Alarm i OKB: Një në 10 vajza në
botë dhunohet seksualisht

Alarm i OKB: Një në 10 vajza në<br />botë dhunohet seksualisht
120 milionë vajza ose ndryshe një në 10 vajza në botë deri në moshën 20 vjeçare është përdhunuar apo është sulmuar, raporton OKB-ja. Agjencia e fëmijëve Unicef ​​gjithashtu thotë se 95,000 fëmijë dhe adoleshentë, shumica prej tyre në Amerikën Latine dhe Karaibe u vranë vetëm në vitin 2012. 

Ajo vë në dukje se fëmijët nga gjithë bota janë të ekspozuar në mënyrë të përsëritshme ndaj dhunës, duke përfshirë edhe ngacmimet.
 
Dokumenti i paraqitur nga OKB-ja bazohet në të dhënat e 190 vende të ndryshme të botës.

Djemtë janë gjithashtu pjesë e raportuar e dhunës seksuale, por në një masë më të vogël se sa vajzat. Forma më e zakonshme e dhunës seksuale për të dy gjinitë është viktimizimi.

Në raport shkruhet se 95.000 fëmijë dhe adoleshentë janë vrarë në vitin 2012.

Pak më shumë se një në tre studentë të moshës 13-15 vjeçare kanë patur përvojë të ngacmimit të rregullt në shkollë.

Gjashtë nga 10 fëmijët e moshës ndërmjet dy dhe 14 vjeç dënohen fizikisht nga kujdestarët. Një në tre vajza, të moshës 15 dhe 19 vjeçare kanë qenë viktima të dhunës emocionale, fizike ose seksuale të kryer nga burrat apo partnerët e tyre, shkruhet në raportin e OKB-së.
 
Dhuna nga partnerët duket se është më e përhapur në vendet si Republika Demokratike e Kongos, Uganda, Tanzani dhe Zimbabve.
 
Nga vendet e anketuara, gati gjysma e të gjitha vajzave të moshës 15-19 vjeçare besonin se një burrë ishte i justifikuar për ta goditur gruan e tij në rrethana të caktuara.

Redaksia Online
(m.z/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024