SPAK ka mbyllur hetimet dhe pritet të dërgojë për gjykim si të pandehur 4 anëtarët zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtje pasi akuzohen për shkelje të barazisë në tenderat e ushqimeve të dhënë në kohën e COVID dhe shpërdorim detyre. Të pandehur janë marrë 3 anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave pranë Ministrisë së Mbrojtjes Ylli Imeri, Dafina Keça, Andrea Dapaj, të cilët akuzohen për veprën penale "Shkeljes se barazisë së pjesëmarrësve në tendera ose ankande publike", në bashkëpunim dhe Sokol Zaimi, me detyrë drejtor i komanduar, i Drejtorisë së Përgjithshme e Rezervave Materiale të Shtetit, i akuzuar për kryerjen e vepres penale të "Shpërdorimi i detyrës".
Zyrtarët e Ministrisë së Mbrojtjes u kallëzuan në SPAK nga ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj për tenderin e ushqimeve për familjet në nevojë si pasojë e COVID-19, të marrë nga Ministria e Mbrojtjes, në periudhën kur kjo ministri drejtohej nga Olta Xhaçka.
Në hetimet e kryera për disa muaj nga SPAK, u mor në pyetje edhe ish-ministrja e Mbrojtjes Xhaçka, e cila nuk doli të jetë e implikuar.
Njoftimi i SPAK
Mbi dërgimin për gjykim të procedimit penal nr. 115/2020
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më datë 1.03.2021 ka përfunduar hetimet dhe do dërgojë për gjykim kërkesën për dërgimin në gjyq të procedimit penal nr. 115/2020, në ngarkim të pandehurve:
Ylli Imeri, Dafina Keça, Andrea Dapaj, të akuzuar kryerjen e veprës penale të "Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera ose ankande publike", në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258 e 25 i Kodit Penal. Sokol Zaimi, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të "Shpërdorimi i detyrës", parashikuar nga neni 248 I Kodit Penal
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në datën 10.4.2020, regjistroi procedimin penal nr. 115. për veprat penale të "Shpërdorimi i detyrës" në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248-25 i Kodit Penal dhe "Shkelja e barazisë së pjesëmarrëve në tendera apo ankande publike në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258-25 i Kodit Penal, mbi bazën e kallëzimit të depozituar nga subjekti, Partia Demokratike e Shqipërisë,
Konkretisht nga ana e autoritetit kontraktor Ministria e Mbrojtjes në datë 25.3.2020, është bërë shpallja e procedurës me negocim pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës/mallra, kontratë e cila është ndarë në dy lote e më konkretisht:
Objekti: Loti I "Blerje paketa ndihme për familjet në nevojë për përballimin e emergjencës së shkaktuar nga rënia e pandemisë së virusit COVID-19. për nevoja të Drejtorisë së Përgjithshme të Rezervave Materiale të Shtetit", Lloji i procedurës: Nevocim pa shpallje, Fondi Limit: 105,780,000.00 lek ose 874,215,00 euro. Vlera e kontratës: 101,430,000.00 lek ose 838,264.00 euro, Fitues: EUROVIA shpknj.,
Objekti: Loti 11 "Blerje materiale mbrotjëse për mbështetjen e personelit të Forcave të Armatosura të angazhuar në përballimin e emergjencës së shkaktuar nga rënia e pandemise se virusit COVID-19, për nevoja të SHPFA", Lloji i procedurës: Negocim pa shpallje, Fondi Limit: 41,065,000.00 lek ose 339,380.00 curo, Vlera e kontratës: 40,155,500.00 lek ose 331,864.00 euro, Fitues: XPERT SYSTEMS sh.p.k.
Nga dokumentacioni standart i tenderit, rezulton se kjo procedurë është bërë në bazë të nenit 33 të ligjit nr.9643, date 20.11.2006, ndryshuar me Ligjin nr.9800, datë 10.9.2007, Ligjin nr.9855, datë 26.12.2007, Ligjin nr.10170, datë 22.10.2009, Ligjin nr.10309, datë 22.7.2010, Ligjin nr.22/2012, Ligjin nr.131/2012, Ligjin nr. 182/2014, Ligjin nr. 47/2017 dhe Ligjin nr.103/2018 "Për prokurimin publik" e me konkretisht me procedurën me negocim pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës.
