
Thimi Prifti
Detaje të reja kanë dalë në lidhje me profilin e shqiptarit të ekzekutuar në Greqi mbrëmjen e djeshme. 56-vjeçari i identifikuar si Thimi Prifti, nuk ishte një figurë e panjohur për policinë dhe drejtësinë greke.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur e ekzekutimit në Paleo Faliro, ku dyshohet se viktima ka qenë i përfshirë në ngjarje kriminale.
E kaluara e viktimës ka rënë në lupën e hetimeve që tregojnë rastet e mundshme të arsyeve që kanë dashur shqiptarin të vdekur.
Sipas raportimeve të policisë për gazetën greke protothema.gr, thanë se 56-vjeçari ishte arrestuar disa herë më parë dhe akuzohej për organizator bande, trafik të lëndëve narkotike, trafik cigaresh dhe falsifikim.
Ajo që po hetohet gjithashtu është nëse viktima e atentatit është e lidhur me makinën që u pikas në fund të nëntorit në një pjesë pranë zonës së ekzekutimit, ku u gjenden brenda një kallashnikov dhe disa granata.
Lajmi kryesor:
Del FOTO, kush është 56-vjeçari që u ekzekutua me tre plumba në Greqi! I dënuar më parë si anëtar i një bande droge











