U denoncua nga vajza se e kishte përdhunuar rreth 6 muaj më parë, sot është dorëzuar në polici babai i saj, V.Ç, 41-vjeç. Ai ishte shpallur në kërkim 24 orë më parë nga Policia e Vlorës, pas kallëzimit të bërë nga vajza e tij, 17-vjeçare. 

Policia ka bërë ndalimin e tij për arsye se më datë 04.11.2016 vajza e tij, shtetësia Xh.Ç., 17 vjeç, ka kallëzuar se babai i saj ka kryer marrëdhënie seksuale me të, rreth 5-6 muaj më parë.

Materialet iu dërguan Prokurorisë për veprën penale "Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose nën kujdestari", në ngarkim të shtetasit V.Ç.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com