Sulmuesi i Juventusit, Dusan Vlahovic ka refuzuar një ofertë nga Al Nassr në Arabinë Saudite. Serbi i cili sot mbush 25 vjeç ia ka bërë të qartë arabëve se nuk ka ndërmend të largohet nga Torino në këtë afat kalimtar të merkatos.
Paçka formës jo të mirë dhe minutave gjithnjë e më të pakta nga Thiago Motta, Vlahovic nuk pranon të largohet, ndërsa oferta e Al Nassr duhet të ketë qenë me interes edhe për Juventusin.
As formimi i dyshes së sulmit me Cristiano Ronaldon nuk e ka bindur Vlahovic që të "mbyllë" kaq shpejt karrierën dhe të kalojë në një kampionat larg Evropës. Nga ana ekonomike Vlahovic nuk është keq, pasi "Zonja e Vjetër" e paguan 12 milionë euro në sezon, duke qenë lojtari më i shtrenjtë në ekip dhe në Serie A.