TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka kërkuar konfiskimin e pasuisë së Selami Duraku dhe familjarëve të tij. Sipas njoftimit për media, Prokuroria sqaron se pasuritë e tij vijnë si rrjedhojë e veprimtarive kriminale.
Prokuroria kërkon konfiskimin e 2 apartamenteve e 2 garazheve të Selami Durakut në Tiranë
Duraku është në proces gjyqësor në Angli pasi ka qenë i arrestuar nga policia e Leicestershire/Mbretëri e Bashkuar, për veprën penale "Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike".
Prokuroria e Tirans kërkon:
- - Pasuri e llojit apartament, me sipërfaqe 103.20 m2, në rrugën Aleksandër Moisiu, Tiranë.
- - Pasuri e llojit apartament, me sipërfaqe 100 m2, në rrugën Aleksander Moisiu, Tiranë.
- - Pasuri e llojit garazh, me sipërfaqe 17.20 m2, në rrugën Aleksander Moisiu, Tiranë.
- - Pasuri e llojit garazh, me sipërfaqe 17.40 m2, në rrugën Aleksander Moisiu, Tiranë.