Al Jazeera: Tre gazetarë të vrarë në Gaza, 180 në një vit! IRNA: 5 të vdekur nga sulmi i Izraelit në Iran

Al Jazeera: Tre gazetarë të vrarë në Gaza, 180 në një vit! IRNA: 5 të vdekur nga sulmi i Izraelit në Iran

Pamje nga situata në Gaza

Pamje nga situata në Gaza

Tre gazetarë ishin gjithashtu në mesin e tetë personave të vrarë sot (27 tetor), në një sulm ajror izraelit në një shkollë në kampin e refugjatëve Shati, në perëndim të qytetit të Gazës.

Kjo u raportua nga Al Jazeera në internet, duke cituar emrat e tre reporterëve: Hamza Abu Selmeyeh, Saed Redwan dhe Haneen Baroud dhe duke specifikuar se numri i përgjithshëm i reporterëve të vrarë në Gaza që nga 7 tetori i vitit të kaluar, rritet në 180, sipas të njëjtit rrjet mediatik.

Një civil iranian, i cili u plagos gjatë sulmeve izraelite në qendrat ushtarake iraniane në orët e para të së shtunës (26 Tetor), vdiq sot si pasojë e plagëve të marra, sipas një raporti nga agjencia IRNA.

Irani kishte njoftuar se katër ushtarë ishin vrarë gjatë sulmeve dhe me këtë viktimë të re, numri i të vdekurve u rrit në pesë.

Teherani ka premtuar kundërpërgjigje, kurse Tel Avivi u shpreh se me sulmin e kryer u vendos në vend drejtësia për raketat e lëshuara prej Iranit në fillim të muajit.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Kamioni përplaset me një stacion autobusi pranë Tel Aviv, 1 i vdekur e dhjetra të plagosur! Media: Shoferi u vra nga civilët e armatosur! Dyshohet për sulm terrorist


A.Q/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    PD proteston duke bllokuar rrugët kryesore në vend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Skandali tek Onkologjiku, sot në SPAK mjekja Alketa Pere

Skandali tek Onkologjiku, sot në SPAK mjekja Alketa Pere