Akuzat për pronën në Dhërmi, Balla-Hysenit: Dil dhe sqaro njerëzit

Akuzat ndaj deputeti socialist Alket Hyseni se ka përvetësuar pa të drejtë mijëra hektarë tokë në Dhërmi, janë bërë objekt diskutimi në mbledhjen e grupit parlamentar socialist këtë të hënë. Në prani të kryeministrit Rama i cili e kishte diskutuar këtë çështje edhe në mbledhjen e kryesisë së grupit parlamentar, Taulant Balla ka kërkuar nga deputeti Alket Hyseni, të dalë dhe të sqarojë akuzat për publikun. 

Deputeti Hyseni më ka njohur me rastin pas akuzave nga opozita. Nga informacioni që më ka dhënë rezulton që akuzat të jenë politike dhe deputeti thotë se prona është blerë konfrom ligjit dhe të ardhurave të ligjshme. I sugjerojmë deputetit të japë shpjegime për publikun për këtë çështje përmes gjithë dokumentacionit që disponon”- mësohet të ketë thënë Taulant Balla. 

Pas kësaj, deputeti Hyseni ka shpjeguar përpara kolegëve të tij se si e kishte blerë pronën, duke theksuar se zonja që bërë akuzën publike ndaj tij, është rrëzuar 8 herë nga institucionet vendimmarrëse. I pyetur gjatë punimeve parlamentare se ku i kishte gjetur paratë e blerjes së pronës, Hyseni dha këtë përgjigje. “Ikni pyesni institucionet”.

Vëmendje gjatë kësaj mbledhje të deputetëve socialistë ka marrë edhe çështja e lobimit rus të PD-së. Porosia e kryeministrit Edi Rama për deputetët ka qenë që të ndjekin me vëmendje këtë çështje, dhe ta kenë në qendër të diskutimeve të tyre politike.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Zylo: 27/03/2018 01:26

    Kjo eshte e keqja e deputeteve dhe pushtetareve socialist abuzojne me figuren e te ndershmiit Ed Rama keta maskarenje KUJTOJNE se shef Edi do ti MBULOJE si MBULOJE Saimir TAHIRIN TURP ti vije te korruptuarit Hyseni Tao ti sygjeroje Xhafes ti konfiskoje pronat dhe ta arrestojne ate qen bir qeni qe na mori partine me qafe

    Përgjigju
  • bimi: 26/03/2018 17:56

    ikni spacatura

    Përgjigju
  • Drejtesi: 26/03/2018 16:47

    Nje prone e konfesjuar nuk mund te jet objekt i nje vendimi gjygjesore sic pretendohet nga Deputeti Hyseni.Ky eshte nje akt i paster korruptiv,qe Rama me Cilesin e Kryeministrit te mazhorances duhet ta ndeshkoje politikusht,ndersa lugji para bankes se te akuzureve,ky eshte vetingu dhe kjo eshte drejtesija dhe vetem keshtu sfidohet olozita.

    Përgjigju
  • Fredi: 26/03/2018 14:30

    Nese nuk po te japin duart o Alket Hyseni, atehere cudia me e madhe tre dite zgjat. Nese te kane dhene duart atehere te pret prokuroria per te sqaruar sesi i bere kaq shume miliona me rroge doganieri. Mos na trego vendimet e gjykatave qe vete po i shkundni nga themelet. Dil sqaro njerezit, hahaha do bejme gjyq popullor. Shko ne prokurori dhe sqarohu.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj