TIRANË- Ish-drejtoresha e ARRSH-së, Sonila Qato është shpallur e pafajshme nga Apeli i GJKKO-së. Qato ishte dënuar me 6 muaj burg nga Gjykata e Posaçme për shkelje me tenderin Kardhiq-Delvinë.
Vendimi u dha nga trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Iliriana Olldashi, Engert Pëllumbi dhe Tereza Merkaj, të cilët shpallën të pafajshëm edhe 9 të akuzuarit e tjerë të kësaj dosjeje, pasi sipas gjykatës “fakti nuk përbën vepër penale”.
Të pafajshëm u shpallwn Simon Prendi, Elona Gogo, Erdit Salillari, Admir Pahumi, Nikollaq Mihali, Miranda Shkurti, Arbër Troka, Almir Hoxhaj dhe Arjana Hasani, të akuzuar për “Shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.
Hetimi për procedurën e tenderit të lotit të 7-të të rrugës Kardhiq-Delvinë nisi pas kallëzimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, i cili referoi materialet në SPAK për dyshime mbi shkelje në procedurat e prokurimit publik.
Vendimi i Apelit të GJKKO
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Iliriana Olldashi, Engert Pëllumbi dhe Tereza Merkaj, vendosi:
1. Lenien në fuqi te vendimit nr. 52, date 23.07.2025 tä Gjykates se Posaçme e Shkalles se Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për të pandehurit M.Sh, N.M, A.P, A.T, A.H dhe A.H.
2. Lenien në fuqi të vendimit nr. 52, date 23.07.2025 te Gjykates se Posaçme e Shkalles së Parë per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për te pandehurin S.P per kryerjen e veprës penale "Falsifikimi i dokumenteve", parashikuar nga neni 186/2 dhe 3 të Kodit Penal, pasi në bazë të nenit 388, pika 1, germa "b" të K.Pr.Penale, fakti nuk përbën vepër penale.
3. Ndryshimin e vendimit nr. 52, datë 23.07.2025 të Gjykatës së Posaçme e Shkalles së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pjesën tjetër të tij, në këtë mënyrë:
- Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit S.P për kryerjen e veprës penale "Shkelja e barazise se pjesëmarrësve ne tendera apo ankande publike", parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal, pasi në bazë të nenit 388, pika 1, germa "b" të K.Pr.Penale, fakti nuk përbën vepër penale;
- Deklarimin e pafajshëm të të pandehurës E.G për kryerjen e veprës penale "Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike", parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal, pasi në bazë të nenit 388, pika 1, germa "b" te K.Pr.Penale, fakti nuk përbën veper penale;
- Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit E.S për kryerjen e vepres penale "Shkelja e barazise së pjesëmarrësve ne tendera apo ankande publike", parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal, pasi në bazë të nenit 388, pika 1, germa "b" të K.Pr.Penale, fakti nuk përbën vepër penale;
- Deklarimin e pafajshëm të te pandehurës Sonila Qato per kryerjen e veprës penale "Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike", parashikuar
nga neni 258 i Kodit Penal, pasi në bazë të nenit 388, pika 1, germa "b" të K.Pr.Penale, fakti nuk përbën veper penale;
- Shpenzimet giygësore ne ngarkim te shtetit.
U shpall në Tiranë, sot më datë 20.04.2026.
Lajmi në përditësim...
Komente











Shteti duhet ti jape 1 mil € demshperblim zyrtares keshtu kemi drejtesi dhe rritje cilesie
PërgjigjuPo tani dëmin moral të atyre burave e grave(baballarë e nëna)kush ja rrikthen në sytë e fëmijve,prindërve.Ky nuk është SPAK e GjKKO pkr çdrejtlsi e organ i vënies së gjobave për përfitime politike dhe ndoshfa e materiale.Mjaftë më O PARLAMENTAR TË TË DY KRAHËVE SHPËRBËJINI dhe bëjuni zotë të vëndit.Shqipëria ka qënë e dotë jetë në europ duan apo jo europa dhe të tjerë.
PërgjigjuPoshte KLSH e Metes
PërgjigjuRespekt per Sonila Llambi Gegeprifti (Qato)!
PërgjigjuO Ramé, e gjithe kjo histori persekutimi te ketyre njerzve bie vetem mbi ty, e mos na shit mend per reformen ne drejtesi. Punonjesit e shtetit skane leke te paguajn avokat ti nuk i ke mbrojt per vite me rradhe
PërgjigjuKjo tregon qe ky shtet legen per 7 vite me rradhe e sorrollati ish drejtoreshen per ta denuar 7 vjet me akuza e poshterime hipotetike, e ne fund i dha pafajsine. Me te drejte ska bere asgje, por a e meritonte kete kalvar gjyqesh drejtoresha dhe punonjesit e saj per kaprico te statistikave te skap ?! Sigurisht qe jo, e ndaj reforma ne drejtesi duhet te vazhdoje pasi spak eshte kthyer ne nje autoparlant baltosje me apo pa te drejte ndaj cdokush, i ndershem apo i dyshuar, burokrat karriere apo dyshime !
PërgjigjuSonila zonj grua u rropat 6 vjet gjykatave vetem se mbrojti interesin e shtetit. Ja prokuroria e skapit
PërgjigjuU sorollat se nuk mbrojti interesin e ballukes