Sekuestrohet pallati 8-katësh në Vlorë, shpallen në kërkim dy pronarët! Leja e ndërtimit me dokumente false, një pjesë e truallit tokë shtet (VIDEO)

VLORË-  Me vendim të Gjykatës së Apelit në Vlorë, marrë më 7 korrik, është sekuestruar një pallat 8 katësh në lagjen “Pavarësia” që ndodhet në fazë ndërtimi. Prokuroria u nxit të hetojë pas kallëzimit të një qytetari, i afërm i pronarëve të tokës ku është ndërtuar pallati, të cilit gjatë fazës së punimeve, i është shembur totalisht shtëpia, që ndodhet jashtë hapësirës së lejes së ndërtimit.

Dy pronarët investitorë, Hito dhe Viktor Muskaj janë shpallur në kërkim, ndërsa nga hetimet e nisura që në vitin 2021, Prokuroria thotë se ka arritur të faktojë se janë falsifikuar dokumente duke përvetësuar 150 m2 tokë shtetërore dhe ka dyshime për pastrim parash.

Leja e ndërtimit është dhënë në emër të të afërmve Muskaj në vitin 2020 nga Bashkia e Vlorës, me bashkëinvestim në masën 80% nga ndërtuesi Bektash Petoshati.

Prokuroria e Vlorës thotë se Hito Muskaj është bërë pronar i një sipërfaqeje ndërtimi 37.3 m2 dhe 150 m2 truall me vendim të Bashkisë dhe Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, mbi bazën e një dokumenti të falsifikuar. Konkretisht, Hito Muskaj ka paraqitur një dokument: “ “Leje ndërtimi e meremetimi” të vitit 1986 nga K.E i Këshillit të Popullor Vlorë, që prokuroria thotë se është provuar që është i falsifikuar në formë dhe përmbatje. Mbi bazën e këtij dokumenti të falsifikuar për pronësinë e 150 m2 truall (që hetimet zbuluan se rezulton të jetë tokë shtet), është marrë edhe leja e zhvillimit dhe ndërtimit, për 2 sipërfaqe të ndryshme, 416.8 m2 dhe 150 m2 dhe aktualisht ndërtuesi Petoshati ishte duke e çuar pallatin në fazën përfundimtare. Në një reagim për media ai tha se e gjitha bie në kurriz të tijin dhe të qytetarëve që kanë prenotuar apartamente në këtë pallat.

Ndërkohë, personit që ka bërë kallëzimin, J. Muskaj, i afërm me pronarët e tokës, në korrik të vitit 2021, gjatë fazës së ndërtimit të pallatit, i është shembur totalisht godina në pronësi të tij, veprime këto që sipas prokurorirsë, dyshohet se janë kryer tej parashikimeve të lejes së ndërtimit dhënë nga Bashkia e Vlorës. Vendimi i Apelit u mor me kërkesë të prokurorit, as një muaj larg vendimit të Shkallës së parë dhënë më 19 qershor 2022, që në fakt nuk kishte vendosur sekuestron e pallatit.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:53
U sekuestrua pallati, ndërtuesi: Pronarët thonë se dokumentet janë në rregull! Bëhet fjalë për një falsifikim që mund të jetë bërë para 20 vite

 

Bektash Petoshati, ndërtuesi i pallatit i cili është sekuestruar nga Gjykata në Vlorë ka thënë për mediat se ai vetë, që është edhe investitor në masën 80%, nuk e ka të qartë se çfarë ka ndodhur. Sipas tij pronarët thonë se dokumentet janë në rregull! Sipas tij bëhet fjalë për një falsifikim që mund të jetë bërë para 20 vite

“Unë jam ndërtuesi dhe jam investitor në masën 80%. Unë kisha dëgjuar disa herë, pasi pala tjetër që pretendon për objektin ka kontaktuar disa herë me mua. U kam thënë personave që kanë kontratën me mua që ta zgjidhin këtë situatë sepse po rëndohem për një gjë që s’ka lidhje me mua. Më kanë thënë që e kemi të saktë.

Janë 2 pronarë, prona e parë më kanë thënë që është shumë në rregull. Tjetra, një banesë 37.5 metra katrorë pretendohet se është një dokument i falsifikuar që unë nuk e kam parë. Për mendimin tim vendimi i gjykatës është i pandershëm. Ne do të bëjmë ankimin sipas ligjit”, ka thënë ai.

Certifikata që ka dalë nga ZVRPP Vlorë është shumë e rregullt por bëhet fjalë për një falsifikim të bërë 20 vite më parë”, ka thënë pronari.

Ora 11:13
Dalin PAMJET, ja godina 8-katëshe në ndërtim e sekuestruar sot nga prokuroria e Vlorës

Kjo është godina 8-katëshë në ndërtim që është sekuestruar sot nga Gjykata e Vlorës.

Ora 11:07
Iu sekuestrua godina 8-katëshe, ja cilët janë dy pronarët e shpallur në kërkim

1657271425_Screenshot6.jpg

Pronarët e objektit që u sekuestrua nga Gjykata e Vlorës janë Hito Muskaj dhe Viktor Muskaj, të cilët janë shpallur në kërkim.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • PETRIT: 08/07/2022 14:15

    Te vetmit qe do te dalin te humbur jane ata qe kane bere parapagim. Si gjithmone e ha i pafajshmi dhe shteti qe duhet te dali ne mbrojtje ben sehir.

    Përgjigju
  • Durresi: 08/07/2022 13:44

    Po pse nuk i lane dhe ta suvatonin e lyenin??

    Përgjigju
  • Bektashi: 08/07/2022 13:24

    Opa bektashi me makaronadha oktapodi.po ku i gjete leket o Bimbash????mase terheq kemben zvarr per te tjere.

    Përgjigju
  • Dukatas: 08/07/2022 12:26

    Bektash Petoshati po pastron leket e tija qe vodhi ne Bazene e Pashalimanit dhe te krushkut Kosta Vjero qe ka vjedhur si doganier 20 e kusurr vjet.A moj Vlore te kam dhjere s,te mora vesh njehere

    Përgjigju
  • Vlora: 08/07/2022 12:15

    Te gjithe ket zullum ne vlore i kemi nga kryekrimineli shpetim gjika.

    Përgjigju
  • Keno: 08/07/2022 11:28

    Po pse vetem ajo godine eshte. 80% e pallateve ne Vlore jane ndertuar ne toke shteti dhe me para krimi. Ti futesh me themel aty, o nene, o nene ca zbulon. Qenka bere esell prokuroria e Vlores.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë