Akuzohet për shpërdorimin e fondeve të BE-së me SASPAK, GJKKO lë në qeli ish-ministrin Beqaj, i refuzon garancinë 5 mln lekë! Të njëjtat masa edhe për 6 të tjerët

Akuzohet për shpërdorimin e fondeve të BE-së me SASPAK, GJKKO lë në qeli ish-ministrin Beqaj, i refuzon garancinë 5 mln lekë! Të njëjtat masa edhe për 6 të tjerët

Ish-ministri Ilir Beqaj në SPAK dhe koordinatori i SASPAK, Ermal Kurtulaj, të arrestuar

Tirane- Gjykata e Posaçme la sot në fuqi masat e sigurimit për ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj dhe 6 të dyshuarit e tjerë, prej të cilëve dy në paraburgim, të akuzuar nga SPAK për skandalin e zhvatjes së fondeve të BE-së nëpërmjet agjencisë SASPAK.

Ish-zyrtari i lartë që dha dorëheqjen pas hetimeve dhe marrjes i pandehur për dosjen e parë të koncesioneve në Shëndetësi, kur gjykohej në gjendje të lirë, kishte kërkuar lirimin për dosjen e dytë, kundrejt garancisë prej 5 milionë lekëve. Avokati pretendoi se ish-ministri Beqaj nuk përbën rrezik arratie apo shoqërore, për të prishur provat dhe penguar prokurorët, por GJKKO njoftoi pak më parë se nuk i ndryshon masat “arrest me burg” apo derivatet e tyre penale për të 7 të dyshuarit.

Beqaj dhe dy prej të dyshuarve kanë masat shtrënguese “arrest me burg” dhe qëndrojnë në qeli prej disa javësh, kurse për 4 të tjerët ka arrest shtëpiak dhe detyrim paraqitjeje.

Gjykata e Posaçme e shtyu më 5 Gusht dhënien e vendimin për ditën e sotme.

SPAK thotë se ka gjetur prova se Ilir Beqaj si drejtues i SASPAC, në bashkëpunim me Ermal Kurtulajn, të cilin vetë e kishte emëruar, urdhëronte procedura fiktive prokurorimi, me vlerë qindra mijëra euro, kompanive të ndryshme për shërbime të pakryera dhe përfitues fundor të ishte pikërisht vetë ish-ministri, përmes Restorant Gzona në Tiranë, që SPAK thotë se është në pronësi të tij.

Mes 8 prokurimeve fiktive të zbuluara, SPAK evidenton pikërisht një të lidhur me ‘Landëays International’. SASPAC i dha 125 mijë € kompanisë së biznesmenit Gazmend Haxhia për organizimin e një konference turizmi “Festa”. Por për të njëjtin event, dhe Ministria e Turizmit pagoi 38.5 mln lekë të reja. Pra gjithsej për të njëjtin aktivitet u paguan nga dy institucioneve shtetërore mbi 500 mijë €, ndërsa në fund i vetmi shpenzim i regjistruar është ai i një darke mundësuar nga “Gzona” me vlerë rreth 41 mijë euro.

Ish-ministri ndodhet i pandehur po në GJKKO edhe për koncesionet 100 mln euro të Shëndetësisë, dosje për të cilën SPAK ka nën akuzë 8 persona, mes tyre të ndaluarit ish-zv/ministrin Klodian Rrjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj. Por për këtë dosje ndaj Beqajt nuk ka pasur masë shtrënguese dhe ndiqej në gjendje të lirë, derisa u zbulua skandali me fondet e agjencisë.

Në hetim për dosjen SASPAC:
Arrest në burg
1- Ilir Beqaj - Drejtori i SASPAC 
2- Ermal Kurtulaj -  Koordinator i projektit EUSAIR 
Arrest në shtëpi:
3- Gazmend Haxhia - Pronari i ‘Landëays International’ - 'detyrim paraqitje'
4- Elton Marini - Menaxher futbollistesh  -ortak i shoqërisë private
5- Alfred Nikollaj - drejtori Administrativ i ‘Landëays International’
6- Gazmend Haxhia- pronar i ‘Landëays International’
Detyrim paraqitje:
6- Bledar Leka 
7- Bjona Zijaj - konsulente financiare 

A.Q/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë