GJKKO ka caktuar masa sigurie për Sali Berishën (detyrim paraqitje), Jamarbër Malltezin (arrest në burg) dhe ndërtuesin Fatmir Bektashi (arrest në burg), i përfshirë në ndërtimet e pallateve në zonën ku ndodhej ish-Kompleksit Sportiv Partizani, duke i vënë para përgjegjësisë për një prej aferave më të mëdha korruptive të Berishës kur ai qeveriste vendin.
Dosja e privatizimit të ish-Kompleksit Partizani me numër 287/2020, u regjistrua nga SPAK për veprën penale të pastrimit të produkteve të veprës penale, parashikuar në nenin 287 të Kodit Penal. Për pastrimin e produkteve të veprës penale parashikohet 5-10 vite burg, ndërsa kur vepra kryhet në bashkëpunim dhe sjell pasoja të rënda siç është edhe rasti i tjetërsimit të ish-Kompleksit Sportiv Partizani, parashikohet një dënim jo më pak se 15 vjet me burgim.
Në kallëzimin penal që Taulant Balla referoi në SPAK në vitin 2020, pretendohet se janë konsumuar veprat penale të shpërdorimit të detyrës në bashkëpunim, të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike në bashkëpunim, të falsifikimit të dokumenteve, pastrimit të të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale si dhe vepra penale e korrupsionit aktiv dhe pasiv.
Një pjesë të këtyre veprave penale janë parashkruar për shkak të kohës së gjatë të kryerjes së dyshuar të tyre, pasi operacioni abuziv për tjetërsimin e ish-Klubit Sportiv Partizani është finalizuar në tetor të vitin 2009.
Pastrimi i produkteve të veprës penale është një vepër objekt i ligjit anti-mafia të vitit 2009, i cili parashikon që përveç dënimit të autorit të veprës penale, konfiskohet edhe pasuria që është produkt i veprës penale, në rastin konkret prona publike ish klubi Partizani.
Sa i përket veprës penale për korrupsionin pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë, akuza e vetme me të cilën mund të përballet Sali Berisha, parashikohet 4 deri në 12 vite burg.
“Kërkimi ose marrja, drejtpërdrejt ose tërthorazi, i çdo lloj përfitimi të parregullt apo i një premtimi të tillë, për vete ose për persona të tjerë, ose pranimi i një oferte a premtimi që vjen nga përfitimi i parregullt, nga funksionari i lartë shtetëror ose i zgjedhuri vendor, për të kryer ose mos kryer një veprim që lidhet me detyrën a funksionin e tij, dënohet me burgim nga katër deri në dymbëdhjetë vjet”.
Ore tartarugë, po s'duhet të ketë Dënim me Burg për këta vemje. Ato DUHET të Digjen të Gjallë në Turrën e Druve dhe të Varen për Këmbësh dhe më pas të Rripen të Gjallë në agoni e sipër. Asnjë mëshirë pë vrasësit, kriminelët dhe hajdutët e degjeneruar dhe të mbaruar!
Përgjigju