Akuzat për grabitje votash? Biberaj: Trump luan me blofin! Pas këtyre zgjedhjeve COVID-i do 'tërhiqet', argumentet pse mendoj kështu (VIDEO)

TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike Aleksandër Biberaj, njëkohësisht nënshtetas amerikan tha në Report Tv se fitues në zgjedhje do të jetë Joe Biden.  Ai u shpreh se akuzat e Trump për vjedhje votash është presion dhe lojë politike.

"E kam ndjekur me shumë interes fushatën, ka qenë një fushatë interesante specifike, nuk ngjan me të tjerat kryesisht për shkak të Donald Trump, ndërsa Biden është një politikan karriere.

Është një sjellje e kuptueshme e Trump se vjen nga bota e biznesit, është një politikan kontravers, shumë i lirë në menaxhimin e politikës, nuk ka kostumin e një politikani konservator. Trump është një president që me deklarata e tij bën shumë bujë, ndërsa Biden ka qenë shumë i kujdesshëm, ai u afektua më shumë në debat. Trump duke qenë biznesmen luan me bllofin, nuk ka vend për prononcime të tilla që po vidhet vota ", tha ai.

Në Shqipëri, fitorja e secilit kandidat, për Biberajn nuk do të bënte shumë diferencë. Për të ndikim do të kishte më shumë në politikën botërore dhe në raport të sjelljes së Amerikës me Kosovën, nëse në krye të Shtëpisë së Bardhë do të vinte Joe Biden.

"Ndeshen dy modele shumë të ndryshme, kemi një president kontravers e Trump që ka bërë mirë për ekonominë, por s'ka bërë shumë në politikën ndërkombëtare ndërsa profili i Biden është profil i lartë politik, njohës shumë i mirë i politikës ndërkombëtare dhe nëse vijmë në interesat tona, Biden është një mik i shqiptarëve, ndërsa Trump treguan që nuk e njohin shumë situatën në Ballkan, se Kosovën e çuan në Gjirin Persik.

Kam parashikuar rezultatin e ngushtë, mendoj se do fitoj Biden. Kina nuk përmban kërcënim për rendin dhe sigurinë, në ndryshim nga Siria, do ketë një ridimesion të politikës botërore. Amerika fiton shumë nga ushtria që e ka çuar në të gjithë botën, SHBA merr nga vendet e Gjirit miliona dollarë, do të kemi një rimodelim të politikës, do të kthehet vëmendje e politikës në Ballkan dhe Kosova do të jetë më me prioritet nga administrata e Biden, marrëveshja në SHBA, mes Kosovës dhe Serbisë ishte më tepër ekonomike, me Biden president çështja e Kosovës është më tepër në vëmendje, mbetet një mik i Shqiptarëve, ka qenë bashkudhëtarë i tragjedive në Ballkan për arsye të serbëve, përveç raportit politik ka dhe një ndjesi", tha Biden.

Biberaj e lidh COVID-in dhe shfaqjen e tij me këto zgjedhje prandaj guxon dhe bën një parashikim të fortë.

"Nuk dua të bëj parashikuesin, por pas këtyre zgjedhjeve COVID do të tërhiqet pavarësisht se kush fiton. Shpresoj që lancuesit e këtij virusi ia arritën, ekonomike ia arritën patjetër sepse po pasurohet pjesa e pasur, po varfërohet pjesa e varfër, pjesa e mesme po rrëshqet në pjesën e varfër dhe këto janë plagë që duhen dekada për t'u rregulluar. Dhe synimi politik nëse ka qenë rrëzimi ose jo i Trump mbyllet këtu mendoj", tha ai.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cufi: 05/11/2020 06:14

    Edhe ky malok na doli specialist per americen?Pse paska passaport apo pse ka qene i Pd-ës?Ky eshte nje dru me pre,por gabimi i tv qe fton njerez pa asnje pike personaliteti per ate qe flasin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kreu i OBSH-së i shpëton sulmeve të Izraelit në Jemen, ndodhej në aeroportin e Sanas gjatë bombardimit! 2 të vdekur dhe disa të plagosur

Kreu i OBSH-së i shpëton sulmeve të Izraelit në Jemen, ndodhej në aeroportin e Sanas gjatë bombardimit! 2 të vdekur dhe disa të plagosur