Akuzat për shpërdorim detyre, dënohet me 1 vit burg ish-kryebashkiaku i Hasit

Akuzat për shpërdorim detyre, dënohet me 1 vit burg ish-kryebashkiaku i Hasit

Ish-kryebashkiaku i Hasit, Adem Lala

TIRANË- Me kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme kundër krimit dhe korrupsionit dënon me 1 vit burg ish-kryebashkiakun e Hasit, Adem Lala.

Vendimi është dhënë javën e shkuar nga Gjykata e Posaçme me akuzën e shpërdorimit të detyrës nga zyrtari publik.

Sipas vendimit të siguruar nga Report Tv, dënimi ndaj Lalës është konvertuar në shërbim prove si dhe pengimin e tij që për pesë vite të ushtrojë funksione publike.

Adem Lala u vu në hetim nga SPAK pasi sipas prokurorëve, ai u përfshi në aferën e privatzimit në mënyrë të padrejtë të një aseti publik në bashkinë Has, kohë në të cilën ishte kryetar.

Adem Lala mori mandatin e bashkisë Has në 2015, ndërsa së fundmi është përfolur edhe si kandidat i PS-së për deputet në qarkun e Kukësit, kandidim ende i pa konfirmuar zyrtarisht.

Vendimi i GJKKO për dënimin e Adem Lalës

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zelensky: Rusia plan për të ndaluar punimet e samitit të paqes në Zvicër

Zelensky: Rusia plan për të ndaluar punimet e samitit të paqes në Zvicër