Akuzoi Ramën se nuk i di punët e
Kosovës, “kryqëzohet” Buzhala

Akuzoi Ramën se nuk i di punët e<br />Kosovës, “kryqëzohet” Buzhala
Gazetari kosovar Berat Buzhala i ka befasuar të gjithë me deklaratat e tij ndaj kryeministrit Edi Rama përsa i përket qëndrimit që mbajti në Beograd mbi Kosovën. Sipas Buzhalës, Rama nuk e mbron dot çështjen kosovare sepse nuk i di mirë punët e Kosovës.

Rama paska deklaru ne Beograd se Trepca eshte ceshtje e brendshme e Kosoves.
Ne fakt pse duhet me u thane kjo ceshtje? Pse nje ceshtje e brendshme duhet me u shnderru ne ceshtje bilaterale ne mes Beogradit dhe Tiranes?
Eshte idiotike me bisedu per keso temash ne mes dy shteteve. Fakti qe flitet per pasurine tone, ne mes te dy shteteve, e ben kontestuese, e hap temen.
A kemi more Kryeminister a President a
?”

Një tjetër status i Buzhala.
Kryeministri Rama paska fluturu per ne Beograd, per me u taku me Vucicin. Ne shkrim po thuhet qe kane me diskutu per "raportet shqiptaro - serbe".
Amani te kofte mos fol ne emen temin, nese ka mundesi.
Edhe nje socialist tjeter, para teje, Nano, e pat taku Milloshevicin ne Krete, ne vitin 1997, per me diskutu per raportet shqiptaro - serbe. Pas takimit tha, atebote: Kryeqyteti i shqiptareve te Kosoves eshte Beogradi.
Rri bre Edi. Nuk e njeh Kosoven ti. Lidhje nuk ki me Kosoven ti. Pse po don me e bo çorap krejt punen. Merru me kanabis. Me plehra. Nuk kemi nevoje per avokat ne kete faze. E posacerisht jo per nje avokat qe i thote Aleksander Vucicit 'mik
'.”

Mirëpo qëndrimi që kryeministri Edi Rama mbajti sot në Beograd është pëlqyer nga shumë kosovarë që e kanë komplimentuar tek statusi i Buzhalës.Kurse gazetari Buzhala, për këtë qëndrim të tij është ‘kryqëzuar’ nga komentuesit në llogarinë e tij në “Facebook”.

Ato hedhin poshtë konstatimet e Buzhalës dhe e cilësojnë kryeministrin Rama si mbrojtës të jashtëzakonshëm të interesave të popullit të Kosovës, të paktën kur bëhet fjalë për njohjen e saj si shtet.

Disa nga komentet tek statusi i gazetarit Buzhala.
Ani de i paska thane me fjale tjera mos u perzij n ceshtje t brendshme t Kosoves. Bash mire. Perkrahja eshte gjithe e mireseardhur sidomos prej Shqiprise. Edhe mos u tut se kjo nuk e hap temen, dihet kush i hap temat e brendshme t Kosoves n Bruksel”.
“jo jo Berat don`t spin .. ata i kane vet ne press conference edhe eshte pergjigj.. ska ps aty dialog per Trepcen ... keshtu qe 1 milion te keqija i ka Edi Rama por qitu is OK .. e ne anen tjeter keta shqiptar politikanet tone qe marrin kesi vendime, marketing politik, se hajde kalzom qysh kane me e implemetu qat ligj ne Veri .. krejt kjo pom doket si viti me pare, kur dilshin lajmet subtitetles midis filmit : " U bashkua Mitrovica.. " ..po lej ato fore .. patriotizem ne leter .. u duft me shku me bisedu me stafin serb te trepces ne veri .. barem me u mundu .. e masanej me than .. "ata nuk deshten me qen pjese e vendimit, prandaj e morrem nje vendim te ketille" .. e jo keshtu ne kete menyre .. nje vendim qe nuk ka as edhe nje mundesi me te vogel per me u implementu .. ne fakt e bon situaten edhe ma keq sepse tash shihet me te verte se kush e kontrollon veriun .. prandaj s`ka faj ketu fare Edi Rama
”.

Tirana eshte Kryeqyteti i te Gjithe Shqiptareve . Serbet kudo qe jetojne Beogradin e Shohin si Kryeqytetin e Tyre e duhet te marrim mesim prej tyre . Rams mund te negocioje per te Gjitha viset Shqiptare sikurse Vuqiqi qe Flet ne emer te Serbeve qe jetojne Ne Kosove

Nuk e njeh Kosoven? Nese ky eshte argumenti kryesor atehere lirisht hidhe ne koshin e plehrave. Me mire qe ne nje takim per Kosoven te jete Shqiperia - qe fundja pos arsyeve historike, kulturore dhe emocionale ka pasur qendrimin me perkrahes ndaj shtetit te Kosoves - sesa diplomate turq te tipit te Kivilicit qe shohin enderra per neo-otomanizem. Serbia ne kuader te Qeverise se saj ka nje zyre per Kosoven dhe brenda dites leshon deklaratat me te paskrupullta raciste qe mund te degjohen dhe cuditerisht kurre nuk ka reagime nga publiku ne Kosove. Duket se 'ndjeshmeria' ekziston vetem kur eshte ne pyetje shteti amë :( sa e trishtueshme! BTË, si shpjegohet qe ne njeren ane ankoheni se Shqiperia s'po ben asgje per Kosoven e ne anen tjeter ankoheni prape pse Shqiperia po ben per Kosove. O tempora o mores :("

buzhala koment

buzhala koment
(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet në Dubai Edison Reçi, organizator i atentatit ndaj Preng Gjinit

Arrestohet në Dubai Edison Reçi, organizator i atentatit ndaj Preng Gjinit