Akuzohen për korrupsion, arrestohen kryetari i gjykatës së Bosnjës dhe ish-shefi i spiunazhit

Akuzohen për korrupsion, arrestohen kryetari i gjykatës së Bosnjës dhe ish-shefi i spiunazhit

Ranko Debevec, Osman Mehmedagic

Policia boshnjake arrestoi të hënën kryetarin e gjykatës së Bosnje Hercegovinës dhe ish-kreun e agjencisë së spiunazhit, nën dyshimet për shpërdorim detyre dhe akte të tjera kriminale.

Oficerët e Agjencisë Shtetërore të Informacionit dhe Mbrojtjes arrestuan zotin Ranko Debevec dhe ish-kreun e Agjencisë së Inteligjencës, Osman Mehmedagic me urdhër të prokurorit, thuhej në një deklaratë të zyrës së prokurorit të shtetit.

“Personat e përmendur dyshohen për veprën penale shpërdorim detyre, të lidhur me vepra të tjera kriminale të parashikuara në kodin penal të Bosnje-Hercegovinës”, vazhdonte më tej deklarata duke shtuar se nuk do të jepet asnjë informacion i mëtejshëm.

Zoti Debevec ka kryesuar atë që njihet si gjykatën e Bosnje Hercegovinës që prej vitit 2017.

Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Prokurorial kishte kryer më parë një hetim disiplinor ndaj tij lidhur me sjelljet si brenda dhe jashtë gjykatës, për të cilën këshilli, pohonte se po dëmtonin reputacionin e zyrës së tij.

Sipas njoftimeve zoti Debevec ishte takuar me zotin Mehmedagic jashtë gjykatës, në kohën kur ndaj tij ishin ngritur disa kallëzime penale. Ai akuzohet gjithashtu se kishte dhënë informacione të rreme mbi pronat e tij.

Më vonë, akuzat ndaj zotit Debevec mbi çështje disiplinore u hodhën poshtë.

Në muajin mars Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj Osman Mehmedagic-it nën dyshimet për minim të institucioneve demokratike dhe rrezikim të paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.

Osman Mehmedagic është akuzuar për keqpërdorim të kompanisë shtetërore të telekomunikacionit në favor të një partie politike dhe se kishte bashkëpunuar me rrjete kriminale për pasurim personal dhe partiak./VOA

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille