Akuzat për McGonigal dhe dosja që s’ka lidhje me Shqipërinë

Akuzat për McGonigal dhe dosja që s’ka lidhje me Shqipërinë

Charles McGonigal

Përgjatë ditës së sotme, mediat pranë opozitës iu rikthyen raportimeve mbi hetimet ndaj ish zyrtarit të FBI, Charles McGonigal në SHBA.

Sipas tyre, juria e Madhe në Gjykatën e New Yorkut ka kërkuar konfiskimin e të gjitha pronave, sendeve personale dhe llogarive bankare të Charles McGonigal, të cilat rrjedhin nga pagesat që ai ka marrë nga oligarku rus Deripaska.

Por ajo që nuk sqarojnë qëllimisht mediat pranë opozitës, është fakti se kjo dosje nuk ka të bëjë fare me Shqipërinë.

Për kujtesë, drejtësia amerikane hapi dy dosje hetimore ndaj McGonigal, një në New York ku u hetuan marrëdhëniet e tij me oligarkun rus Deripaska dhe një dosje e dytë, e hapur në Uashington, ku ai akuzohet për mosdeklarimet e udhëtimeve apo takimeve në Shqipëri, Ballkan e Europë.

Lajmi të cilit i referohen sot mediat e opozitës, mbi pretendimet e jurisë së New Yorkut për konfiskim të pasurive të Mcgonigal nuk ka të bëjë aspak me dosjen e Uashingtonit, ku përmenden udhëtimet e padeklaruara të McGonigal në Shqipëri dhe Ballkan./Lexo

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nuriancenka: 30/03/2023 15:09

    Amund te hetohete partite ne amerike edhe ne shqiperi te hetone banka private dhe ne amerike dhe evrope dhe hetohete cmimi ushqime dhe energjise aka lidhe pbp dhe talsa

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb