/ATSH-AFP/ - Al-Azhar, një prej institucioneve më prestigjioze të islamit sunit me seli në Egjipt, dënoi sot imagjinatën e sëmurë pas karikaturave të profestit Muhamed, publikuar një ditë më parë nga deputeti anti-islam, Geert Wilders në televizionin publik holandez.
Në një komunikatë, institucioni u kërkon të gjithë myslimanëve të injorojnë këtë akt terrorist të urryer, pas publikimi të dhjetëra karikaturave gjatë një emisioni të rezervuar për partitë politike.