajtuar si diçka e keqe, por si lajm i mirë sepse qytetarëve sot prona e tyre u vlen më shumë se më parë.

“Është e vërtetë se çmimi i një apartamenti është rritur në Tiranë, qoftë për t’u blerë, qoftë për t’u marrë me qira. Por, a është kjo një gjë e keqe? 93% e qytetarëve të Tiranës në fakt, janë pronarë të banesave të tyre. Kjo do të thotë se për këta 93% ky është një lajm shumë, shumë i mirë. Secili prej jush është bërë më i pasur dhe ka përfituar drejtpërdrejtë nga zhvillimi i qytetit, se ka një apartament apo një pronë që i vlen më shumë sot se sa dje,” thotë Veliaj.

Ai shpjegoi se ritmi i rritjes së vlerës së pronës ka ecur paralelisht me rritjen ekonomike në vendin tonë.

“A është rritja e çmimeve në Tiranë e jashtëzakonshme? A ka marrë për kot? A është fryrë nga para të krimit dhe lloj-soj sulmi që bëhet nga këta gjithollogët? Në fakt, shifrat tregojnë se ecuria e rritjes së vlerës të pronës në Tiranë është në përputhje të plotë dhe me ecurinë e rritjes së ekonomisë,” deklaroi kryebashkiaku.

Veliaj thekson faktin se rritja e çmimeve të banesave në kryeqytet është më e ulët se mesatarja e kësaj rritjeje çmimesh në vendet e Europës: “Në BE, në 10 vitet e fundit çmimi i banesave është rritur mesatarisht me 50%. Për të njëjtën periudhë çmimi mesatar në Tiranë është rritur me 34%. Do të thotë se jemi në një ritëm më të ulët rritjeje se pjesa tjetër e Europës.”

Transformimi dhe urbanizimi i Tiranës, shtoi Veliaj, është në përputhje me planin urbanistik dhe vizionin për të krijuar një qytet që ka ambicie të jetë jo vetëm kryeqendra e Shqipërisë, por dhe e të gjithë rajonit, siç ishte viti i Rinisë, Viti i Sportit dhe vitin tjetër Presidenca e B40.

“Tirana sot është kthyer në një qytet që mirëpret mijëra turistë. Vetëm në vitin 2022 që lamë pas, ne pritëm mbi 4 milionë turistë dhe evente të jashtëzakonshme, si finalja e Conference League, koncertet e Rita Orës dhe Dua Lipës, Samiti i 27 vendeve të BE dhe Ballkanit Perëndimor. Të gjitha këto nuk do ishin realizuar dot nëse në Tiranë nuk do të kishim një shesh të madh, një stadium serioz, objekte publike, apo dhe ndërtesa të larta moderne, private, si hotelet me pesë yje që po konturojnë Tiranën dhe që mund të akomodojnë numra të tillë turistësh,” argumentoi Veliaj.

Ai tha se ndërtimi është një nga sektorët që kontribuon më shumë në ekonominë kombëtare dhe të Tiranës dhe punëson 100 mijë njerëz. Ndërsa, nuk la pa përmendur edhe taksën 9% të vlerës së investimit në ndërtim që shkon në rritjen e buxhetit të Bashkisë dhe më shumë investime për qytetarët.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tirons: 30/01/2023 17:38

    Ky eshte qelbesir eshte monster mashtrus e betonizoi Tiranen pa parqe pa lulishte pa parkinge tani del dhe flet si engjell/Ilace i befshi RILINDJA

    Përgjigju
  • Iris: 30/01/2023 01:08

    Z.Veliaj,ne fillim dukeshit shume premtues,dukeshit se do t'i jepnit fund anarkise e parregullsise te viteve te Berishes,por na zhgenjyet.Kur u hoqen kioskat e filloi Tirana te pastrohej,menduam se po kthehej rregulli,por jo,situata u perkeqesua.Popullsine nuk mund t'a ndalosh te vije,por ama dhe t'a nxitesh nuk eshte e drejte.Rritja e cmimeve te banesave do te frenonte kete dyndje artificiale,zgjidhja nuk eshte duke u hapur oreksin firmave ndertuese.Dhe kur flet per lejet e dhena pse nuk i ndan, sa ke dhene per pallate e sa per ndertime 1-4 kate dhe nga ato te riparimeve,apo kerkon te na hedhesh hi syve? Dhe te ulet i quan ndertesat 12 kate?!Une e kam apt.ne nje pallat 5 katesh te kohes se Xhaxhit(7 katesh me Demokracine) dhe te siguroj qe 12-13 kateshi qe na ka zene Diellin duket si 20 katesh per ne.Dhe kur thoni qe lejet nuk ja ke dhene vetem A,apo Y,por ja ke shperndare te gjithe alfabetit,kjo nuk e ndryshon faktin qe eshte tepruar me dhenien e lejeve.Dhe sa per origjinen e parave,nuk ka emigrant me pune te ligjshme qe te bleje me ato cmime sa ka vajtur metri2. Tirana tani eshte me e shtrenjte dhe se NY,San Franchisco,etj.Dhe vlera e prones eshte rritur,por vetem per ate qe e shet,jo per bleresin qe po i behet cdo dite e me teper me e veshtire per te blere.Apt.ne Tirane jane vetem per xhepin e politikaneve,krimineleve,trafikanteve e ndonje sheiku po t'ju siguroni dhe ujin e ndonje kusht tjeter.Dhe e fundit,rritja e vleres se prones sic kthehet ne cmim me te larte shitjeje,perkthehet dhe ne supertaksa me te larta.Ka ndonje gje te na thote Lali Eri per kete?

    Përgjigju
  • Or tej: 30/01/2023 01:08

    Rrasi Tiranes beton sa te mundesh or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Luli: 29/01/2023 20:54

    Nga Tirana largohen çdo vit rreth 40 mijë të rinj në emigracion dhe vijnë nga rrethet 20 deri 25 mijë, diferenca 15 deri 20 mijë më pak banorë

    Përgjigju
  • Fajtori.com: 29/01/2023 18:04

    O Lali, Mirë pallatet dhe banorët që po na i shton çdo vit. Por për ujin, trotuaret, gjelbërimin, parkimin a mendon se po na i pakëson çdo ditë! Po u bënë 32 vite mor lal dhe ala jemi me depozitë. Lërë shkollat, kopshtet, kender e lojrave që mungojnë fare. Po fare! Po pse mo me votat e jabanxhinjëve do fitosh ti? Po mirë mo lal, po ato rrethet e tjera nuk u jet dot një dorë qeveria, por veç me i shpopullu! Ça beni mor ju vraftë zoti!

    Përgjigju
  • Wake up: 29/01/2023 17:55

    Duam hapësira publike, parqe me pemë e stola,trotuar për këmbësorët!!!!!o Pinok mos nderto më por vendos një moratorium...Aty te Diga e Liqenit e poshtë digës te rr e Kosovarëve,bëji një Park të Gjelbër me pemë e stola ...

    Përgjigju
  • Agroni: 29/01/2023 17:37

    Kalo një herë në mbrëmje te kompleksi i pallateve që janë ndërtu para 2-3 vjetësh te fusha ngjit me spitalin neurologjik. Vetëm te 25-30 perqind e apartamenteve ka drita ndez në darkë. Megjithëse të gjitha apartamentet janë të shitme, vetëm 25-30 përqind banohen. Parkim dhe pastrim i hapët i pareve të drogës dhe korrupsionit. Po ti o plehër këtë zanat ke, të gënjesh e të mashtrosh.

    Përgjigju
  • Djali: 29/01/2023 17:29

    Nuk gjen dot fjale shqipe apo te huaja per te te pershkruar se cfare qenie frymore je ne te vertete. Eshte e habitshme qe nje qenie e tille te mbijetoje dhe kete cipe e fytyre te dale perseri ne televizor. Besoj ty te urren edhe gjaku jot, dmth edhe ata qe te kane bere koken apo ata qe per turp te tyre te kane fis e familje. Je gjallese e tepert ne habitatin ujor. Per habitatin njerezor eshte e tepert te shkruash edhe nje fjale per ty. Thjesht monster!!

    Përgjigju
  • Olsi: 29/01/2023 15:52

    O mashtrues, po pastroni leket e krimit. E keni vendin ne burg te gjithe, te majte e te djathte.

    Përgjigju
  • Census: 29/01/2023 15:17

    Me cfare e mate rritjen? Apo me kursimet e mamit

    Përgjigju
  • Vllai nga nena lali erit: 29/01/2023 15:17

    O k*qe,jane para droge 300%.ku ka shqiptar qe punon ndershmerisht me rroge qe ka mundesi te blej me 2000e/m2???le qe ku keni lene shqiptar te ndershem ne shqiperi ju rilindja.del genjen per interesa te pastrami korruptive.te Kesh turp, thybriq

    Përgjigju
  • Profi: 29/01/2023 15:01

    Me llogjiken e ketij tumit fik i bie qe Tirana shtohet ne cdo 6 _7 vjet me nje qytet sa Vlora Durresi apo Shkodra ,ku i gjete 150 mije banore o gogol Mathematike ,ne mos e mbushni me lloj lloj racash te tjera ateher po,sepse si Shqipetar nuk dalin llogarit te jemi kaq shume ne numer

    Përgjigju
  • Geri: 29/01/2023 13:41

    Po parqet e gjelbera qe i mungojne tmerresisht neneva me femije te vegjel, pensionisteve ? Po rruget tek pallatet prane Kopshtit Botanik? Se skalon dot nje ambulance apo zjarrfikese ne rast nevoje?

    Përgjigju
  • Arbërori: 29/01/2023 13:31

    Shiqoni dhe degjoni se si promovohet MAFIA në pushtet, nga ku shtohen 25 000 banor në vit, nga ?, kur me mijra emigrojn jasht vendit…!! Apo jeni duke e mbushur Tiranën fshehurazi me serborus o Veljiçkoviç shqipfolës

    Përgjigju
    • Turi: 29/01/2023 18:57

      Tirona o shkatarru nga kokcepsha e trushpelare si ty. Sna u ndan rracmutet e maleve e kosoves

  • beni: 29/01/2023 13:20

    ti o zoteri ke lindur per te mashtruar, je nena e genbjeshtres dhe mashtrimit. por cdo gje e ka nje fgund dhe ty te ka ardhe

    Përgjigju
    • Agron: 29/01/2023 17:41

      Ke të drejtë o Ben, gënjeshtar dhe mashtrues. Gjithë njerëzia bën shkollë e punë normal,kurse ky plehër ka bërë vetëm shkollën sorosiste të mashtrimit,zhvatjes dhe propagandës se diplomë universiteti nuk ka ky

  • Dita: 29/01/2023 13:00

    Leri denglat dhe mos i lini te huajt te blejne ketu se kaq te pashprese jane njerezit e ndershem qe s'blejne dot as nje shtepi gjithe jeten, sa kur te plase do plase tamam e do ta shikoni.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Meta sjell Llama 3: Çfarë ofron modeli më i ri i inteligjencës artificiale?

Meta sjell Llama 3: Çfarë ofron modeli më i ri i inteligjencës artificiale?