Të pandehurit Ylli Imeri, Dafina Keça, Andrea Dapaj me veprimet e tyre si anëtarëtë KVO-së kanë krijuar një favorizim apo paracaktim, që ka mundësuar fitimin e tenderit nga operatorët ekonomik të cilët kanë fituar këto lote.
Gjithashtu, gjatë hetimit ka rezultuar se nga ana e të pandehurit Sokol Zaimi me detyrë drejtori i komanduar, i Drejtorisë së Përgjithshme e Rezervave Materiale të Shtetit, me mosveprim nga ana e tij është sjellësi pasojë përllogaritja e fondit limit për lotin I-rë të tenderit të zhvilluar nga Ministria e Mbrojtjes më datë 25.3.2020 "Blerje paketa ndihme për familjet në nevojë për përballimin e emergjencës së shkaktuar nga rënia e pandemisë së virusit COVID-19, për nevoja të Drejtorisë së Përgjithshme të Rezervave Materiale të Shtetit", në një vlerë më të madhe në masën 5,055,000 leke, duke konsumuar elemenët e veprës penale të "Shpërdorimit të detyrës". parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Ish deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj ka reaguar pas marrjes nga SPKA të 4 zyrtarëve të Ministrisë së Mbrojtjes si të pandehur për akuzim me barazinë e tenderave dhe shpërdorimit të detyrës për tenderat e ushqimit gjatë pandemisë. Kallëzimi është bërë nga PD, ndërsa Alibeaj tha se kjo vërtetoi se akuzat e PD ishin të vërteta.
Sipas Alibeaj, ministria e drejtuar prej Olta Xhaçkës, bleu ushqimet me dyfishin e çmimit, por që sipas tij SPAK nuk i shkoi deri në fund hetimit dhe vuri nën akuzë vetëm 4 nëpunës të nivelit të ulët.
“Abuzimi i Ministrisë së Mbrojtjes me tenderin e ushqimeve për familjet në nevojë gjatë pandemisë prej sot është i provuar. PD tha të vertetën, siç ka bërë keto 8 vjet në opozitë për çdo aferë të qeverisë së Edi Ramës. Nën drejtimin e Olta Xhaçkës, Ministria e Mbrojtjes bleu ushqimet me dyfishin e çmimit dhe tenderi iu dha pa garë një kompanie kompjuterash në Maqedoni, e lidhur me bashkëshortin e Ministres Xhaçka. Dokumentimi i vjedhjes me tenderin e ushqimeve gjatë pandemisë vjen pas dokumentimit nga SPAK të një tjetër denoncimi të PD për vjedhjen me tenderat e pajisjeve mjekësore. Ministria e Shëndetësisë, e drejtuar nga Ogerta Manastirliu, i bleu ato me 2, 3 dhe 4fishn e çmimit dhe temderat u shpallën sekretë. Për fat të keq, SPAK nuk i shkoi deri në fund këtyre çështjeve, duke ngritur akuza vetëm për nëpunës të nivelit të ulët drejtues. SPAK dështoi të ndeshkojë hajdutët e vërtetë, Edi Rama, Olta Xhaçka dhe Ogerta Manastirliu, që dolën garant për vjedhjen, u perpoqën të mashtrojnë shqiptaret, si dhe sulmuan dhe shpifën ndaj opozitës që denoncoi skandalin. Vjedhja me prova në kohën me të veshtirë për shëiptarët provon edhe njëherë se Edi Rama i ka braktisur qytetarët. Koha kur qeveria vjedh njerëzit do të marrë fund në 25 Prill! Është koha për ndryshim!”, shkruan Alibeaj.
O alibajga e pd ti je njeriu më negativ te partia antishqiptare partiawc pd. Ti je nipi i tradhtarit isa toska që ka lyer duart me xhak Shqiptare me një fjal ti je një mut i madh.
Përgjigju