Akuzoheshin për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera, GJKKO shpall të pafajshëm 7 zyrtarët e Drejtorisë së stampimit të targave Durrës

Akuzoheshin për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera, GJKKO shpall të pafajshëm 7 zyrtarët e Drejtorisë së stampimit të targave Durrës

GJKKO

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur të pafajshëm 7 personat e arrestuar nga SPAK në Drejtorinë e Targave dhe Shtypshkrimit Durrës për veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Shkelje e barazisë në tendera” e kryer në bashkëpunim.

Çështja ndaj 7 të pandehurve u dërgua për shqyrtim nga SPAK në nëntor të vitit 2022, ndërsa sot GJKKO ka marrë vendimin për shpalljen të pafajshëm të të pandehurve.

Njoftimi i plotë:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më datë 22.11.2021 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Dërgimin për gjykim të ҫështjes penale me Nr. 293 të vitit 2020, në ngarkim të të pandehurve A.G, N.D, Xh.D dhe Y.S akuzuar për figurën e veprës penale “Shpërdorim i detyrës” e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal, si dhe në ngarkim të të pandehurve E.M dhe E.H akuzuar për figurën e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258 paragrafi i parë e 25 i Kodit Penal.

2. Pasi shqyrtoi kërkesën e prokurorisë, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (seanca paraprake) me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Flora Hajredinaj, me vendimin Nr. 6/67 Regjistri Themeltar, datë 20.11.2022 vendosi: dërgimin e ҫështjes për gjykim.

3. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvilluar me rregullat e gjykimit të zakonshëm. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Erjon Çela, Rudina Palloi dhe Irena Gjoka, bazuar në nenet 25, 248 dhe 258 të Kodit Penal, nenet 388/1 shkronjat a) dhe b) dhe 485 të Kodit të Procedurës Penale, vendosi:

1.            Deklarimin e pafajshme të të pandehurës A.G, për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” kryer në bashkëpunim e parashikuar nga neni 248 – 25 i Kodit Penal, pasi në zbatim të nenit 388/1 shkronja “a” dhe “b” të K.Pr.Penale, fakti nuk provohet se ekziston dhe fakti nuk përbën vepër penale.

2.            Deklarimin e pafajshme të të pandehurës N.D, për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” kryer në bashkëpunim e parashikuar nga neni 248 – 25 i Kodit Penal, pasi në zbatim të nenit 388/1 shkronja “b” të K.Pr.Penale, fakti nuk provohet se ekziston.

3.            Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Xh.D, për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” kryer në bashkëpunim e parashikuar nga neni 248 – 25 i Kodit Penal, pasi në zbatim të nenit 388/1 shkronja “b” të K.Pr.Penale, fakti nuk provohet se ekziston.

4.            Deklarimin e pafajshmëm të të pandehurit Y.S, për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” kryer në bashkëpunim e parashikuar nga neni 248 – 25 i Kodit Penal, pasi në zbatim të nenit 388/1 shkronja “b” të K.Pr.Penale, fakti nuk provohet se ekziston.

5.            Deklarimin e pafajshme të të pandehurës E.M, për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” kryer në bashkëpunim e parashikuar nga neni 258 – 25 i Kodit Penal, pasi në zbatim të nenit 388/1 shkronja “b” të K.Pr.Penale, fakti nuk përbën vepër penale.

6.            Deklarimin e pafajshmme të të pandehurës E.H, për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” kryer në bashkëpunim e parashikuar nga neni 258 – 25 i Kodit Penal, pasi në zbatim të nenit 388/1 shkronja “b” të K.Pr.Penale, fakti nuk përbën vepër penale.

7.            Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit H.K, për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” kryer në bashkëpunim e parashikuar nga neni 258 – 25 i Kodit Penal, pasi në zbatim të nenit 388/1 shkronja “b” të K.Pr.Penale, fakti nuk përbën vepër penale.

8.            Shpenzimet procedurale gjatë fazës së hetimit si dhe shpenzimet gjyqesore lihen siç janë bërë.

9.            Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim nga palët brënda 15 (pesëmbedhjetë) ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, afat i cili fillon nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit të arsyetuar

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alma: 06/11/2023 23:30

    Sa mire. Nje vrime e madhe ne uje e SPAK. Me interes te dime kush qene prokuroret....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

FOTOLAJM/ Ja si bllokohet trafiku në zonën e Bllokut në Tiranë

FOTOLAJM/ Ja si bllokohet trafiku në zonën e Bllokut në Tiranë