Akuzat për manipulim votash, Leka për Report TV: PD ka instaluar vjedhjen e zgjedhjeve në parti! Sondazhet? Më të përçarë se kurrë, opozita me Berishën s’vjen në pushtet

Opozita e përçarë vetëm pak muaj para zgjedhjeve, sondazhi i publikuar nga REPORT TV që i jep mandatin e katërt kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës aktuale, teksa ka trend zbritës Partia Demokratike, kanë qenë dy nga tematikat e trajtuara në analizën e sotme të ‘Sot, Live në Shqipëri”, të moderatorit Nertil Agalliu.

I ftuar ka qenë gazetari dhe analisti Martin Leka, i cili tha se e sheh me shumë pesimizëm situatën aktuale të kampit opozitar dhe veçanërisht Partisë Demokratike dhe shkaku kryesor është pikërisht lidershipi i saj, Sali Berisha, ky i fundit prej më shumë se një viti i akuzuar dhe i pandehur nga SPAK për aferën në dosjen “Partizani”.

Leka shprehet se pa një bashkim në front të gjerë dhe pa frymë, me këtë përçarje, opozita nuk vjen dot në pushtet dhe që ta arrijë një tjetër akt është largimi i lidershipit aktual. Ai vlerësoi sondazhet si realiste, duke thënë se PD ka rëë në kuotën e 30%, kurse Rama sipas tij fiton mandatin e katërt.

Por më e rëndësishmja është edhe përçarja më e fundit në PD me zgjedhjet në degët e rretheve dhe akuzat për manipulime dhe vjedhje votash. Teksa iu referua edhe letrës publike të mikut të tij Agron Tufa, që e quajti edhe ‘të djathtë ekselent’, situata në PD duket kaotike dhe shkaku kryesor është Berisha. Leka shpjegon se në PD është vendosur “kultura e vjedhjes së votës dhe zgjedhjeve”, si dhe atë që e quajti mungesa e personalitetit dhe parimeve te deputetët e PD, që për interesa personale i janë bashkuar Berishës, kur dje e sulmonin.

“Opozita dhe veçanërisht PD duhet të bënte një pakt të gjerë pajtimi, gjë që nuk e bëri. Mungesa e këtij pakti ka çuar më në dëshpërim opozitën. Megjithëse ka zëra që janë përhapur, sidomos nga Berisha, se po bashkohen, apo janë të bashkuar. Por situata është ndryshe, sepse e shikojmë se parti opozitare janë të ndara, si Basha, Djathtas 1912 apo të tjera. Pra atyre u mungon fryma, ata e dinë popullin injorant, por populli është më inteligjent sesa këta politikanë. Le të kujtojmë Gazment Bardhin që çfarë nuk tha për Sali Berishën dhe tani është luftëtari më i madh i Berishës, ai ka shkuar aty për çështje personale, për t’u bërë deputet. PD duhet të bënte një pakt të madh, një frymë për të rrëzuar Edi Ramën, por realiteti është ndryshe, se ata janë të përçarë. Pavarësisht se ata thonë se sondazhet i nxjerrin 50%, por kjo nuk është reale. PD është në kufijtë e 30% të votave, kurse Rama shkon drejt fitores së mandatit të 4”, tha Leka për Report TV.

Në lidhje me sondazhet ai i vlerësoi si afër realitetit dhe projeksioneve që edhe qytetarët shohin, por edhe ai vetë. 

“Sondazhi duhet parë me kujdes, Shqipëria nuk është ajo e para disa viteve. Deputetët të shohin interesat kombëtare dhe jo personale apo të Berishës. Ata lënë parimet dhe bashkohen me Berishën. Partitë të pastrohen nga interesat personale”, shton ai.

Kurse për votën e diasporës vlerësoi se politika ndërkombëtare e Edi Ramës i jep avantazh atij te Diaspora.

“Rama ka pasur një impakt ndërkombëtar, me takime që kurrë nuk mendoheshin vite më parë, me takime dhe evente brenda dhe jashtë vendit, ngjarje që te emigrantët lënë gjurmë të thella dhe diaspora e sheh me sy ndryshe edhe qeverinë”, shprehet analisti.

Por si e sheh Leka përçarjen dhe akuzat për zgjedhjet e fundit në Degën nr. 2 të PD, denoncimet për manipulim votash nga kandidatët?

"Po i referohem edhe letrës dhe deklaratës së një të djathti ekselent, mikut tim Agron Tufa, që shkruante për atë që kishte ndodhur te Dega nr. 2, ku i drejtohej Berishës. PD duhet të pastrohet nga spiunët, injorantët, të paaftët, hajdutëve e të tjerëve. Sepse aty është instaluar kultura e hajdutërisë së votave, e vjedhjes së zgjedhjeve dhe këtu nis lufta e madhe, përçarja dhe kështu kemi gjithë projeksionin e asaj që ndodh në PD, një parti e përçarë, pa frymë, me kryetarin non grata. Me këtë lidershp Partia Demokratike nuk vjen në pushtet”, përfundon analisti.

A.Q/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Parashqevi Simaku shtrohet në psikiatri, psikologia: Të trajtohet me dëshirën e saj, jo atje! Mërtiri: Ekspozimi ia rëndojë problemet, të ndihmohet nga shteti

Parashqevi Simaku shtrohet në psikiatri, psikologia: Të trajtohet me dëshirën e saj, jo atje! Mërtiri: Ekspozimi ia rëndojë problemet, të ndihmohet nga shteti