Akuzat për shkollën ‘Sami Frashëri’, Veliaj shigjeton opozitën dhe Metën: Janë bërë si brigadierë të komunales

Pas akuzave të shumta për shkollën Sami Frashëri, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj nuk i ka kursyer shigjetimet për kryetaren e LSI Monika Kryemadhi,  kryedemokratin Lulzim Basha dhe presidentin Meta. Nga njësia 11, e cila është shndërruar në një kantier punë, kryebashkiaku i quajti kundërshtarët politikë, brigadierë komunaleje.

“Jam i sigurt që do ndodhë edhe këtu, siç ndodhi te “Sami Frashëri”, do vijnë edhe këtu të thonë: betoni, betoni, betoni! Po fëmijët nuk do luajnë në llucë, shtrohet një shtresë betoni, mbi të shtrohet tartani. Do ju vijë Mona me Joridën te kangjellat, do varen këtu e do thonë: kush punoi, kush s’punoi. Lajmi i mirë është sot se vetëm një njeri po kandidon për kryeministër, Edi Rama. Ilir Meta me Monikën dhe Luli me Joridën po kandidojnë për supervizorë dhe brigadierë punimesh në Bashkinë e Tiranës. Ndaj, u themi: Kemi vende pune për supervizorë, jeni të mirëpritur, të paktën tani e dimë që ambicia e tyre është të jenë brigadierë komunaleje”, u shpreh ai.

Erion Veliaj inspektoi punimet për këndin më të ri të lojërave në kryeqytet, që do i shtohet buqetës së 72 këndeve në vetëm pesë vite.

“Është kollaj të ankohesh tani që po punohet, por kur të mbarojë do ia shohim dukun dhe do na kujtohet kush punoi dhe kush i bllokoi projektet. Para 5 vitesh, betejat tona për transformimin e Tiranës filluan me këndin e lojërave, me ata që merrnin pistoletën, linin presidencën dhe Parlamentin, për t’u sherrosur me lisharëset dhe lojërat e fëmijëve. Turp i madh! Më vjen mirë që ajo shprehja: “Zoti na e shtoftë inatin” ka funksionuar, kështu që çdo muaj kemi bërë nga një kënd të ri lojërash. Në 72 muaj në Bashkinë e Tiranës kemi 72 kënde lojërash”, deklaroi kryebashkiaku.

Në turin e tij në Njësinë 11, kreu i Bashkisë inspektoi edhe bllokun e banimit në rrugën “Jusuf Gervalla”, ku investimet janë shtrirë në nivel të konsiderueshëm.

“Kemi krijuar një oaz: rregulluam fillimisht kopshtin dhe çerdhen, më pas shkollën “Ahmet Gashi”, filluam shkollat e reja dhe vijuam me terrenet sportive. PD-ja jo vetëm nuk e ka më bastion, sepse bastionet sot shkojnë tek ai e ajo që punojnë, jo tek ai e ajo që bllokojnë dhe thonë: i kam peng pas politikës, do i përçaj, që t’i sundoj këta njerëz. Ne i bashkojmë njerëzit dhe kjo është arsyeja pse ndihem shumë mirë që ky jo vetëm nuk është një bastion i paaftësisë dhe gjumit, por bastion i punës”, deklaroi Veliaj.

er.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tironesi: 06/11/2020 18:59

    Leri barsaletat me opoziten meri me punet e pushtetit vendore qe te kangarku ligje dhe kushtetuta,kontrollo oligarket qe ju ke dhene tendera per rregullim te rrugeve dhe unazes.Ke bllokuar gjithe trafikun ne tirane. Ndonje dite dite ne sheje proteste doti bime gjith makinat e tiranes paraviles tate qe temos dalesh dot nga shtepija.Shume servila simpatizan te majes takan krehur bishin si puntore,po keshtu dhe camedje qe imban pase kuptohet qe ju jep ndonje llokem mbyllin syte dhe gojen.ike premtuar popullit te tiranes se dote leroje hapsirat politike,sipas teje i kishte zon Lul Basha parardhesi juje.Ne fakt si dobic qe je zure te gjithe hapsirat qete la Lul Basha duke ngritur pallate shum kateshe,duke na zen frumen dhe diellin.Kete e din mire cdo qytetar i tirones.Keto gjera po ti veje ne duke si i majte qe jame,sic mendoje une ka qindra e mira te tille.

    Përgjigju
  • REALITETI: 06/11/2020 16:37

    ERJON VELIAJ JE ZHENI FLET ME FAKTE TË PA KUNDËRSHTUSHME BALONA TABAKE ME BRIMA BRIMA S'BON AS PËR PASTRUSE WC JO MO BRIGADJERE E KOMUNALES. PRANDAJ TI VAZHDO PUNËN E LERI QENT BASTARD TË LEFIN PA PUSHIM SE VENIN E KAN TE KOLIBJA QENIT FUNDËRRINAT.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Gjyqi për Vangjush Dakon, ish-kryebashkiaku mungon në seancë! Akuzohet për dy raste shpërdorimi detyre, ja çfarë kërkoi avokati

Gjyqi për Vangjush Dakon, ish-kryebashkiaku mungon në seancë! Akuzohet për dy raste shpërdorimi detyre, ja çfarë kërkoi avokati