Akuzat për portin e Durrësit, Rama: Marrin nëpër gojë në mënyrën më skizofrenike personalitetin që ka ndërtuar gjysmën e Dubait! Investimi e fut Shqipërinë në hartën e turizmit

 

Akuzat për projektin e portit të Durrësit, Edi Rama i ka cilësuar barbare, të shëmtuara dhe ordinere. Në një dalje për mediat pas mbledhjes së kryesisë së PS është shprehur se nuk do të merrret me llumin dhe sqaron se shteti shqiptar ka marrë 33% të aksioneve.

“Unë kam parë shumë gjëra të shëmtuara që janë burim neverie në historinë politike shqiptare dhe kjo është një nga më të shëmtuarat. Marrja nëpër gojë në mënyrën më skizofrenike, më të ulët e një personaliteti të ekonomisë globale, një ndër kompanitë e të cilit është e regjistruar në Abu Dabi ka seli në kullën më të lartë të Abu Dabit, një personalitet që ka ndërtuar gjysmën e Dubait dhe vjen këtu jo se nuk ka punë, por vjen si rezultat i një partneriteti me Emiratet e Bashkuara në një moment tejet të  vështirë kur unë shkova të diskutoj për familjet e goditura nga tërmeti në Durrës dhe kur shpreha pakënaqësinë apo rezervën që pavarësisht gjithë miqësisë e një historie që ka nisur nga lufta në Kosovë kur hapën pistën për të sjellë ndihmat humanitare që solli reagimin e princit të Kurorës në atë kohë duke nxitur këtë investitor që është krenari kombëtare në një nga vendet më të pasura të planetit. I hyhet në mënyrën më barbare, në të shëmtuar, më ordinere e skizofrene nga një non gratë, nga një llum që çdo ditë ndot me prodhimin e tij që është llum, shtëpitë e shqiptarët, nuk di çfarë të them.

Unë nuk merrem me këto, po ju them që ne nuk kemi miratuar asgjë. Ne kemi futur për diskutim me procedurë të përshpejtuar një marrëveshje strategjike, e cila është e mirë për ty e familjen tënde, është e mirë për të gjithë ju që jeni brez më i ri, për prindërit tuaj se s’është puna që sjell investim prej 2 miliardësh për ndërtimin e portit më të madh të Mesdheut por transformon industrinë tonë të turizmit. Si mundet, ndërkohë që gjithë këto pyetje me çfarë do përfitohet janë legjitime dhe i përkasin diskutimit. Një pjesë e kemi shpjeguar dhe është një investim ku shteti shqiptar nuk ka dhënë por ka marrë njëkohësisht 33% të aksioneve. Një investim i ngjashëm bëhet në vijën ujore të Beogradit ka sjellë një impakt të jashtëzakonshëm në Serbi.  Ne kemi marrë 1% më shumë aksione se ato. Këto muhabete pazari te gabi bëjini sa të doni. Bëhet fjalë për një investim që fut Shqipërinë në hartën e turizmit të Mesdheut që është vaska më e rëndësishme e turizmit në botë. Po kujt ti flasësh? Non gratës apo atyre që i shkojnë nga pronat”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Rama: Koha do të tregojë se lidhja e opozitës me paratë ruse nuk është ndërprerë! S'ka koalicion me asnjë parti për '14 majin'


  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Hamas dhe Fatah, marrëveshje në Pekin për qeveri pajtimi! Angazhim pas luftës në gaza

Hamas dhe Fatah, marrëveshje në Pekin për qeveri pajtimi! Angazhim pas luftës në gaza