Një vit e gjysmë pas akuzave për korrupsion e pastrim parash kardiologu Edvin Prifti ende nuk e ka fituar të drejtën për të ushtruar profesionin e mjekut. Apeli i GJKKO ka lënë sot në fuqi pezullimin për ushtrimin e profesionit për kardiokirurgun.
Vetë mjeku pas seancës ka thënë me ironi se nuk e kupton këtë vendim duke nënvizuar se “Nuk prishen provat duke operuar njerëzit nga zemra”.
Mjeku Edvin Prifti akuzohet se mori ryshfet nga kryesekretarja e Gjykatës së Krujës, Manuela Mallakuçi për t'i operuar nënën. Mallakuçi ishte nën përgjim pasi ishte përfshirë në lirimin e të dënuarit Saimir Petani, nga gjyqtarja Enkeleida Hoxha por që nuk u lejua nga SPAK duke e arrestuar atë dhe gjyqtaren Hoxha gjatë seancës.
Në një prej shumë bisedave, Mallakuçi është kapur duke folur me Priftin që t’i kryente një operacion jashtë radhe nënës së saj në këmbim të parave. Gjatë kontrollit mjekut prifti iu gjetën afro 380 mijë euro, ndërsa iu sekuestruan 1 milionë euro.
Kriminel! qelbanik i felliqur qe e rrope popullin duke kerkuar pare pa fund. fundrrine, e ke vendin pas hekurave
PërgjigjuDy gjera ka, ose doktori jeton ne hene ose thjesht do ti hedhi hi syve te publikut. Akuzat vertet nuk jane provuar ne gjykate ende dhe ka nje proces qe duhet te shkoje deri ne fund. Per deri sa akuza eshte per korrupsion ne profesionin e tij eshte absurde te kerkosh ushtrimin e profesionit. Me cfare logjike e kerkon kthimin e te drejtes se ushtrimit te profesionit?! Qe te kete mundesi te marri me shume leke nga pacientet?!
PërgjigjuO Bastard ka zot atje lart per ty????Po ju merr haken e atyre qe te kane vdekur ne salle te operacionit nga leket qe merrje.Do te zene hakat e tyre dhe te familjarve po dale se ske mbaruar pune akoma keshtu do perpelitesh
PërgjigjuRushfeti ne te gjitha fushat eshte kriminal dhe i shemtuar,por ky behet nga bluzat e bardha eshte skandaliz dhe i neveritshem.Keto monstra meritojne te futen ne kafaz
PërgjigjuShume e drejte te mjeku eshte shume e neveritshme se ne fund shko puno privat dhe paguaju me rtoga te larta mos zhvat hallexhiun qe vjen ne shtet ku sigurimet s’i dalin po duhet dhe te paguje qejfet e doktorit