Ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja ka bërë mbrojtjen në Gjykatën e Posaçme, teksa deklaroi se apartamenti në Golem me hapësirë 60m2 dhe një garazh, është në emër të vëllait dhe duhet të përgjigjet ai. Për huanë që ka marrë nga kunati shprehet se ka punuar në emigrim. Ndërsa për apartamentin në Tiranë shprehet se ka marrë kredi.
"Sa ti takon huasë 10 mijë euro nga kunati. Ai ka punuar në emigrim, dhe nuk i deklaron të ardhurat në vitet 2000 nga emigracioni. Për apartamentin 146m2 në Tiranë kam marrë kredi deri në vitin 2033", tha Dedja.
Prokuroria që u akuzua nga Dedja tha se ka ngritur akuza të pambështetura në prova.
"Akuza nuk është konceptimi. Gjyqtari i seancës paraprake nuk është shprehur me vendim se provat ishin të pamjaftueshme. Seanca paraprake nuk zëvendëson gjykimin në themel".
GJKKO vendosi të shtyjë seancën për 15 qershor të mbrojtjes së vendimit për të përgatitur konkluzionet. Mbrojtja kërkoi ti vihen në dispozicion të gjitha procesverbalet e procesit gjyqësor. Bashkim Dedja akuzohet për fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë, ndërsa SPAK kërkoi 1 vit burgim që konvertohet për shkak të gjykimit të shkurtuar në 2 vite shërbim prove. Pas daljes nga seanca Dedja nuk preferoi të komentonte, duke thënë se do përgjigjet në një moment tjetër.
SPAK ka këruar që Bashkim Dedja të shpallet fajtor për veprat penale të ‘mosdeklarimit të pasurisë’ dhe ‘deklarimit të rremë të pasurisë’. Dedja bëhet i pari ish-gjyqtar që është shkarkuar nga procesi i vettingut për të cilin SPAK kërkon dënimin, ndërsa të tjerë ish-gjyqtarë dhe ish-prokurorë të shkarkuar nga vettingu janë ende nën hetim.
Bashkim Dedja, akuzohet për kryerjen e veprës penale të "Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim", kryer në formën e deklarimit të rreme dhe të fshehjes, të parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal. Për akuzë të ngjashme është nën hetim edhe ish-gjyqtari tjetër i Kushtetueses, Fatos Lulo.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Mars, 10:09
Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?
-
Shumë
83.5%
-
Pak
11.9%
-
Nuk e di
4.5%
Vota total: 1457
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
I akuzuar për vrasjen e Fatbardh Licit në 2018, Apeli i GJKKO lë në burg Safet Bajrin! I 'forti' i Shkodrës: Përgjime pa lidhje, atë ditë isha në diskotekë dhe restorant peshku
20 Mars, 12:52
-
‘Plumbi i artë’/ Dumani: Më dhanë 100 mijë euro për vrasjen e shokut tim Shkoza! Komisari Lamaj më ra në hak! Diva: Gjyqtarë e deputetë takonin Nuredinin, kam 120 minuta incizime
20 Mars, 11:49
-
U ekstradua dy ditë më parë nga Spanja, GJKKO lë në burg ish-kreun e bandës së Durrësit! Lulzim Berisha mohon njohjen me Luftar Reçin: Nëse më provoni një kontakt, më dënoni si të doni
20 Mars, 09:51
-
'Shpirti' / GJKKO dënon me 10 vite burg dy anëtarë të grupit të përfshirë në skemën e trafikut ndërkombëtar të drogës
19 Mars, 16:32
-
Shpërdoroi detyrën, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin me 8 muaj burg për ish-kryebashkiaken e Libohovës! I konvertohet në 1 vit e 4 muaj shërbim prove
19 Mars, 13:15
-
Dosja ‘5D’/ GJKKO kalon për proces fraksionin e dytë, të pandehur 9 anëtarët e Komisionit të Ofertave në Bashkinë e Tiranës! Pranohet gjykimi i shkurtuar, ja për çfarë akuzohen (EMRAT)
18 Mars, 14:02
-
‘Plumbi i artë’/ Dumani: Otin e Elbasanit s’e vrava dot se Suel Çela më nxori në pritë, flisja në Matrix! Talo Çela më ofroi 2 mln euro për të vrarë Alibejn, bisedat në SKY ECC
18 Mars, 11:15
-
5 muaj seancë paraprake, ç’po ndodh me dosjen e aferës “Partizani”?! Të pandehurit për korrupsion Berisha e Malltezi taktikë për zvarritje pa fund (VIDEO)
18 Mars, 10:39
-
Pjesë e 'skuadrës' së Laert Haxhisë, GJKKO lë në burg të ekstraduarin Kristi Bixheku! Atentat me eksploziv dhe ndihmë për vrasje
17 Mars, 17:46
-
Fshehu pasurinë, GJKKO dënon me 6 muaj burg ish-anëtarin e Gjykatës së Lartë Guxim Zenelaj
17 Mars, 15:14
-
Gruaja ikonë që po “thinjet” për drejtësi! Mediu e kërcënon në sallën e GJKKO, SPAK hesht! Çfarë po e “vret” Zamira Durdën?!
15 Mars, 13:50
-
‘Gërdeci krim shtetëror’, Zamira Durda për Report Tv: Drejtësia po zvarritet, Mediu na kërcënoi në GJKKO, na tha mbylleni gojën! E tmerrshme, rrezikojmë të na nxjerrin nga salla
15 Mars, 11:52
Bashkim dikur the po të kalosh vetingun eshtë sikur te kalosh varrin.tani te futen ne varrr dhe kapakun e arkivolit spo ta lënë as të hapur .po ta kishe shkruar vendimin ashtu siç duhet sdo ishe ne varr brenda te uroje mos të leneë pa varrr
Përgjigju