Al Bano çon në gjyq shtetin e Ukrainës pasi i ndaluan hyrjen, kërkon dëmshpërblim në Strasburg

Al Bano çon në gjyq shtetin e Ukrainës pasi i ndaluan hyrjen, kërkon dëmshpërblim në Strasburg

Këngëtari  i njohur italian, Albano Carrisi apo siç njihet me emrin e artit Al Bano ka hedhur në gjyq shtetin e Ukrainës pasi u përfshi në listën e zezë të këtij shteti.

Al Bano-s iu ndalu hyrja në Ukrainë pasi ai u konsiderua si kërcënim për sigurinë kombëtare. Pas këtij veprimi nga Ukraina këngëtari ka vendosur që çështjen ta çojë në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasbourg.

Me anë të avokatit të tij, Cristiano Magaletti, këngëtari kërkon që ministri i Punëve të jashtme të Ukrainës ta heqë nga lista e zezë si dhe të dëmshpërblehet për veprimin e marrë ndaj tij. Shumën që do të marrë Al Bano dëshiron që ta dhurojë për bamirësi.

Në një deklaratë avokati, Magaletti ka dekalruar se lajmi nuk duhet të lihet të kalohet lehtë.

"Ne nuk do të ndalemi: do të shkojmë në Strasburg, sepse kjo mund të bëhet një precedent i rrezikshëm. Al Bano është qytetar i botës dhe mik i të gjithëve, ai duhet të jetë i lirë të shkojë në Ukrainë. Ata kanë sulmuar padrejtësisht simbolin e këngës italiane ", thotë Cristiano Magaletti.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Policia sposton protestuesit nga Bashkia e Tiranës! Nis qarkullimi i mjeteve

Policia sposton protestuesit nga Bashkia e Tiranës! Nis qarkullimi i mjeteve