Alarm! Mushkonja që shkakton
virusin "Zika" ndodhet në Mesdhe

Alarm! Mushkonja që shkakton<br />virusin
Virusi Zika nuk është i përhapur vetëm në kontinentin Amerikan, por ai po kërcënon edhe Europën Jugore.

Në shtetet evropiane si Greqia, Spanja Franca, Portugalia dhe Italia është zbuluar mushkonja që mbart këtë virus, raportojnë mediat britanike.
 
Organizata Botërore e Shëndetit thotë se i gjithë shkaku i përhapjes së këtij virusi është shkaktuar nga mushkonja egjiptiane Aedes albopictus, e cila mund të hap shumë shpejt virusin edhe në vende të cilat nuk janë prekur nga kjo sëmundje.

Të shqetësuara për përhapjen e këtij virusi janë edhe agjencitë e udhëtimeve , të cilat ndihen të kërcënuara dhe interesohen për identifikimin e vendeve ku është përhapur ky virus.
 
Sipas Qendrës së Kontrollit dhe Parandalimit të sëmundjeve në Evropë vende të tjera ku është përhapur kjo mushkonjë janë , Kroacia, Zvicra dhe Slovenia.

Deri më tani vendi më i prekur nga virusi Zika është Brazili, me 4000 të infektuar.


Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )
 

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Të ardhurat nga doganat për korrikun 25 milionë euro më shumë se vjet, rritet konsumi produkteve të akcizës

Të ardhurat nga doganat për korrikun 25 milionë euro më shumë se vjet, rritet konsumi produkteve të akcizës