Përdoruesit e platformës TikTok kanë ngritur humorin në një nivel tjetër, ata kanë arritur të transmetojnë një alarm të rremë të “BBC News” në televizionet e në shtëpitë e tyre dhe më pas duke filmuar reagimet e prindërve të tyre. Ditët e fundit është bërë virale një video e një nënë britanike e cila shpërthen në të qara kur dëgjon lajmin.
Djali mashtron të ëmën duke e bërë të besojë se Mbretëria e Bashkuar është nën sulm bërthamor.
I riu e kishte menduar gjithçka në detaje, madje televizori ndërprenë programin duke dhënë një lajm shumë të rëndësishëm, bëhet fjalë për një paralajmërim të një shpërthimi të fuqishëm. Shaun Perrett që ka mbi 250 mijë ndjekës në TikTok, filmon të ëmën Tracey Stebbing e cila me frikë të madhe dëgjon paralajmërimin ku qytetarët urdhërohen të qëndrojnë brenda shtëpive të tyre. Të gjitha linjat telefonike janë shkëputur përkohësisht thuhej në njoftim dhe të gjitha autostradat dhe aeroportet janë mbyllur për përdorim ushtarak.
Një video e veçantë me aktorin Mark Ryes, u prodhua për një kompani irlandeze në 2016. Në vitin 2018, BBC u detyrua të lëshojë një deklaratë duke u thënë njerëzve se klipi ishte i rremë.