Akuzohet për përdhunimin e punonjëses 18-vjeçare në hotelin e Kombëtares në Gjermani, 26-vjeçari ishte pjesë e stafit të FSHF-së! Bild jep detajet: Shqiptari e futi me forcë në kuzhinë

Akuzohet për përdhunimin e punonjëses 18-vjeçare në hotelin e Kombëtares në Gjermani, 26-vjeçari ishte pjesë e stafit të FSHF-së! Bild jep detajet: Shqiptari e futi me forcë në kuzhinë

Kompleksi ku u akomodua kombëtarja shqiptare në Gjermani

Prokuroria publike e Dortmund ka nisur një hetim për një mbikqyrës të Kombëtares Shqiptare të Futbollit pasi mësohet nga mediat gjermane se ai ka kryer një ngacmim seksual në qendrën sportive të Kamen -Kaiseraut ku u akomodua kombëtarja kuqezi për 3 ndeshjet e grupeve në Euro 2024.

Tanimë edhe BILD ka treguar detajet për këtë ngjarje, teksa mësohet se "supervizori" pjesë e FSHF-së është 26 vjeç dhe ka abuzuar me punonjësen 18-vjeçare në kuzhinën e hotelit.

Lajmi i plotë nga Bild:

“Akuza të rënda pas largimit të skuadrës shqiptare nga Kampionati Europian: Një supervizor (26-vjeç) mësohet se ka dhunuar një grua (18 vjeçare) në kuzhinën e kompleksit ku akomodohej ekipi kombëtar.

Punonjësja e hotelit të shkollës sportive Kaiserau në Kamen ka lajmëruar policinë pas sulmit të 23 qershorit në orën 19:30. Prokuroria publike e Dortmundit konfirmoi se një hetim ishte duke u zhvilluar. “Hellweger Anzeiger” ishte i pari që e raportoi këtë.

E reja i tha policisë në Una (Rain-Vestfalia e Veriut) se shqiptari e kishte futur me forcë në kuzhinë, e kishte puthur dhe abuzuar seksualisht me të. Ajo që është interesante është se edhe pse prokuroria publike u informua menjëherë për veprën seksuale të raportuar, i akuzuari mundi të fluturonte në shtëpi i papenguar të nesërmen (humbja 0:1 kundër Spanjës nënkuptonte eliminimin nga Kampionati Europian gjatë asaj dite)!

Një zëdhënëse e organit të akuzës tha: “Duke qenë se deri më tani nuk ka dyshime të forta për një krim, nuk është bërë asnjë kërkesë për urdhër arresti”. Sipas ligjit gjerman, një përdhunues mund të dënohet me të paktën dy vjet burg. Aktualisht është e paqartë se si do të vazhdojë hetimi, ndoshta përmes një kërkese të ndërlikuar për ndihmë juridike.

Çështja e fajit tani duhet të sqarohet se deri në çfarë mase burri mund ta kishte qenë i ndërgjegjshëm për refuzimin e gruas së re. Shqiptari aludohet se i tha lamtumirë duke i thënë më pas që ta priste. Personi i akuzuar raportohet se nuk është as lojtar dhe as zyrtar i rangut të lartë.

“Kujdesi ndaj punonjëses dhe mbrojtja e të drejtave të saj personale janë prioriteti ynë kryesor”, tha një zëdhënëse e “SportCentrum Kaiserau”. Pasi u bë e ditur ngjarja, burri u pezullua menjëherë nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Ardhja e kombëtares shqiptare është festuar në Kaiserau. Qëndrimi ishte planifikuar për javë të tëra dhe të gjitha dëshirat organizative të të ftuarve ishin zbatuar sipas kërkesave. Më 8 qershor, skuadra mbërriti, përfshirë edhe Presidentin e Federatës Armand Duka (61 vjeç). Presidenti i Shoqatës së Futbollit dhe Atletikës së Vestfalisë (FLVW), Manfred Shnaiders (69 vjeç), tha në atë kohë: “Ne të gjithë jemi shumë të lumtur që ju kemi këtu”.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • iliri: 10/07/2024 04:09

    TURP..NUK BEHET KKJO PUNE ,,,,PO SIKUR TJA BEJNE MOTRES TENDE KESHTU NE VENDIN E SAJ TE PUNES...SI DO JU VINTE....

    Përgjigju
  • Faqezi si gjithmone: 10/07/2024 02:34

    Edhe njehere qe thame se u nderuam doli njeri te na e vere faqen e zeze. Tani gjithe bota do na krahasoje me barbonet e vendeve myslimane qe perdhunojne femrat gjermane. Fare e ndyre

    Përgjigju
  • Iris: 10/07/2024 01:48

    Te shohim kamerat cdo te tregojne,por ka mundesi qe shqipoja te justifikohet e te thote isha i dehur.

    Përgjigju
  • Andalusia: 09/07/2024 21:50

    Mos e ka provoku Gjermanka?

    Përgjigju
    • Or tej: 09/07/2024 22:25

      Me siguri do ja kene bere me kurth. Sala e ka fajin or teeeejjjjj

  • Tope Papagalli: 09/07/2024 20:46

    Mos eshte biri i nje politikani te larte te mazhorances ky fisderri?? Nxirrjani emrin urgjent!!!

    Përgjigju
  • Or tej: 09/07/2024 17:55

    Si mund te denohet nje perdhunues vetem me te pakten 2vjet burg or teeeejjjjj

    Përgjigju
    • Ehu: 09/07/2024 18:20

      Ketu te ne jane denu vrasesit me dy vjet or teejjj

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë