Al Baghdadi 'Njeriu i vitit 2015'?
Revista Time shpall 8 finalistët

Al Baghdadi 'Njeriu i vitit 2015'?<br />Revista Time shpall 8 finalistët
Janë 8 finalistët në garë për të qënë njeriu i vitit 2015 në kopertinën e revistës prestigjoze amerikane Time, mes tyre edhe një kandidaturë gati shokuese Al-Baghdadi lideri i ISIS. Bëhet fjalë për personazhe me famë botërore, që zakonisht përzgjidhen për shkak të ndikimit të tyre jashtëzakonisht të madh në ngjarjet e një viti, qoftë për mirë apo për keq. Sipas Time, kalifati, ka frymëzuar dhe tërhequr ndjekës e militantë që i janë bashkuar radhëve të ISIS.

Ndaj dhe lideri i Shtetit Islamik Al-Baghdadi meriton të jetë në këtë listë. Është pikërisht ai përgjegjësi i parë i sulmeve kundër shteteve të mëdha si Tunizia dhe Franca. Natyrshëm në listë nuk mund të mungonin lider botëror si kancelarja gjermane Angela Merkel e përzgjedhur si protagoniste e ngjarjeve të rëndësishme të këtij viti si kriza e refugjatëve por edhe për përballimin e krizës ekonomike në eurozonë.

Në garë për të qënë njeriu i vitit 2015 është edhe Vladimir Putin. Presidenti rus sipas Time arriti të sfidojë sanksionet e Perëndimit ndaj aktivitetit ushtarak të Rusisë në Ukrainë, ndërsa u shndërrua në një aktor kyc në luftën kundër ISIS. Në listë është edhe Donald Trump, kandidati republikan për president i SHBA-ve që sipas revistës është përzgjedhur për shkak të retorikës së tij populiste që pavarësisht se është kritikuar shumë, e kanë favorizuar në garën për Shtëpinë e Bardhë. Madje Trump ka edhe meritën e ngritjes së debatit mbi të ardhmen e partisë republikane në SHBA.

Në mes të 8 finalistëve është edhe Hassan Rouhani, presidenti i Iranit, i cili tentoi të nxjerrë vendin e tij nga izolimi ndërkombëtar e të kapërcejë paralizën ekonomike duke arritur një marrëveshje me Perëndimin sa i përket programit bërthamor të Republikës Islamike. Aktivistët e "Black Lives Matter" janë gjithashtu finalistët e Time për këtë vit. Ata janë autorët e dhjetra protestave kundër padrejtësive të kryera ndaj komunitetit afro-amerikan, vecanërisht nga forcat e rendit, nëse kemi parasysh vrasjet e bujshme të shtetasve me ngjyrë nga policia amerikane.

Finaliste është edhe Caitlyn Jenner dikur ish kampioni olimpik Brus Jenner, e bërë e njohur si gruaja transgender duke u shndërruar në një pikë referimi për të drejtat e komunitetit LGBT në SHBA. Në garë është edhe Travis Kalanick drejtori ekzekutiv i Uber Technologies, që furnizon një shërbim transporti automobilistik përmes një aplikacioni. Kompania ka arritur një vlerësim prej 70 miliard USD. Ata janë 8, por njeriu i vitit 2015 në revistën Time do të jetë vetëm njëri dhe fituesi do të shpallet të mërkurën.

Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Snajperisti goditi armën e atentatorit para se ai të qëllonte! Detaje të reja si i shpëtoi Donald Trump atentatit

Snajperisti goditi armën e atentatorit para se ai të qëllonte! Detaje të reja si i shpëtoi Donald Trump atentatit