Gjykata ndryshon masën, biznesmeni Fiqiri Farruku në ‘arrest shtëpie’! Ndërtoi 11 katëshin për të cilin u arrestua Vangjush Dako

Gjykata ndryshon masën, biznesmeni Fiqiri Farruku në ‘arrest shtëpie’! Ndërtoi 11 katëshin për të cilin u arrestua Vangjush Dako

Pallati ku është bërë shtesa pa leje

Gjykata Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka ndryshuar sot (4 dhjetor 2023) masën e sigurisë nga 'arrest në burg', në 'arrest shtëpie', për biznesmenin Fiqiri Farruku. Farruku u arrestua për ndërtimin e pallatit në Durrës që u dëmtua nga tërmeti, ngjarje për të cilën prej 6 qershorit 2023, është i arrestuar edhe ish-kryetari i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, i cili aktualisht ndodhet në burg.

Biznesmeni i arrestuar është pjesë e dosjes që Prokuroria e Posaçme po heton për ish-kryetarin e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, drejtorin e Drejtorisë së Kontrollit dhe Planifikimit të Territorit Adhurim Qehajaj, arkitektin Ermal Lama, projektuesen Meri Semini topografët Fatmir Ejupi dhe Adrian Bulku.

Me vendimin e sotëm gjyqtari Erjon Bani vendosi gjithashtu që Fiqiri Farruku detyrohet të mos largohet nga banesa e tij dhe të mos komunikojë me persona të tjerë me përjashtim të atyre që bashkëjetojnë me të.

Fiqiri Farruku, administrator i firmës së ndërtimit Fakle Sh.p.k. u arrestua më 6 qershor 2023  nga SPAK me akuzat për falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve të kryer në formën e falsifikimi të formulave të miratuara nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpunim. 

Lejimi i katër kateve shtesë në pallatin e ndërtuesit Fiqiri Farruku në lagjen 5 në Durrës, është pikërisht njëra nga akuzat me të cilat SPAK kërkoi arrestimin e ish-kryebashkiakut Vangjush Dako dhe 9 personave të tjerë. Report TV siguroi kërkesën e plotë të prokurorisë drejtuar gjykatës së posaçme atëherë në të cilën sqarohej se punimet për pallatin, që sot është 11 kate, kanë nisur në vitin 2010, fillimisht me një aplikim në Bashkinë e Durrësit për vetëm 7 kate, përdorur kjo si truk për të shmangur nevojën e një studimit sizmiologjik, i cili është i detyrueshëm për pallate mbi 7 kate. Por në vitin 2012, pallati përfundoi jo me 7 kate, por me 4 të tjera shtesë nga projekti fillestar.

Por nga momenti kur mori lejen për 7 kate, sipas SPAK ndërtuesi dorëzoi ndër vite deri në 2012-ën disa kërkesa në bashki për shtimin e kateve, një nga një, dhe Bashkia e Durrësit, e zbardhi lejen dy vjet më vonë, në 2014, sipas SPAK me dijeninë e Vangjush Dakos, ku ligjërohen 11 kate. Në dosje, citohet se nisja e punimeve është kontrolluar nga një supervizor pa licencë, në moshën 79 vjeç.

Njoftimi i Gjykatës

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi