Mori para në këmbim të dhënies së lejes, pezullohet nga detyra drejtori i burgut në Berat

Mori para në këmbim të dhënies së lejes, pezullohet nga detyra drejtori i burgut në Berat

Hiqmet Këlliçi, drejtori i burgut

Gjykata e Beratit ka pezulluar nga detyra drejtorin e Burgut të Beratit, Hiqmet Këlliçi. Ditën e enjte, Gjykata e Beratit ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Rrethit Berat për marrjen e masën ndaluese ndaj Këlliçit, të parashikuar nga Neni 242 i Kodit të Procedurës Penale dhe në një seancë të zhvilluar në dhomat e këshillimit ka urdhëruar pezullimin e ushtrimit të detyrës së tij si drejtori i IEPV Berat, deri në përfundimin e procesit gjyqësor në ngarkim të tij.

Hiqmet Këlliçi akuzohet për “Kryerje të Veprimeve Arbitrare” ndaj një të burgosuri Krios Vangjeli që vuante dënimin në IEPV Berat, vepër penale që parashikohet nga Neni 250 i Kodit të Procedurës Penale.

Kallëzimi penal ndaj Këlliçit është bërë nga avokati i të burgosurit në 16 janar 2020. Në kallëzimin penal thuhet se Këlliçi e ka izoluar të burgosurin Krios Vangjeli nga 13-20 janar 2020 dhe e ka mbajtur në dhomën e izolimit me pranga, duke e lënë edhe më tej afateve që e lejon ligji.

I burgosuri Krios Vangjeli mësohet se është transferuar me urdhër të Këlliçit në fillim të këtij muaji në Repartin e Posaçëm të Burgut të Fierit.

I burgosuri është një emër i njohur për Policinë e Beratit. Ai është arrestuar nje vit më parë ai u akuzua dhe dënua për "plagosje me dashje të mbetur në tentativë" ndaj një shtatasi, ngjarje që ndodhi në bulevardin e qytetit.

Krios Vangjeli, pas një zënke të momentit në një nga lokalet e qytetit, ka marrë një marrë kallashnikovin dhe e ka ndjekur personin që u konfliktuar duke e qëlluar dy herë, por pa e kapur dot.

Në ngarkim të drejtorit të IEPV Berat janë të regjistruara deri më tani në Prokurorinë e Rrethit të Beratit edhe 3 kallëzime të tjera penale për “shpërdorim detyre”.

Dy kallëzime penale janë bërë nga ShÇKB e Burgjeve që e akuzon se favorizonte të dënuarit për “liri me kusht” në këmbim të ryshfeteve dhe një tjetër kallëzim penal për “shpërdorim detyre” është bërë nga disa avokatë të Beratit, që e akuzojnë se ka shkelur të drejtat e avokatëve, duke mos i lejuar për takimet me të paraburgosurit e mbrojtur prej tyre.

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ariu: 26/09/2020 16:48

    Veprime arbitrare i paskan ngrit si akuze per veper penale ahahah, ai eshte per korrupsion pasiv i zyrtareve dhe shperdorim detyre!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Historike/ Egnatia mposht 2-0 Kukësin dhe fiton Superkupën e Shqipërisë, rrogozhinasit bëjnë ‘tripletë’ trofesh! Largohet Çela

Historike/ Egnatia mposht 2-0 Kukësin dhe fiton Superkupën e Shqipërisë, rrogozhinasit bëjnë ‘tripletë’ trofesh! Largohet Çela