Akuzat për kërcënim me jetë të arbitrave, reagon Kastrioti: Distancohemi, po na prishin imazhin e klubit! Autoritet të hetojnë sa më parë
Reagimi i klubit Kastrioti
Kastrioti nuk qëndroi duarkryq dhe reagoi duke e quajtur fillimisht një ‘histori të shëmtuar’ dhe shtoi se ‘distancohet nga këto ngjarje’, duke kërkuar edhe hetimin nga autoritet. Klubi krutan ndër të tjera tha se ‘këto akuza prishin imazhin e klubit dhe mbi të gjitha të futbollit shqiptar’. Kastrioti bën thirrje që çështja të zbardhet sa më shpejt.
REAGIM: Pas njoftimit zyrtar nga Federata Shqiptare e Futbollit për shtyrjen e ndeshjes Kastrioti-Bylis për një datë të pacaktuar, ku në njoftimin e mbërritur deklarohet që arbitrat janë kërcënuar, klubi Kastrioti është i detyruar të dalë me këtë reagim. Ne si klub distancohemi nga këto akuza dhe bëjmë thirrje organeve kompetente që të zbardhin sa më shpejt këtë histori të shëmtuar, e cila prish imazhin e klubit tonë, por dhe të futbollit shqiptar në përgjithësi. Në deklaratën e Federatës Shqiptare thuhet që edhe në ndeshjen e javës së kaluar midis Kastriotit dhe Laçit arbitrat paskan qenë të detyruar që nga kërcënimet të anulojnë një gol për skuadrën e Laçit. Ne jemi të gatshëm të përballemi me realitetin dhe i bëjmë thirrje organeve kompetente të marrin masa të menjëhershme dhe të zbardhin të vërtetën për këtë akuzë të rëndë. KS Kastrioti distancohet në mënyrë kategorike nga çdo lloj ngjarje që njollos lojën e bukur të futbollit.
Lajmi kryesor:
Skandal në futbollin shqiptar, arbitrat kërcënohen me jetë! Anulohet ndeshja Kastrioti-Bylis, çështja përfundon në polici! Reagojnë krutanët: Po na prishet imazhi
Ne.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 08:36
Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?
-
Pozitiv
39.5%
-
Negativ
49%
-
Jam i/e dyzuar
11.5%
Vota total: 11382
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kategoria e Parë/ Kukësi rrezikon mbijetesën, Besa fiton 2-1! Të hënën dy sfidat e fundit
16 Shkurt, 15:48
-
Kategoria e Parë/ Vora dhe Flamurtari bëjnë detyrën dhe qëndrojnë në krye, tri pikë për Lushnjën
15 Shkurt, 15:58
-
Superliga/ Egnatia mposht 2-0 Partizanin dhe 'arratiset' në krye, Dinamo e Vllaznia pa gola mes tre të kuqve! Bylis 1-1 AF Elbasani
15 Shkurt, 15:36
-
Egnatia - Partizani dhe Dinamo - Vllaznia, raundi i 25-të i Superligës në dy ditë! Agjenda dhe fjala e trajnerëve
14 Shkurt, 09:54
-
Rival me Roberto Mancinin, trajnerin Sylvinho e kërkojnë në vendlindje! Presidenti flet me video-telefonatë
13 Shkurt, 15:12
-
Zyrtare/ Nevil Dede dha dorëheqjen, Bylisi prezanton trajnerin e ri
12 Shkurt, 11:12
-
Lufta në Ukrainë, UEFA sposton ndeshjen në 'Elbasan Arena'
12 Shkurt, 10:18
-
I lindur në Francë dhe pjesë e Mainz, Sylvinho bën gati afrimin e ri në Kombëtare
12 Shkurt, 08:53
-
Vora dhe Flamurtari në garë për titullin kampion, përcaktohet kalendari i fazës së tretë në Kategorinë e Parë
11 Shkurt, 14:41
-
Renditja/ Superliga mbyll raundin e 24-t, Laçi 'zhyt' Skënderbeun! Dinamo harron të fitojë, 0-0 në Durrës
10 Shkurt, 19:16
-
Dhuna në derbin e kryeqytetit, FSHF: Përgjegjëse policia, s'është hera e parë që nuk bashkëpunojnë! Mund të pezullojmë garat
10 Shkurt, 18:36
-
Euro 2027, ‘The Guardian': Serbia dhe Shqipëria lënë pas ‘ndeshjen e dronit’, por tensionet ende ziejnë
10 Shkurt, 16:37