Sfida që i bëri Ervin Salianji nga Elbasani, duke mbushur të njëjtën sallë, vetëm pak ditë pasi Sali Berisha kishte zhvilluar një takim me demokratët atje, ka shkaktuar dukshëm zemërim te kryedemokratit.
Këtë të mërkurë, ai paralajmëroi përjashtimin e Salianjit, me pretendimin se sallën e mbushi me ndihmën e Suel Çelës, personazhit i cili nga SPAK akuzohet si kreu i një organizate kriminale.
“Për sa i përket takimit të Salianjit, kemi pasur disa informacione që pohojnë se Suel Çela ka qenë organizatori kryesor i takimit. Që një anëtar i kuoptuar i Kryesisë dhe i Këshillit Kombëtar të organizojë, së bashku me Suel Çelën, kriminelin më të rrezikshëm, një takim të tillë, është absolutisht e papranueshme dhe kurrë nuk mund të kalojë. Në këtë kontekst, ai që ndërmerr një veprim të tillë ka tejkaluar vijën e kuqe dhe është plotësisht përgjegjës për veprimet e tij”, tha Berisha.
Ndërhyrja e Suel Çelës u pretendua nga Flamur Noka edhe në mbledhjen e kryesisë të pak ditëve më parë. Ai akuzoi Salianjin, se përmes Suel Çelës ka presionuar demokratët të mos marrin pjesë në Foltoren e Sali Berishës.
Por Salianji paralajmëroi se do të flasë me fakte për lidhjet e lidershipit demokrat me këtë eksponent, duke i kujtuar Flamur Nokës akuzat e Gazment Bardhit në 2021 se bashkëpunonte me të, për mbledhjen e firmave për Kuvendin e Rithemelimit.
Përballja Berisha-Salianji nisi pak javë më parë kur ish-deputeti dhe anëtari i kryesisë nisi një lëvizje për ringritjen e PD-së, në kushtet kur sipas tij mungon reflektimi për humbjet e njëpasnjëshme.
K.B/I.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Mars, 08:12
Rritja e çmimit të ushqimeve, a duhet të marrë masa qeveria për të mbrojtur konsumatorët?
-
Po
89.8%
-
Jo
7.3%
-
Nuk e di
2.8%
Vota total: 3552
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘I zhgënjyer dhe i prerë në besë’, rrugëtimi i Dritan Burgisë nga rithemelimi te përjashtimi: Manipulimi i primareve, numri i anëtarësisë u rrit me lista fasonerie
28 Mars, 22:07
-
Berisha përsërit akuzat për Partizanin, reagon sërish Filip Çakuli: Plak i rrjedhur, sajon pronarë të rinj me halucinacionet e tij
28 Mars, 21:43
-
Raportet/ Parti fantazmë, zero aktivitet në vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025
28 Mars, 18:57
-
‘Mori fund’, Evi Kokalari zbulon lojën e Berishës dhe djalit të tij në 2022, ultimatum kryetarit të PD: Gara vetëm mes meje e teje!
28 Mars, 17:48
-
Berisha ‘sqaron kilometrin e fundit’ dhe i rikthehet sulmeve ndaj Bashës: Lul Brava donte që të ishim simotër e PS-së në qeveri
28 Mars, 15:48
-
Berisha sulmon sërish Kos: Raciste e paguar nga Rama! Spastrimet në PD? Do hapim partinë! Më 17 prill protesta e radhës
28 Mars, 13:08
-
Ardi Stefa: Makineri balte, shpifjesh, intimidimesh e shantazhesh
28 Mars, 11:18
-
Ylli Pata: Radiografia e Non-Gratës pesë vjet më pas!
27 Mars, 18:55
-
'PD nuk pret zgjidhjen e çështjes së non-gratës', demokrati për Report TV: Nuk ka asnjë vlerë, Blinken nuk është Amerika
27 Mars, 17:42
-
Gary Kokalari risjell ‘kapitujt e errët’ të pushtetit të Berishës: Si Shkëlzeni negocionte çmimet e fishekëve dhe vdekja e dyshimtë e Kosta Trebickës
27 Mars, 17:04
-
A e ka luksin PD të përjashtojë Ervin Salianjin? Gjoni për Report TV: Është intrigë e Berishës për mbijetesë politike! Mustafaj: Partia ka nevojë për disiplinë e jo përçarje
27 Mars, 14:31
-
Ralf Gjoni në Report TV: Opozitë e paaftë, PD është në shërbim të pushtetit
27 Mars, 14:20
Kete informacion re Sale ne ketu i dinim 2 dite para se te behej mbledhja e keshillit kombetar i PD-se qe salla do ishte plot brenda dhe jashte teatrit dhe kush do ta organizonte.
PërgjigjuNuk duhet te largohet Salianji por te behet sekretar i partise se opozites keshtu kemi rritje ne antar te rinj
Përgjigju