Akuzoi VAR-in, Federata Italiane gjobit Igli Taren

Akuzoi VAR-in, Federata Italiane gjobit Igli Taren

Drejtori sportiv i Lazio, Igli Tare

Drejtori sportiv i Lazio-s, Igli Tare është dënuar me 5 mijë euro nga Federata Italiane e Futbollit për kontestimet ndaj punës së gjyqtarëve përgjegjës për monitorimin e VAR në ndeshjen SPAL- Lazio. Ish- futbollisti i kombëtares shqiptare të futbollit shprehu pakënaqësi deri në akuza ndaj penalltisë së akorduar ndeshjen 3 prillit, e cila i kushtoi një humbje të rëndë Lazio-s në minutën e 89-të në transfertën e Ferrarës.

Në minutën e 89-të kryesori i ndeshjes pas një kontakti në zonë dha faull në favor të Lazio-s duke ndëshkuar madje me karton të verdhë lojtarin e SPAL por pas monitorimit me VAR vendosi për penallti e cila u shënua nga Andrea Petagna. Lazio mbetet 3 pikë mbrapa zonës së Europës. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë